Karriera UAMD

Karriera UAMD Faqe zyrtare e Sektorit të Karrierës dhe Alumnit, UAMD

Në këtë edicion të rubrikës sonë “Alumni UAMD”, sjellim historinë e suksesit të Elsa Rrustaj, një ish-studente e Fakulte...
31/01/2025

Në këtë edicion të rubrikës sonë “Alumni UAMD”, sjellim historinë e suksesit të Elsa Rrustaj, një ish-studente e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit, e cila ka ndërtuar një karrierë të spikatur në fushën e Shkencave Kompjuterike.

Gjatë studimeve të saj në UAMD, Elsa jo vetëm që u shqua për përkushtimin akademik dhe pasionin për teknologjinë, por edhe për rolin e saj aktiv në komunitetin studentor. Ajo ka qenë anëtare dhe kryetare e Këshillit Studentor, duke ndihmuar në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të studentëve.

Eksperiencat e fituara gjatë rrugëtimit të saj universitar kanë ndikuar në formimin e saj profesional, duke i dhënë mundësinë të përballet me sfida dhe të zhvillojë aftësi që e kanë ndihmuar në tregun e punës.

🔹 Inspirimi që sjell Elsa Rrustaj dëshmon për mundësitë që UAMD ofron për të rinjtë e talentuar dhe të angazhuar në rrugën drejt suksesit.

📍 Qëndroni me ne për të njohur më shumë histori frymëzuese nga alumni të shquar të UAMD-së!

📢 Kombet e Bashkuara hapin aplikimet për programin e bursës në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare. Një mundë...
27/01/2025

📢 Kombet e Bashkuara hapin aplikimet për programin e bursës në Akademinë e Hagës për të Drejtën Ndërkombëtare. Një mundësi unike, plotësisht e financuar, për të përfituar dije dhe përvojë në një nga qytetet më të rëndësishme ndërkombëtare!

📌 Detaje të rëndësishme
• Shteti pritës: Holandë 🇳🇱
• Vendndodhja: Haga
• Kohezgjatja: 3 javë
• Datat: 30 Qershor - 1 Gusht 2025
• Afati i fundit: 26 Shkurt 2025

👉 Për më shumë detaje, skanoni QR kodin ose kontaktoni [email protected]

💻 Java Internship me Lufthansa Industry Solutions ✈️Jeni të apasionuar pas zhvillimit të softuerit? Kjo është mundësia j...
24/01/2025

💻 Java Internship me Lufthansa Industry Solutions ✈️

Jeni të apasionuar pas zhvillimit të softuerit? Kjo është mundësia juaj për t’u bërë pjesë e një eksperience të jashtëzakonshme!

🎯 Detaje kryesore:
📍 Vendndodhja: Tiranë
💼 Niveli: Praktikë
👩‍💻 Pozicioni: Teknologjia e Informacionit (TI)
⏰ Koha e punës: Me kohë të pjesshme
📅 Afati i aplikimit: 26 Janar 2025

Në këtë praktikë Java Advanced dhe Web Frameworks, do të keni mundësinë të fitoni njohuri të thelluara dhe përvojë të çmuar në një mjedis profesional të klasit botëror.

👉 Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, skanoni kodin QR ose kontaktoni zyrën e karrierës.

Mos e humbisni këtë mundësi unike për t’u zhvilluar profesionalisht! 💪



Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit - UAMD

🎓 Rrënjët e suksesit- Rubrika e radhës e çdo të premte!Këtë herë ju sjellim historinë frymëzuese të Klevisa Shkurtit, nj...
24/01/2025

🎓 Rrënjët e suksesit- Rubrika e radhës e çdo të premte!

Këtë herë ju sjellim historinë frymëzuese të Klevisa Shkurtit, një nga alumni-t tanë të shkëlqyer. 👩‍🏫

💬 “Studimet në UAMD kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përmirësimin e aftësive të mia profesionale dhe në zgjerimin e mundësive për të avancuar në karrierë. Përvoja ime në UAMD ka qenë e jashtëzakonshme dhe më ka ndihmuar të ndërtoj një karrierë të qëndrueshme si mësuese e gjuhëve të huaja.”

Klevisa ka përfunduar studimet në degën “Mësuesi i Gjuhës Gjermane dhe Angleze” në UAMD dhe sot është një profesioniste e suksesshme, mësuese dhe sipërmarrëse. 🌍

🌟 Na ndiqni çdo të premte për të zbuluar histori të tjera suksesi nga Alumni UAMD.

📍Karriera & Alumni UAMD - https://search.app/5YnEAbjgFwzqAPjM8

Zyra e Karrierës dhe Alumni “UAMD” mirëpriti sot një grup studentësh nga Turqia në një vizitë studimore!Studentët u njoh...
23/01/2025

Zyra e Karrierës dhe Alumni “UAMD” mirëpriti sot një grup studentësh nga Turqia në një vizitë studimore!
Studentët u njohën me funksionet dhe shërbimet që ofron Zyra e Karrierës për studentët dhe të diplomuarit, duke u dhënë një panoramë të mundësive për zhvillimin e tyre profesional. Një eksperiencë inspiruese për të forcuar bashkëpunimin ndërkulturor dhe akademik.

Je student në fushën e gazetarisë dhe dëshiron të përmirësosh njohuritë e tua duke u bërë pjesë e një rrjeti global prof...
23/01/2025

Je student në fushën e gazetarisë dhe dëshiron të përmirësosh njohuritë e tua duke u bërë pjesë e një rrjeti global profesionistësh? Instituti Reuters për Studime të Gazetarisë ofron një mundësi unike për 30 bashkëpunëtorë nga e gjithë bota.

