Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan

Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan

Share

Biblioteka “Qemal Baholli” është bibliotekë publike në qytetin e Elbasanit.

Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 31/10/2024

Një ndër takimet më interesante të muajit tetor ishte ai i promovimit të vëllimit të dytë me poezi “Dashuria bekohet në Elbasan”, të autorit dhe mikut të bibliotekës, z. Fatmir Terziu. Nuk është hera e parë që salla mbushet plot me autorë elbasanas, gazetarë, studiues dhe padagogë, por këtë herë të gjithë ishin miq apo kishin kujtime me Fatmirin, pasi ai jo vetëm që ka jetuar dhe punuar në Elbasan, por akoma edhe sot mban lidhje të ngushta me këtë qytet. Këtë gjë e tregon dhe titulli i këtij vëllimi si dhe përmbajtja e poezive në të cilat autori sjell vende dhe personazhe konkretë me të cilët ai ka bashkëjetuar dhe bashkëpunuar apo janë emblema të këtij qyteti. Në fund, autori dhuroi disa kopje për fondin e bibliotekës të cilat i shtohen atyre të dhuruara një vit më parë. I urojmë suksese të mëtejshme dhe krijimtari të begatë!




Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 30/10/2024

Në kuadër të muajit të letërsisë, nxënësit e klasës së X-A TIK nga Shkolla Profesionale Elbasan, zhvilluan një vizitë në bibliotekën tonë. Ata u njohën me historikun e bibliotekës, fondin e saj, me risitë në fushën e digjitimit dhe skedës elektronike si dhe me gjithë magjinë që të ofron shtëpia e librit. Gjithashtu në shenjë simbolike nxënësit dhuruan nga një libër për pasurimin e fondit të bibliotekës. Përgëzime mësueses Matilda Qosja e cila pasionin e saj për librin dhe letërsinë ia transmeton nxënësve të saj.





Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 30/10/2024

Vizitë në bibliotekë

Nxënësit e klasës së IV-t të shkollës Luigj Gurakuqi, të shtyrë nga kurioziteti dhe dëshira për të parë e mësuar gjëra të reja, vizituan bibliotekën tonë, në kuadër të aktiviteteve të muajit tetor. Ndonëse të vegjël, ata panë nga afër librat më të vjetër, fondet e bibliotekës dhe shfaqën interes për t’u anëtarësuar në bibliotekë, duke e konsideruar atë si vendin ku merret dije dhe njohuri. Falënderojmë mësuesen Besa Vila e cila kultivon te nxënësit e saj vlera dhe kulturë.




Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 17/10/2024

Tetori muaji i letërsisë, muaji i librit.
-Libri për ekuilibrin njerëzor-
📚"Në botën e magjishme të librave, bibliotekat janë portat që i hapin fëmijëve mendjet dhe zemrat e tyre për aventurat e pafundme të dijes."

📌Në bibliotekën e fëmijëve, patëm kënaqësine të kishim të ftuar autoren e letërsisë për fëmijë, znj. Natasha Shuteriqi Poroçani, në një bashkëbisedim me nxënës të shkollës "Fadil Gurmani" shoqëruar nga mësueset Arbana Hallva dhe Liljana Bare.
📖Biseda me nxënësit ishte shumë e ngrohtë. Ajo u lexoi pjesë të shkëputura nga libri si dhe disa vjersha.👧🧒🏻 Nxënësit shprehën mendimet dhe ëndrrat e tyre, duke bërë pyetje dhe duke shuar kureshtjen me përgjigjet e autores.



15/10/2024

90 vjet Biblioteka Publike Qemal Baholli!




11/10/2024

Në 11 tetor - Dotë Botërore të Vajzave

Kur jeta të na largojë dhe kur të mos kem mundësi të kujdesem më për ty, mos harro kurrë fjalët që të kam thënë;

Nëse të pëlqen ta veshësh një këmishë, vishe dhe nëse të pëlqen të veshësh një fund, vishe.

Nëse do t'i presësh flokët, priti dhe nëse do të bësh tualet, bëje.

Nëse të pëlqen një këngë, dëgjoje dhe nëse të pëlqen ta kërcesh këngën, kërceje.

Mos lejo kurrë dikë që të vijë e të të thotë si ta jetosh jetën.

