📚🌟 Suksese maturantëve në provimin e parë të Maturës Shtetërore! 🌟📚Nesër ,maturantët tanë do të përballen me provimin e parë, atë të Gjuhës së Huaj, një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt përfundimit të arsimit të mesëm.
Ju urojmë të gjithëve qetësi, vetëbesim dhe rezultate sa më të mira!Besoni te përgatitja juaj, lexoni me kujdes dhe jepni më të mirën nga vetja.
Shkolla jonë është krenare për përkushtimin dhe punën tuaj ndër vite!Ju urojmë suksese në këtë dhe në çdo sfidë që ju pret!
🍀 Suksese, maturantë! E ardhmja ju pret! 🎓✨
Ahmet Dakli Faqja Zyrtare
Kjo është faqja zyrtare e gjimnazit "Ahmet Dakli" dhe këtu mund të gjeni çdo informacion rreth tij.
28/05/2026
JOM ESD
Më datë 28.05.2026, në gjimnazin “Ahmet Dakli” u zhvillua një orë me temë “Sfida jonë e brendshme”, në kuadër të parimit “Mendo”.
Gjatë kësaj veprimtarie, nxënësit u nxitën të reflektojnë mbi mendimet, emocionet dhe vendimet e tyre të përditshme. U diskutua mbi rëndësinë e vetëdijes, kontrollit të emocioneve dhe fuqisë së mendimit pozitiv në përballimin e sfidave personale.
Nxënësit ndanë mendime dhe përvoja, duke theksuar se si mënyra e të menduarit ndikon drejtpërdrejt në sjellje dhe në marrëdhëniet me të tjerët.
Ky aktivitet kishte si qëllim zhvillimin e mendimit kritik dhe vetë-reflektimit, si dhe nxitjen e një qëndrimi më të ndërgjegjshëm dhe të balancuar ndaj jetës dhe sfidave që ajo sjell.
19/05/2026
JOM ESD
Më datë 18.05.2026, në gjimnazin “Ahmet Dakli” u zhvillua ora me temë “Dëgjimi aktiv apo i detyrueshëm”, në kuadër të parimit “Trego”.
Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me rëndësinë e dëgjimit aktiv si një mënyrë efektive për të kuptuar më mirë të tjerët dhe për të ndërtuar komunikim të shëndetshëm. U diskutua edhe ndryshimi midis dëgjimit të detyrueshëm dhe atij të ndërgjegjshëm, duke theksuar rolin e empatisë dhe vëmendjes.
Nëpërmjet këtij aktiviteti, u synua zhvillimi i aftësive komunikuese dhe krijimi i një ambienti më të hapur dhe bashkëpunues në shkollë.
14/05/2026
Ora e pikturës me temë “Piktura me akuarel” nė gjimnazin ‘Ahmet Dakli’u zhvillua me qëllim njohjen e nxënësve me teknikën e akuarelit dhe përdorimin e ngjyrave ujore. Gjatë orës, nxënësit mësuan si të përziejnë ngjyrat, të krijojnë efekte drite dhe hijesh, si dhe të realizojnë një pikturë të thjeshtë me peizazh ose natyrë të qetë. Në fund, punimet u diskutuan dhe u vlerësua kreativiteti dhe përdorimi i teknikës së akuarelit.
13/05/2026
Vazhdon Java Olimpike në gjimnazin “Ahmet Dakli”.
Aktivitetet u zhvilluan me shumë energji nga nxënësit, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe plot entuziazëm në ambientet e shkollës.
🏃♀️🏀🏃♂️⚽🤾♀️🤾
Kjo ditë u karakterizua nga bashkëpunimi, respekti dhe gara e ndershme, duke forcuar edhe më shumë frymën sportive dhe motivimin mes të gjithë pjesëmarrësve.
12/05/2026
Vazhdon Java Olimpike në gjimnazin “Ahmet Dakli”.
U zhvilluan ndeshje futbolli dhe basketbolli midis djemve dhe vajzave të klasave të 10-ta dhe 11-ta, ku nxënësit morën pjesë me shumë energji dhe entuziazëm.
Aktivitetet u karakterizuan nga një frymë e fortë bashkëpunimi, respekti dhe gare të ndershme, duke krijuar një atmosferë pozitive dhe motivuese për të gjithë pjesëmarrësit.
12/05/2026
JOM ESD
Më datë 11.05.2026, në gjimnazin “Ahmet Dakli” u zhvillua ora me temë “Parimi ‘Reago’: Rëndësia e reagimit në situata vetëmbrojtjeje”. Gjatë kësaj ore, nxënësit u njohën me rëndësinë e reagimit të shpejtë, të qartë dhe të sigurt përballë situatave të rrezikshme.
U theksua se një reagim në momentin e duhur mund të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe të rrisë ndjeshëm sigurinë personale. Nxënësit ndanë mendime, përvoja dhe shembuj konkretë, duke propozuar mënyra praktike si kërkimi i ndihmës, përdorimi i zërit për të tërhequr vëmendjen dhe zbatimi i disa teknikave bazë të vetëmbrojtjes.
Gjithashtu, u nënvizua se çdo përvojë apo histori e ndarë gjatë orës përfaqëson një histori suksesi, pasi kontribuon në ndërgjegjësim, forcimin e vetëbesimit dhe përgatitjen për të reaguar në mënyrë të duhur.
Nëpërmjet këtyre diskutimeve dhe aktiviteteve, synohet krijimi i një ambienti më të sigurt dhe më mbështetës për të gjithë, duke mësuar si të mbrojmë veten dhe të tjerët.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Elbasan
3001
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 15:00 |
| Tuesday | 08:00 - 15:00 |
| Wednesday | 08:00 - 15:00 |
| Thursday | 08:00 - 15:00 |
| Friday | 08:00 - 15:00 |
28/05/2026