Departamenti i Gjuhëve të Huaja FE UAMD

Departamenti i Gjuhëve të Huaja FE UAMD Departamenti i Gjuhëve të Huaja funksionon që prej vitit akademik 2006-2007 kur UAMD u themelua.

16/09/2026

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës fton stafin akademik, kërkuesit shkencorë, profesionistët dhe të interesuarit të aplikojnë për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare BELPMI 2027 – “Bridging Education: Language, Project Management and Innovation”, e cila do të zhvillohet më 23–24 shkurt 2027, në Nitra, Sllovaki.

🤝 Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UAMD, është bashkorganizator i kësaj konference ndërkombëtare, e cila synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi akademik në fushat e gjuhës, edukimit, menaxhimit të projekteve dhe inovacionit.

📄 Të interesuarit ftohen të njihen me Call for Papers, temat e konferencës dhe procedurat e aplikimit në faqen zyrtare të aktivitetit.

🔗 Informacioni i plotë: Conference 2027 – Katedra Romanistiky a Germanistiky

📅 23–24 Shkurt 2027
📍 Nitra, Sllovaki

Ndani idetë, kërkimin dhe eksperiencën tuaj në një platformë ndërkombëtare akademike.

10/09/2026
18/08/2026
30/06/2026

🎓 Ende po mendon ku do të vazhdosh studimet?

Nëse kërkon më shumë se një diplomë, atëherë UAMD është zgjedhja e duhur për ty! 💙

🌍 Mundësi ndërkombëtare përmes Erasmus+ dhe partneriteteve globale
📚 Programe studimi të përshtatura me tregun e punës
💡 Projekte, kërkim shkencor dhe inovacion
🤝 Një komunitet studentor aktiv dhe plot energji
🚀 Mundësi reale për të ndërtuar karrierën që ëndërron

📅 Nga 27 korrik deri më 1 gusht 2026, përzgjidh Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në portalin U-ALBANIA dhe nis rrugëtimin drejt së ardhmes tënde.

✨ Sot zgjedh universitetin. Nesër ndërton historinë tënde.

StudyInAlbania UniversitetiAleksandërMoisiuDurrës 🎓💙🚀

Një pjesë e stafit akademik të Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, po zhvillon n...
01/06/2026

Një pjesë e stafit akademik të Departamentit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, po zhvillon një mobilitet akademik në Universitetin Silesian në Opava, Republikën Çeke, në kuadër të programit Erasmus+, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Në kuadër të programit Erasmus+, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, FE, UAMD, mirëpriti në një vizitë akademike dhe mobili...
20/05/2026

Në kuadër të programit Erasmus+, Departamenti i Gjuhëve të Huaja, FE, UAMD, mirëpriti në një vizitë akademike dhe mobilitet mësimdhënie përfaqësueset e Budapest Metropolitan University, Hungari, Ms. Ágnes Berzy dhe Prof. Krisztina Bódis. Gjatë aktiviteteve me studentët dhe stafin akademik u trajtuan tema bashkëkohore mbi mësimdhënien e gjuhës angleze dhe perspektivat ndërkulturore në arsimin e lartë, duke forcuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të Erasmus+.

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UAMD, u zhvillua takimi i parë orientues me doktorantët dhe u...
18/05/2026

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UAMD, u zhvillua takimi i parë orientues me doktorantët dhe udhëheqësit shkencorë të Programit të ciklit të tretë të studimeve “Doktoratë me Diplomë të Dyfishtë në Didaktikë e Gjuhëve të Huaja”. Gjatë takimit u trajtuan aspektet kryesore akademike dhe organizative të programit, detyrimet dhe përgjegjësitë në procesin kërkimor-shkencor, si edhe etapat e para të punës akademike dhe kërkimore. Takimi shërbeu si një hap i rëndësishëm për orientimin profesional dhe akademik të doktorantëve, në funksion të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të programit të doktoratës me diplomë të dyfishtë.

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UAMD, u zhvillua një vizitë studimore një javore nga PhD Ivan...
12/05/2026

Në Departamentin e Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Edukimit, UAMD, u zhvillua një vizitë studimore një javore nga PhD Ivan Haringa dhe doktorantja Andrea Kóňová, nga UKF Nitra, Sllovaki.

Gjatë vizitës u realizuan takime me stafin akademik dhe studentët, me fokus në kërkimin shkencor, bashkëpunimin ndërkombëtar, ndërkombëtarizimin dhe programet me diplomë të dyfishtë.

Address

Rrruga "Miqësia", Spitallë
Durrës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Departamenti i Gjuhëve të Huaja FE UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share