Rahma School

Rahma School "Rahma School faqa zyrtare"

Fjala poetike në "Rahma School", ElbasanTjetër veprimtari me karakter masiv në shkollën "Rahma School". Këtë herë, edhe ...
06/11/2023

Fjala poetike në "Rahma School", Elbasan

Tjetër veprimtari me karakter masiv në shkollën "Rahma School". Këtë herë, edhe në kuadër të muajit të letërsisë e arteve, është zhvilluar konkursi i fjalës poetike. Janë përfshirë në këtë veprimtari nxënës të klasave 6-të gjer në të 9-të, të cilët, gjatë interpretimeve kanë nxitur shpirtin krijues e atë të konkurrencës. Në konkurs janë paraqitur poezi të autorëve vendas dhe të huaj. Nxënësit kanë marrë çertifikata pjesëmarrjeje dhe vlerësimi. Fituese e këtij konkursi është shpallur nxënësja e klasës së VII b, Neili Skora me poezinë, "Në mundsh". Veprimtaria është përgatitur nga mësueset e gjuhës shqipe të kësaj shkolle.

Poeti, Aleksandër Çipa, në “Rahma School”“Letërsia, si ushqim i përhershëm shpirtëror, edukues e formues për të rinjtë”,...
30/10/2023

Poeti, Aleksandër Çipa, në “Rahma School”

“Letërsia, si ushqim i përhershëm shpirtëror, edukues e formues për të rinjtë”, - ky ka qenë lejtmotivi i një bisede me dy klasat e maturës në shkollën Jo-Publike, “Rahma School”, zhvilluar në sallën e konferencave të kësaj shkolle. Z. Aleksandër Çipa, përpos detyrës, kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, analist e opinionist, ka preferuar të flasë si poet me dy klasat e 12-ta të kësaj shkolle. Në takim, përveç të rinjëve, drejtuesëve të shkollës e mësuesëve, ka nderuar me pjesëmarrjen e tij edhe Presidenti i shkollës, z. Kastriot Duka. Pas prezantimit të shkrutër, që iu bë z.Çipa, rreth karrierës së tij 30 vjeçare në media të rëndësishme të vendit e më gjërë, biseda ka rrjedhur natyrshëm rreth temës së përcaktuar. Lektori, Çipa, ka folur për rolin e pazëvendësueshëm të gjinisë së letërsisë dhe zhvillimet e saj në epoka të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Ai ka cekur edhe autoçensurën e brezit të tij dhe më tej, në lëvrimin dhe studimin e letërsisë, diktuar nga çensuara e rreptë e sistemit komunist. Madje, lektori ka nënvizuar edhe persekutimet e shumë autorëve shqiptar nga ky regjim, si dhe ndalimit të studimit të shumë autorëve të huaj. Ai do jepte mesazhin e studimit të thellë të letërsisë për brezin e ri, si një ushqim i përhershëm shpirtëror, edukues e formues, pasi një angazhim i tillë, do tu hapte atyre horizonte të reja për jetën. Të rinjtë maturantë kanë ndjekur me shumë vëmendje këtë bisedë, si dhe kanë bërë pyetje e diskutime rreth temës së përcaktuar. Pra, maturantët, janë trajtuar si objekt dhe subjekt i kësaj bisede të zgjeruar. Z. Çipa ka marrë respektin dhe vlerësimin e të gjithë të pranishmëve dhe nga fondi i krijimeve të tij në tre breza, (i Ati, vetë ai dhe i biri), ka dhuruar për bibliotekën e shkollës një set me vëllime poetike.

Zyrtarë te Ambasadës turke në Tiranë, vizitë në “Rahma School”Shkollla Jo-Publike “Rahma School” në qytetin e Elbasanit,...
25/10/2023

Zyrtarë te Ambasadës turke në Tiranë, vizitë në “Rahma School”

Shkollla Jo-Publike “Rahma School” në qytetin e Elbasanit, ka patur mirësinë të presë si mysafir zyrtarë të lartë të Ambasadës turke në Tiranë. Dr. Adem Gerlegiz, Këshilltar për Çështjet Fetare dhe z. Metin Bulut, Këshilltar i Arsimit dhe Edukimit, pranë kësaj ambasade, janë gjendur paraditen e djeshme në mjediset e këaj shkolle. Vizita e tyre ka nisur fillimisht në selinë e drejtorisë së kësaj shkolle, ku janë pritur nga Presidenti, dr. Kastriot Duka dhe drejtues të shkollës. Zyrtarët e kësaj Ambasade kanë qenë të interesuar për strukturën arsimore dhe trajtimin e kategorive sociale të fëmijve e nxënësve që vijojnë në këtë shkollë përgjatë këtij viti mësimor. Presidenti i shkollës, dr. Duka, i ka njohur me politikën sociale, që ndiqet për këtë kategori, si dhe për dimensionet humane, që ndjek shkolla për trajtimin e tyre. Nga ana e drejtorisë së shkollës iu është bërë e ditur se struktura arsimor e këtushme është e njësuar me strutkurën shtetrore dhe se stafi pedagogjik ishte i përzgjedhur duke harmonizuar tre breza mësimdhënësish me përvoje. U është bërë një historik i shkurtër i punës së sukseshme 11 vjeçare të kësaj shkolle, si dhe është folur për kushtet akomoduese dhe komoditetin e transportit në qytet e rrethinat e tij. Më pas, miqtë turq, kanë bërë vizita nëpër disa klasa mësimore, ku kanë bashkëbiseduar me mësues e nxënës. Gjatë bisedimeve dëpalëshë janë bërë dhe propozime reciproke, që do të mund të konkretizohen në një kohë të përshtatshme, për të forcuar më tepër marrëdhëniet bashkëpunuese.