🌍 Shteti pritës: Mbretëria e Bashkuar
📍 Vendndodhja: Oxford
⏳ Kohëzgjatja: 3 deri në 6 muaj
💰 Përfitimet: Financuar plotësisht
📅 Afati i fundit: 13 shkurt 2025

Ky fellowship prestigjioz ofron mundësinë për të kryer kërkime të nivelit botëror mbi sfidat e industrisë, duke u angazhuar me profesionistë në Universitetin e famshëm të Oksfordit.

🔗 Për më shumë detaje, skano QR kodin ose kontakto [email protected]

🔹 Hapet thirrja për 8 pozicione internshipi në Kopenhagen, Danimarkë, në kuadër të strategjisë People for 2030.💼 Fushat ...
22/01/2025

🔹 Hapet thirrja për 8 pozicione internshipi në Kopenhagen, Danimarkë, në kuadër të strategjisë People for 2030.
💼 Fushat e kërkuara:
• Zhvillimi i Lidershipit
• Zhvillimi i Karrierës
• Menaxhim të dhënash
• Komunikim dhe më shumë!

⏳ Kohëzgjatja: 6 muaj
🌐 Gjuha e punës: Anglisht

💡 Kjo është mundësia juaj për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të kontribuar në zhvillimin global!

📲 Për më shumë informacion, skano QR-kodin ose kontakto [email protected]

🔬 Po kërkoni një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë tuaja në kërkim shkencor? INSАIT sjell programin Summer Undergr...
22/01/2025

🔬 Po kërkoni një mundësi unike për të zhvilluar aftësitë tuaja në kërkim shkencor? INSАIT sjell programin Summer Undergraduate Research Fellowship (SURF), ku studentë nga e gjithë bota mund të marrin pjesë në aktivitete kërkimore gjatë verës nën mentorimin e fakultetit në INSАIT.

⏳ Kohëzgjatja: 8-12 javë, e përshtatur për t’u ndjekur me fleksibilitet sipas projektit tuaj dhe mentorit.

📍 Mos e humb këtë mundësi për të thelluar njohuritë e tua dhe për të ndërtuar një karrierë të fortë akademike!

📲 Për më shumë informacion, skano QR-kodin.

🌍 Hapet Thirrja për Aplikime: Youth Impact Forum 2025📍 Stamboll, Turqi🗓 15-18 Maj 2025Ky forum ndërkombëtar është një mu...
20/01/2025

🌍 Hapet Thirrja për Aplikime: Youth Impact Forum 2025

📍 Stamboll, Turqi
🗓 15-18 Maj 2025

Ky forum ndërkombëtar është një mundësi e artë për të rinjtë që duan të jenë pjesë e një platforme globale për dialog dhe lidership.

🎯 Përfitimet për pjesëmarrësit:
✔ Financim i plotë
✔ Bileta e udhëtimit vajtje-ardhje
✔ Pjesëmarrje në konferencë
✔ Certifikatë ndërkombëtare
✔ Akomodim 4-yje

Kush mund të aplikojë?
✓ Studentë, të diplomuar, profesionistë të ndryshëm etj.;
✓ Të interesuarit nga mosha 18 deri 45 vjeç;
✓ Të interesuarit të gjithë nacionaliteteve;

Afati i aplikimeve është data 28 shkurt 2025.

📌 Për më shumë informacion, skanoni kodin ose vizitoni https://thecgdl.org/events/

Në datë 16 Janar 2025, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua një sesion këshillimi karriere...
20/01/2025

Në datë 16 Janar 2025, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u zhvillua një sesion këshillimi karriere me studentët e viteve I-III të programit të integruar “Drejtësi.”

Ky aktivitet u përqendrua në orientimin profesional të studentëve dhe aftësimin e tyre për tregun e punës.

Së bashku, ndërtojmë themele të forta për një karrierë të suksesshme!

🎓 Alumni UAMD – Rrënjët e Suksesit!Sot, ndjekim historinë frymëzuese të Elisabeta Kurtit, një alumni e Fakultetit të Shk...
17/01/2025

🎓 Alumni UAMD – Rrënjët e Suksesit!

Sot, ndjekim historinë frymëzuese të Elisabeta Kurtit, një alumni e Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

✅ Elisabeta është shembulli më i mirë se suksesi nuk ka kufij kur ke qëllime të qarta dhe besim në veten tënde!

Faleminderit, Elisabeta, që ndan historinë tënde me ne dhe që na motivon të synojmë më lart!

Merr pjesë në Global Essay Competition (GEC) 2025, një mundësi unike për të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen liderët e së a...
14/01/2025

Merr pjesë në Global Essay Competition (GEC) 2025, një mundësi unike për të rinjtë që ëndërrojnë të bëhen liderët e së ardhmes! 🇨🇭

🌍 Përfitimet:
✅ Një javë fantastike me të gjitha shpenzimet e mbuluara në Zvicër.
✅ Njohje ndërkombëtare si “Leaders of Tomorrow”.
✅ Mundësia për të fituar pjesë nga një fond çmimi prej 20,000 USD.

📲 Kliko në linkun www.uamd.edu.al ose skano kodin QR për më shumë informacion.

💭 Mos e humb këtë shans për të frymëzuar dhe ndikuar në botë!

Address

Durrësi
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Karriera UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share