Shkolla 9-Vjeçare "Vasil Ziu"

Shkolla 9-Vjeçare "Vasil Ziu" Shkolla 9-vjeçare "Vasil Ziu" ndodhet ne qytetin e Durrësit,përgjatë rrugës Aleksandër Goga. Ka nje staf prej 23 mësuesish të kualifikuar.

14/09/2026

Një vit i ri shkollor nis sot… me buzëqeshje, emocione, miqësi të reja dhe shumë ëndrra për t’u realizuar!
Dyert e shkollës “Vasil Ziu” hapen sërish për të mirëpritur nxënësit tanë, me energji të re dhe dëshirën për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ecur çdo ditë një hap më përpara.
Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, dashuri, respekt dhe momente të bukura që do të mbeten gjatë në kujtesën e secilit prej nesh.
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor!
Mirë se erdhët në shtëpinë tonë të dijes!

13/09/2026
04/06/2026

Nën drejtimin e mësueses Merita Bardhi, nxënësit e klasave VII-A dhe VII-B zhvilluan projektin me temë “Studimi i Universit”.
Përmes kërkimeve, prezantimeve dhe punimeve krijuese, nxënësit eksploruan botën magjepsëse të universit, duke mësuar më shumë për planetët, yjet, galaktikat dhe dukuritë e ndryshme astronomike. Ky projekt u shndërrua në një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar njohuritë shkencore, për të zhvilluar aftësitë kërkimore dhe për të nxitur kureshtjen ndaj mistereve të hapësirës.
Nxënësit treguan përkushtim, bashkëpunim dhe kreativitet, duke realizuar punime interesante dhe prezantime të pasura me informacion. Aktivitete të tilla kontribuojnë në formimin e mendimit shkencor dhe në zhvillimin e dashurisë për dijen.

Lënda: Gjuhë ShqipeMësuesja: Lindita PërfundiTema: Gatimet tradicionale të krahinave të ndryshme, element i rëndësishëm ...
04/06/2026

Lënda: Gjuhë Shqipe
Mësuesja: Lindita Përfundi
Tema: Gatimet tradicionale të krahinave të ndryshme, element i rëndësishëm i kulturës sonë
Në këtë orë mësimore, nxënësit u njohën me gatimet tradicionale të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, duke zbuluar vlerat kulturore dhe historike që ato përcjellin. Përmes prezantimeve dhe diskutimeve, ata kuptuan se traditat kulinare janë pjesë e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar dhe duhen ruajtur e përcjellë brez pas brezi.

Me zemra plot gëzim dhe sy që shkëlqenin nga emocionet, nxënësit tanë festuan sot një nga momentet më të bukura të fëmij...
03/06/2026

Me zemra plot gëzim dhe sy që shkëlqenin nga emocionet, nxënësit tanë festuan sot një nga momentet më të bukura të fëmijërisë – Festën e Abetares.
Një rrugëtim i bukur sapo ka nisur, aty ku çdo shkronjë hap një derë drejt dijes, ëndrrave dhe së ardhmes.
Urime të gjithë vogëlushëve tanë për këtë hap kaq të rëndësishëm!

02/06/2026

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në ambientet e shkollës u zhvillua një aktivitet festiv me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve. Aktiviteti u organizua me qëllim krijimin e një atmosfere të gëzueshme, argëtuese dhe edukative për fëmijët.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan lojëra të ndryshme, konkurse argëtuese, këngë, valle dhe aktivitete sportive, ku nxënësit shfaqën talentin, kreativitetin dhe energjinë e tyre pozitive. Atmosfera festive u shoqërua me muzikë, dekorime shumëngjyrëshe dhe buzëqeshje që mbushën oborrin e shkollës.

Kjo ditë e veçantë solli momente të bukura gëzimi dhe bashkëpunimi mes nxënësve, duke e kthyer shkollën në një vend plot ngjyra, hare dhe kujtime të paharrueshme.

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

28/05/2026
Një takim mbresëlënës dhe plot emocion me shkrimtaren Sonila Strakosha dhe nxënësit e klubit të leximit të shkollës sone...
27/05/2026

Një takim mbresëlënës dhe plot emocion me shkrimtaren Sonila Strakosha dhe nxënësit e klubit të leximit të shkollës sone.
Në qendër të diskutimit ishte libri “Portret gjysheje”, një vepër që preku ndjenjat e nxënësve dhe solli reflektime të bukura mbi familjen, kujtimet dhe dashurinë njerëzore. Gjatë bisedës, secili ndau emocionet dhe përjetimet personale që libri kishte zgjuar tek ta, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe shumë domethënëse.
Shkrimtarja iu përgjigj me kënaqësi pyetjeve të nxënësve rreth personazheve, mesazheve të librit dhe frymëzimit për ta shkruar atë. Ajo ndau gjithashtu momente nga jeta e saj personale dhe rrugëtimi në botën e letërsisë, duke i motivuar nxënësit të lexojnë më shumë dhe të besojnë tek fuqia e fjalës së shkruar.
Ky takim ishte një përvojë e bukur kulturore dhe edukative, që forcoi lidhjen e nxënësve me librin dhe i inkurajoi ata të shprehin lirshëm mendimet dhe emocionet e tyre

Address

Durrësi
2001

Telephone

+35552222118

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-Vjeçare "Vasil Ziu" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share