19/09/2026
-Pa zë
Ka ditë që nuk të bëjnë të qash, por të fikin nga brenda; dukesh i pranishëm, por në të vërtetë je i munguar, sikur shpirti yt ecën i rënduar, duke kërkuar diçka që as vetë nuk e di se çfarë është.
Nuk ke asnjë fjalë që mund ta shpjegosh, e as ndonjë histori që ia vlen të tregohet. Sikur bart një dhimbje pa emër, me të cilën ecën, me të cilën bie të flesh dhe me të cilën zgjohesh si gjënë e parë që ndien. Të rraskapit kjo heshtje e brendshme, kjo mospërputhje ku nuk e di se çfarë ke, por e di mirë se nuk je mirë.
Këtu, emri i Allahut “Es-Semii’“ (Dëgjuesi) bëhet shpëtimtari yt!
Ai dëgjon atë që nuk e the, atë që nuk dite ta shpjegosh, atë që të zuri frymën e për të cilën heshte. Ai dëgjon ndjenjën, dëgjon rrahjen e zemrës dhe dëgjon fjalët e shpirtit që vetëfajësohet.
Sa herë që të kaplojë heshtja, kujto: zemra jote ka një zë — e Allahu nuk shpërfill asgjë — zëri yt i thyer, që ti e mendove të pafuqishëm, te Allahu është i dëgjuar, i ruajtur dhe i përgjigjur, pikërisht atëherë kur mendon se është zbehur.