14/09/2026
Silvia Carvalho,përfaqësuese e Coimbra Region Intermunicipal Community (Portugali),ndan përshtypjet e saj nga Takimi i 9-të i Partnerëve të projektit Tourism4SDG,zhvilluar në Zuid-Limburg.
Ajo vlerëson shkëmbimin e praktikave të mira mes partnerëve,duke veçuar Limburg Tourism Basketball Tour dhe rëndësinë e përdorimit të të dhënave në menaxhimin e turizmit.Silvia thekson se këto përvoja mund të shërbejnë si frymëzim për zhvillimin e një platforme rajonale të menaxhimit urban dhe se disa prej praktikave të mësuara gjatë takimit mund të përshtaten dhe transferohen në rajonin e saj.