Shkolla me Status të Veçantë "Benardina Qerraxhia"

Shkolla me Status të Veçantë "Benardina Qerraxhia" Shkollë e mesme e orientuar shumë sportesh: - DREJTIMET DHE PROFILET: Futboll, Atletikë, Lojra me dorë, Peshëngritje, Gjimnastikë

Shkollë e mesme e orientuar sportive 3 vjeçare
Degët (specialitetet): Futboll, Atletikë, Volejboll, Basketboll, Peshëngritje, Gjimnastikë.

📵 Më shumë përqendrim.       Më shumë komunikim.       Më shumë bashkëpunim.Në shkollën tonë, telefoni nuk duhet të jetë...
17/09/2026

📵 Më shumë përqendrim.
Më shumë komunikim.
Më shumë bashkëpunim.

Në shkollën tonë, telefoni nuk duhet të jetë pengesë për atë që ka më shumë rëndësi: mësimin, sportin, marrëdhëniet dhe zhvillimin personal. Le të respektojmë rregullat dhe të krijojmë së bashku një mjedis të qetë, të sigurt dhe të përqendruar te suksesi i çdo nxënësi.

Pa telefona gjatë mësimit kemi më shumë hapësirë për të mësuar, komunikuar dhe për t’u rritur!

Shkolla me status të veçantë sportiv “Benardina Qerraxhia”, Durrës

Drejtoria e shkollës

FUTBOLL⚽ Klasa 10-A Futboll në procesin mësimor-stërvitorNë fushë, çdo ushtrim është një hap përpara.Çdo pasim ndërton b...
17/09/2026

FUTBOLL

⚽ Klasa 10-A Futboll në procesin mësimor-stërvitor

Në fushë, çdo ushtrim është një hap përpara.
Çdo pasim ndërton bashkëpunimin, çdo vrapim forcon disiplinën dhe çdo përpjekje i afron nxënësit me njëri-tjetrin dhe objektivat e tyre. 💙⚽

Klasa 10-A Futboll vijon procesin mësimor-stërvitor me energji, përkushtim dhe frymë ekipi.

🎯 Disiplinë • Bashkëpunim • Përparim • Sukses

👨‍🏫 Prof. Trajner: Ilir Kastrati
📍 MSD – Shkolla me status të veçantë sportiv “Benardina Qerraxhia”, Durrës

Sporti dhe dija na bëjnë më të fortë!

Drejtore
ERIDA ZORBA

14/09/2026

🎓🏃‍♀️ Një vit i ri shkollor, një fillim i ri, një tjetër hap drejt ëndrrave!

Sot, oborri, klasat dhe korridoret e Shkollës me status të veçantë sportiv “Benardina Qerraxhia” Durrës u mbushën sërish me energjinë, buzëqeshjet dhe emocionet e nxënësve tanë. 💙🤍❤️

Urojmë që ky vit të sjellë dije, disiplinë, miqësi, rezultate dhe shumë fitore në sport, në mësime dhe mbi të gjitha në rrugëtimin tuaj si njerëz.

⚽🏀🏐🏃‍♀️🏋️‍♂️🤸‍♀️
Stërvituni me përkushtim. Mësoni me kuriozitet. Besoni te vetja. Mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja!

Le të jetë 2026–2027 një vit për t’u mbajtur mend!
Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë nxënësit, mësuesit, trajnerët dhe prindërit tanë! 🌟

Mirë se erdhët në një tjetër kapitull të rrugëtimit tonë!

DREJTORE
ERIDA ZORBA

Një vit i ri shkollor nuk nis vetëm me orarin dhe librat. Nis me marrëdhëniet që ndërtojmë mes nesh. 🤝Në shkollën tonë, ...
13/09/2026

Një vit i ri shkollor nuk nis vetëm me orarin dhe librat. Nis me marrëdhëniet që ndërtojmë mes nesh. 🤝

Në shkollën tonë, secili ka një rol të veçantë në krijimin e një mjedisi ku respekti, përgjegjësia, bashkëpunimi dhe përkushtimi bëhen pjesë e përditshmërisë.

⚽ Nxënësit – të mësojnë, të përpiqen, të respektojnë dhe të besojnë te vetja.
📚 Mësuesit dhe trajnerët – të udhëheqin, të mbështesin dhe të frymëzojnë.
❤️ Prindërit – të nxitin fëmijët e tyre, të mbështesin dhe të bashkëpunojnë me shkollën.

Sepse një nxënës rritet më mirë kur shkolla, familja dhe sporti ecin në të njëjtin drejtim.

Le ta bëjmë këtë vit një vit të punës së mirë, rezultateve, miqësisë dhe kujtimeve të bukura.