Nëse do të mundesha, do të të jepja veç tri
gjëra.

1. Forcën për të dashur dhe për të vlerësuar veten.
2. Forcën për të ndjekur ëndrrat.
3. Forcën për të kuptuar se për të qenë e lumtur të duhet veçse miratimi i vetes sate.

Nuk dua të më ngjash fare.
Nuk je vazhdimësia ime. Nuk je shtojca ime, je shumë më shumë.
Je unike dhe e mrekullueshme.

Nuk do të jesh çka unë nuk munda të jem, as nuk do të shtyj drejt shtigjeve që do kisha dashur t'i përshkoja.

Ji gjithçka që do të jesh, për sa kohë je e lumtur:
s**t akullore,
iluzione,
bli re,
ndiq jetën dhe mos i ndiq të tjerët.
Mos beso çfarë të thonë dhe bëji gjërat vetëm nëse të bëjnë të lumtur.

Ji timon, kurrë spirancë.
Ji det, kurrë stuhi.

Web

09/10/2024

🗓 10 tetor
🕚 11.00
📍 Në sallën e bibliotekës

Bisedë me nxënës të gjimnazeve rreth krijmtarisë së Lasgus**t. Jeni të mirëpritur.

Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 08/10/2024

Festivali Ndërkombëtar Teatror i cili tashmë është kthyer në traditë në jetën kulturore të qytetit, erdhi në sallën e bibliotekës me një shfaqje interesante nga Teatri La Reenchanterie Antibes, Francë. Regjizorja dhe aktorja e talentuar Erica Letailleur solli në një monolog artistik pjesën me titull “Aventurat e mrekullueshme z. Kaçar”. Në lojën e saj elegante, Erica, rrëfeu jetën e Aishes, që nga fëmijëria, edukimi, frikërat e saj, amësia, problematikat dhe komplekset e jetës së saj zhgënjyese në një botë që e detyron të heqë dorë nga ëndrrat e saj duke e bërë pjesë të padukshme të turmës. Rrëfimi i saj i drejtohet kujtdo, kurdo dhe kudo ku vajzat me ëndrra si Aishja bien pre e klisheve dhe e fatkeqësive, të cilat mbyten në ritmin e mosegzistencës së tyre dhe humbin ftohtësisht pas gjerbjes së një filxhani çaji në ballkonin e tyre i cili më shumë duket sikur i ndan sesa e bashkon me botën jashtë.




Photos from Biblioteka publike "Qemal Baholli" Elbasan's post 07/10/2024

Këndi i dhuratave

Falënderojmë autorin, studiuesin, gjuhëtarin, filologun z. Mustafa Ibrahimi për dhuratën e çmuar që i bëri bibliotekës, duke dhuruar një pjesë të botimeve të tij kërkimore e shkencore në lëmë të folklorit, gjuhës shqipe, historisë dhe dialekteve të saj, socilinguistikës, etj. I urojmë suksese të mëtejshme dhe krijimtari të begatë!




01/10/2024

Muaji tetor është caktuar edhe këtë vit nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit si muaji i librit, me logon “Libri për ekuilibrin njerëzor”. Biblioteka jonë i bashkohet kësaj nisme me aktivitete letrare të cilat do të jenë të shtrira përgjatë gjithë muajit tetor. Ftojmë të gjithë miqtë dhe dashamirësit e librit të na bashkohen.

10/09/2024

Ekspozitë
"Shën Tereza në libra e pulla"

🗓 12 shtator
🕑 10.00 - 14.00
📍Në sallën e bibliotekës

Studiuesi Hysen Dizdari sjell në një ekspozitë interesante koleksionin e tij personal me foto, pulla dhe libra për Shenjtoren Terezë. Ju mirëpresim.






09/09/2024

Suksese nxënësve dhe mësuesve në këtë vit të ri shkollor! Një urim i veçantë është për fëmijët të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës! Biblioteka Publike Qemal Baholli do të jetë shoqëruesja juaj në rrugën e gjatë të dijes dhe të të lexuarit. Suksese!



Want your school to be the top-listed School/college in Elbasan?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Rruga 11 Nentori
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 19:00
Tuesday 08:00 - 19:00
Wednesday 08:00 - 19:00
Thursday 08:00 - 19:00
Friday 08:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 01:00