03/12/2025
Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS
Në kuadër të kësaj dite, Shërbimi Psikosocial i shkollës ka zhvilluar një orë sensibilizuese me nxënësit, duke theksuar rëndësinë e informimit të saktë, parandalimit dhe mbështetjes pa paragjykime.
Qëllimi ynë është të ndërtojmë një komunitet të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm, ku secili nxënës ndjehet i informuar dhe i sigurt.
🤝 Informimi shpëton jetë.
💡 Edukimi na bën më të fortë.
18/11/2025
SHPS dhe OS gjatë muajit Tetor zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues kundër trafikimit të fëmijëve, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër këtij fenomeni.
Përmes lojërave edukative dhe diskutimeve të thjeshta, fëmijët mësuan për sigurinë, kufijtë personalë dhe rëndësinë e mbrojtjes.
Një shkollë që informon është një shkollë që mbron.
04/09/2025
Të nderuar prindër,
Në mbështetje të Udhëzimit nr 23 Datë 01.09.2025 për përcaktimin e rregullave dhe masave për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve të ndërlidhura me të në mjediset e institucioneve arsimore parauniversitare ku objekti I këtij udhëzimi është përcaktimi i rregullave për ndalimin, përjashtimet, përgjegjësitë dhe masat në lidhje me përdorimin e telefonit celular ju bëjmë me dije disa rregulla të përcaktuara si më poshtë:
1. Ndalimi rrepstësisht i telefonave celular dhe pajisjeve të ndërlidhura në të nga nxënësit gjatë procesit mësimor.
2. Prindi që ushtron përgjegjësinë prindërore duhet të bashkëpunojë në këtë vendim të ligjëruar duke u angazhuar që nxënësi të mos marrë me vete celularin dhe ta përdori atë gjatë qëndrimit në shkollë.
3. Orari i mësimit : Nxënësit janë të detyruar të paraqiten në shkollë në orën 08:00 çdo ditë.
4. Pushimi i gjatë :Nxënësit nuk lejohen të dalin jashtë oborrit të shkollës si edhe kangjellave të shkollës gjatë pushimit të gjatë.
5. Ushqimi :Secili nxënës duhet të sjellë ushqimin e vet nga shtëpia. Blerja jashtë ambienteve të shkollës nuk lejohet.
6. Siguria : Në bashkëpunim me oficerin e sigurisë, garantohen masa për mbrojtjen e fëmijëve brenda territorit shkollor.
7. Shërbimi psikosocial : Psikologu dhe punonjësi social janë të pranishëm për:
• Mbështetje emocionale dhe sociale për nxënësit
• Bashkëpunim me prindërit për zgjidhjen e vështirësive
• Promovimin e një klime të shëndetshme shkollore
8. Bashkëpunimi me prindërit :Prindërit ftohen të bashkëpunojnë ngushtë me shkollën për respektimin e rregullave dhe mbështetjen e fëmijëve.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe suksese në këtë vit akademik shkollor për fëmijët tuaj.
Diola Malasi (Psikologe)
Antoneta Musollari (Punonjëse sociale)
Gentian Skuqi ( Oficer Sigurie)