Mirë se vini në një vit të ri shkollor! 💙🤍❤️

Drejtore
ERIDA ZORBA

07/09/2026

E dëgjuat?
Sot është afati i fundit për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të. Nëse e keni lënë për ditën e fundit, APLIKONI tani!
Në E-Albania, online, për dy minuta!
Shpejt!
Saktë!
Bukur!
Zgjidh shkollën tonë, dhe ke siguruar për të ardhmen: shëndet, punësim, argëtim dhe mirëqenie!
Akoma je këtu duke lexuar?

NXITO! S’ka më kohë!

📢 NISE TANI STARTIN DREJT KAMPIONIT!Ke mbaruar klasën e 9‑të dhe ende nuk je regjistruar?Mos e humb këtë mundësi unike: ...
03/09/2026

📢 NISE TANI STARTIN DREJT KAMPIONIT!

Ke mbaruar klasën e 9‑të dhe ende nuk je regjistruar?
Mos e humb këtë mundësi unike: Shkolla me status të veçantë sportiv “Benardina Qerraxhia” – Durrës të pret!

Atletikë, futboll, volejboll, basketboll, gjimnastikë, peshëngritje ✅ zgjedhja është e jotja.

🗓️ Afati i fundit: 7 shtator 2026
💻 Regjistrimi vetëm në e‑Albania

Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një tradite që formon kampionë!

🎓 INFORMACION PËR ISH-NXËNËSIT – MATURA SHTETËRORE 2026Të dashur ish-nxënës,për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë...
02/09/2026

🎓 INFORMACION PËR ISH-NXËNËSIT – MATURA SHTETËRORE 2026

Të dashur ish-nxënës,
për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për studime të larta në universitete publike ose private, kujdesuni të respektoni afatin zyrtar të aplikimit me formularin A1Z për Maturën Shtetërore 2026.

📅 9 SHTATOR 2026
⏰ 08:00 – 16:00

⚠️ Mos e lini aplikimin për momentin e fundit. Verifikoni informacionin dhe ndiqni procedurat e përcaktuara për të vijuar më tej procesin e aplikimit për universitet.

🎓 E ardhmja juaj nis me një aplikim të saktë dhe në kohë!

Mbikëqyrëse MSH 2026
Alma Begaj

NË VËMENDJE!Të gjithë nxënësit e shkollës sonë, të cilët aktualisht filluan Programin dyjavor të Stërvitjes së Grupuar V...
31/08/2026

NË VËMENDJE!

Të gjithë nxënësit e shkollës sonë, të cilët aktualisht filluan Programin dyjavor të Stërvitjes së Grupuar Verore, njoftohen të pajisen me tekstet sipas klasave të prezantuara në Katalogun e përzgjedhur për vitin 2026-2027.
Katalogu përmban:
Titullin e librit
Shtëpinë botuese
Autorësinë
Çmimin

Kujdes! Brenda dy javëve, deri më 14 shtator, dita kur fillon mësimi, të gjithë nxënësit sipas klasave, të jenë pajisur me tekstet përkatëse dhe mjetet e duhura për fillimin e mbarë të procesit mësimor!

Një Trup i shëndetshëm - në Mendje të shëndetshme🏆🥇
Përballon sfidat, pengesat dhe fiton ndeshjet!

28/08/2026

✅ Vijojnë regjistrimet për klasën e 10-të

📍përmes platformës E-Albania

📆 deri më 7 shtator

____________

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE 11 dhe 12-tëNë datën 31 gusht starton Stërvitja e Grupuar Dy Javore Verore, sipas planit ...
26/08/2026

NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASAVE 11 dhe 12-të

Në datën 31 gusht starton Stërvitja e Grupuar Dy Javore Verore, sipas planit mësimor të shkollave sportive, për vitin shkollor 2026-2027.
Çdi ditë, nga e hëna në të shtunë, gjithsej 72 orë mësimore/stërvitore, paraqitja në shkollë në orën 8:30 nga ku do bëhet nisja për destinacionin përkatës sipas grupeve/disiplinave/specialiteteve, shoqëruar dhe mbikëqyrur nga mësuesi specialist.
Pjesëmarrja aktive është e detyrueshme, pasi është lëndë e veçantë (notë e veçantë në diplomë/dëftesë) dhe mospjesëmarrja ju bën automatikisht mbetës në atë lëndë (e cila shlyhet vjeshtën që vjen).

Duke ju uruar Suksese!
Për Vitin e Ri shkollor 2026-2027,
DREJTORIA E SHKOLLËS

Address

Mujo Ulqinaku
Durrësi
2001

Opening Hours

Monday 07:15 - 20:30
Tuesday 07:15 - 20:30
Wednesday 07:15 - 20:30
Thursday 07:15 - 20:30
Friday 07:15 - 20:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla me Status të Veçantë "Benardina Qerraxhia" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla me Status të Veçantë "Benardina Qerraxhia":

Share

Category