Qendra “Drita e Dijes”

Qendra “Drita e Dijes”

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra “Drita e Dijes”, Education, Durrës.

Photos from Qendra “Drita e Dijes”'s post 06/04/2026

Ndërveprimi minimal me njerëzit sjell mirëqenie, paqe, rehati, siguri, bekime dhe më pak mëkate..

19/03/2026

🌙 Gëzuar Fitër Bajramin! 🌙

Shoqata “Drita e Dijes” ju uron:
💫 Që çdo lutje e heshtur të pranohet
💫 Që çdo lodhje të shpërblehet
💫 Që çdo zemër të gjejë lehtësim

Le të jetë kjo festë një rikujtim se pas çdo sakrifice vjen drita, dhe pas çdo vështirësie – lehtësimi.

✨ Allahu ju ruajt dhe ju begatoftë gjithmonë! ✨

Me respekt,
Shoqata “Drita e Dijes”

Photos from Qendra “Drita e Dijes”'s post 13/03/2026

🌙 Iftar i mbushur me dritë dhe mirësi

Mbrëmë, Shoqata Edukative “Drita e Dijes” pati kënaqësinë të ndajë një iftar të ngrohtë në shoqërinë e motrave dhe familjeve tona. Rreth një tryeze të përbashkët u bashkuan buzëqeshje, biseda të mira dhe falenderim ndaj Allahut për begatitë e Tij.

Ramazani na kujton se bukuria më e madhe është bashkimi, dashuria dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

Allahu e pranoftë agjërimin, lutjet dhe çdo vepër të mirë nga të gjithë ne. 🤲✨

18/02/2026

Mirë se erdhe muaji i Ramazanit. 🌙

Një muaj që na rikthen te vetja, te heshtja që shëron, te lutja që forcon dhe te durimi që fisnikëron shpirtin.

Uroj që ky Ramazan të na gjejë me zemra të buta, me mendje të kthjellët dhe me hapa të sigurt drejt asaj që është e drejtë.
Le të jetë një muaj pastrimi, rregullimi dhe afrimi me Allahun – pa zhurmë, pa teprime, por me thellësi.

Qoftë një Ramazan i mbushur me mëshirë, falje dhe qetësi të brendshme.
Një Ramazan që na lartëson në moral, jo vetëm në agjërim.

Allahu na bëftë prej atyre që e jetojnë këtë muaj me dinjitet dhe e përfundojnë atë më të mirë se sa e nisën.

Ramazan të bekuar për ju dhe familjet tuaja. 🌙

17/02/2026

“O Allah, t’i lë në amanetin Tënd fëmijët e mi: fenë e tyre, besnikërinë e tyre dhe përfundimin e veprave të tyre.
O Allah, ruaji me ruajtjen Tënde dhe bëji në depozitat e Tua që nuk humbasin kurrë.
O Allah, hapu atyre hapjet e atyre që të njohin Ty, dhe jepu suksesin e njerëzve të mirë.”

“O Allah, bëje besimin të dashur për ta dhe zbukuroje atë në zemrat e tyre, dhe bëju të urryer mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen.

O Allah, caktoju shoqëri nga më të mirët, mësues nga më të mëshirshmit, dhe largo prej tyre çdo të keqe apo dëm.”

Photos from Qendra “Drita e Dijes”'s post 17/02/2026

Ajo tha ; Allahu ju shpërbleftë, vajzat e nënës, sepse më në fund do të kem mundësi të trajtohem në shtëpi me koncentrator oksigjeni.
Më keni lehtësuar jetën. Allahu jua lehtësoftë brengat dhe sikletet e juaja.🥹

Kështu e filloi nëna bisedën me ne…
Allahu e shpërbleftë çdo motër që u bë pjesë e kësaj nisme.
☝️🤲
Sot u prezantuam në banesën e tyre dhe e pamë gjendjen nga afër.
Shtëpia kishte nevojë për izolim, sepse depërtonte uji dhe lagështia kishte mbuluar çdo qoshe.🥹

Kryefamiljari kishte punuar gjithë jetën si mekanik, por tani ishte në pension. Megjithatë, shumë vite pune i kishin humbur, prandaj pensioni i tij ishte i ulët.
Me ndihmën e Zotit, Arjeta Klari Çumani do të merret me dokumentacionin për t’i mundësuar marrjen e pensionit të plotë dhe rikthimin e dinjitetit të tij.🥹

Sa shumë padrejtësi ka në këtë vend…🥹🥹

Përveç kësaj, familjes i duhen: lavatrice, frigorifer, dritare, derë, dollap dhe sobë.
Me ndihmën e Zotit do ta ndjekim këtë rast hap pas hapi, derisa ta zgjidhim plotësisht.

Në këtë shtëpi jetojnë edhe dy vajzat e tij me shumë fëmijë; më i vogli është vetëm 4 muajsh.
Prandaj ndërhyrja është emergjente.

Të gjitha bashkë ,ne mundemi!

Ju ftoj të bashkangjiteni në shoqatën Drita e Dijes në departamentin e saj “Sindikata e Mirësisë” në WhatsApp.
Të gjithë bashkë ne mundemi!

Allahu ju shpërbleftë, motra të nderuara.
Një falënderim i veçantë për dy farmacistet që na mundësuan aparatin me kosto më të ulët.
Allahu i shpërbleftë siç di Ai.

Ky është bereqeti i bashkimit.
Bereqeti i 3 eursh*t 🤲☝️

15/02/2026
08/02/2026

Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, e respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë!” (Kur’an)

Photos from Qendra “Drita e Dijes”'s post 06/02/2026

Xhuma të begatë!

Shoqata “Drita e Dijes”, nëpërmjet departamentit të saj “Sindikata e Mirësisë”, vazhdon veprat e së mirës. Falënderimi i takon Allahut, i Cili na mundësoi edhe sot, në një ditë me shi, që vajzat e sindikatës të shpërndajnë 10 pako ushqimore për familjet në nevojë.

Nga pak nga të gjithë bëhet shumë, inshaAllah.
Avash-avash 😍🫶
Ditën e hënë InshaAllah do mbyllet rasti që e nisëm para disa ditëve 🤲☝️

06/02/2026

"Nëse Islami nuk është duke të bërë ty të lumtur, atëherë ka diçka gabim me Islamin tënd."
- 𝗛𝗮𝗺𝘇𝗮 𝗬𝘂𝘀𝘂𝗳

Want your school to be the top-listed School/college in Durrës?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Website

Address


Durrës