Falenderim për repartin e urgjencës së ElbasanitKa mjaftuar vetem një telefonatë, që të përgjigjet në kohë rekord ekipi ...
12/10/2023

Falenderim për repartin e urgjencës së Elbasanit
Ka mjaftuar vetem një telefonatë, që të përgjigjet në kohë rekord ekipi i Urgjencës së Elbasanit. Dhe vetëm tre minuta, për të mbërritur në vendin e kërkuar. Një vajzë e vitit të tretë në shkollën Jo-Publike ‘’Rahma School’’, është shfaqur me shqetësime serioze për shëndetin e saj. I është dhënë ndihma e parë në shkollë dhe më pas është shoqëruar me shpejtësi me ambulancën e qytetiit. Sipas informacioneve nga ky repart , vajza ka marrë ndihmën e specializuar nga mjekët dhe gjendet shëndoshë e mirë. Me këtë rast , drejtoria e shkollës dhe stafi pedaogjik , përcjellin falenderimit për Repartin e urgjencës dhe ekipin e sjellë në këtë shkollë, duke ju uruar suksese në punën e tyre të vështirë, por tepër humane. Nxënëses sonë i urojmë shëndet të plotë dhe mos paçim më raste të tilla në këtë shkollë.
Respekt dhe vlerësim për bluzat e bardha!

10/10/2023

Në Ditën Botërore të Mësuesit

Bashkëbisedime të ngrohta mes mësuesëve dhe nxënësve në shkollën jo-publike, ‘’Rahma Scool’’. Nxënësit kanë kujtuar me nostalgji mësuesin e klasës së parë, sikurse kanë folur me respekt e dashuri për mësuesit e tanishëm. Për ta, mësuesi konsiderohej edhe si një prind i dytë, që i mësonte dhe edukonte për tu bërë të shkolluar dhe me kulturë dhe në një të ardhme të ishin të përgatitur për sfidat e jetës. Mësuesit kanë kujtuar së fëmijët shqiptar kishin edhe një festë tjetër të mësuesit, atë të 7 Marsit.

"Rahma School faqa zyrtare"

‘’Rahma  School‘‘ vijon me mbledhjet e prindërve                         Dy mbledhje prindërish dhe dy probleme…Në tre p...
02/10/2023

‘’Rahma School‘‘ vijon me mbledhjet e prindërve

Dy mbledhje prindërish dhe dy probleme…

Në tre profilet e mësimdhënies dhe edukimit, ’’Rahma School‘‘ vazhdon bashkëbisedimet prindër-mësues. Takimi i parë është zhvilluar me tre grupet e prindërve të kopështit. E njëjta gjë ka vijuar me arsimin nëntëvjçar dhe atë të mesëm. Në sallën e konferencave të kësaj shkolle, me pjesëmarrjen e të gjithë prindërve dhe mësuesëve, është zhvilluar edhe takimi i fundit, të premten e fundit të muajit shtator të këtij viti. Nëndrejtoresha e kësaj shkolle, Elida Çabej, ka informuar për masat e marra nga ana e drejtorisë së shkollës në bashkëpunim me mësuesit, rreth forcimit të disiplinës dhe procesit mësimor-edukativ. Ajo ka vënë theksin tek rritja e cilësisë së mësimdhënies dhe përdorimi i metodave bashkëkohore. Po ashtu theksi është vënë edhe tek prefeksionimi i mire i dy gjuhëve të huaja, që zhvillohen në këtë shkollë, anglisht dhe gjermanisht. Prindërit kanë vlerësuar punën e stafit pedagogjik dhe kanë sugjeruar që fëmijët e tyre të vlerësohen në bazë të meritës dhe jo të njohjeve apo arsyeve të tjera. Ata kanë kërkuar nga ana e shkollë që të konsolidohet transporti i fëmijve dhe nxënësve, duke rritur komoditetin në mjete dhe zbatimin e orarit të marrjes dhe përcjelljes së nxënësve. Nga drejtuesit e shkollës është shpjeguar se trasporti këtë vit i është besuar kompanive të liçensuara dhe se në shkollë është rritur kujdesi për fëmijët nga ana e oficerit të sigurisë dhe vetë stafit mësimor. Po ashtu këto vit mësimor, kjo shkollë ofron shërbimin mjeksor ambulant nga një infermiere e diplomuar dhe ai psikologjik. Mbledhja e radhës është lënë muajin e pare të vitit pasardhës.

29/09/2023

Address

Lagja Visarion Xhuvani
Elbasan
3001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+355695532567

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rahma School posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Rahma School:

Shortcuts

Share

Category