Shkolla Nënë Tereza

Shkolla Nënë Tereza Shkolla 9-vjecare "Nene Tereza", Durrës

🌸 Një tjetër vit, një tjetër fillim…Nga Shërbimi Psiko-Social, ju urojmë nxënësve tanë një vit të mbushur me besim, guxi...
15/09/2026

🌸 Një tjetër vit, një tjetër fillim…

Nga Shërbimi Psiko-Social, ju urojmë nxënësve tanë një vit të mbushur me besim, guxim, buzëqeshje dhe shumë ëndrra për t’u realizuar.
Ne do të jemi pranë jush, për t’ju dëgjuar, mbështetur dhe për të ndarë bashkë çdo hap të këtij rrugëtimi. 💙

Gëzuar vitin e ri shkollor! 📚✨

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!
13/09/2026

Suksese dhe një vit të mbarë shkollor për të gjithë!

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor të mbushur me suksese!
12/09/2026

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor të mbushur me suksese!

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësues.Shpërndarja e  teksteve shkollore  po  realizohet me përkujdesje maksimale të të g...
11/09/2026

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësues.
Shpërndarja e teksteve shkollore po realizohet me përkujdesje maksimale të të gjithë stafit mësimor . Falënderojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar gjatë këtij procesi.
Me përfundimin e përgatitjeve, ju urojmë të gjithëve një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! 🎓📖
Suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027! 🌟

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësues.Shpërndarja  teksteve shkollore  po  realizohet me përkujdesje maksimale të të gji...
11/09/2026

Të nderuar nxënës, prindër dhe mësues.
Shpërndarja teksteve shkollore po realizohet me përkujdesje maksimale të të gjithë stafit mësimor . Falënderojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e shkollës për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar gjatë këtij procesi.
Me përfundimin e përgatitjeve, ju urojmë të gjithëve një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! 🎓📖
Suksese në vitin e ri shkollor 2026–2027! 🌟

💙 Prindër të dashur…Pas një vere të gjatë plot liri, lojë dhe zgjime të vona,fëmija juaj po kthehet në një botë të re — ...
10/09/2026

💙 Prindër të dashur…
Pas një vere të gjatë plot liri, lojë dhe zgjime të vona,
fëmija juaj po kthehet në një botë të re — me orare, detyra dhe përgjegjësi.
Ndonjëherë do të jetë i lodhur.
Ndonjëherë do të jetë nervoz.
Ndonjëherë do të thotë thjesht: “Nuk dua të shkoj…”
Dhe pikërisht në ato momente, ajo që i duhet më shumë nuk është presioni… por prania juaj e qetë,
fjalët tuaja të ngrohta dhe besimi juaj i pafund.
Ndihmojeni të kthehet gradualisht.
Ndihmojeni të ndihet i sigurt.
Ndihmojeni të kuptojë se shkolla nuk është një vend ku duhet të frikësohet…por një vend ku mund të rritet, të mësojë dhe të ndihet i dashur.
Sepse çdo fëmijë ka nevojë për ritëm, siguri dhe mbështetje —jo për presion. “Një fillim i qetë sot
krijon një vit shkollor më të sigurt nesër.”
Me shumë dashuri, Shërbimi Psiko-Social 🏫 Shkolla 9-Vjeçare “Nënë Tereza”

🌿 5 SHTATOR – DITA E SHËN TEREZËS 🌿Sot, me dashuri, respekt dhe krenari, kujtojmë Nënë Terezën, bijën e kombit shqiptar,...
05/09/2026

🌿 5 SHTATOR – DITA E SHËN TEREZËS 🌿

Sot, me dashuri, respekt dhe krenari, kujtojmë Nënë Terezën, bijën e kombit shqiptar, gruan që me përulësi, dashuri dhe përkushtim u bë simbol i mirësisë, paqes dhe humanizmit në mbarë botën.

Mesazhi i saj vijon të jetojë edhe sot, duke na kujtuar se madhështia e njeriut nuk matet me atë që zotëron, por me të mirën që zgjedh të bëjë për të tjerët.

Në këtë ditë të veçantë, një mirënjohje e përzemërt shkon për nxënësit tanë, të cilët me talentin, përkushtimin dhe dashurinë e tyre sollën emocione e mesazhe të bukura.

Mirënjohje për mësuesit, për punën dhe përkushtimin e tyre, si dhe për të gjithë ata që kontribuuan që kjo ditë të kthehej në një përjetim të bukur kulturor, edukativ dhe shpirtëror.

✨ “Le të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.” ✨

❤️ Dashuria, mirësia dhe humanizmi le të jenë gjithmonë pjesë e edukimit dhe jetës sonë! ❤️

20/08/2026
📚 Kalendari i vitit shkollor 2026–2027, me datat kryesore që do të shoqërojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë vit...
17/08/2026

📚 Kalendari i vitit shkollor 2026–2027, me datat kryesore që do të shoqërojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit gjatë vitit shkollor🗓️
Suksese!

15/06/2026

“Një brez largohet, një tjetër nis rrugëtimin”

Address

Lagja 6, Rruga Shoqëria Bashkimi
Durrës
TIRANA

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Nënë Tereza posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category