Biblioteka UAMD

Biblioteka UAMD Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Biblioteka UAMD, Education, Rrruga "Miqësia", Spitallë, Durrës.

03/12/2025
Me rastin e Ditës së Alfabetit, Departamenti i Gjuhës shqipe organizoi në Bibliotekën UAMD, një leksion të hapur  me tem...
21/11/2025

Me rastin e Ditës së Alfabetit, Departamenti i Gjuhës shqipe organizoi në Bibliotekën UAMD, një leksion të hapur me temë: “Gëzuar 22 Nëntorin, festën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”. Aktiviteti u organizua nga Përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës shqipe Prof. as. dr. Edlira Abdurahmani, si dhe nën kujdesin e Zv. Rektores së Universitetit, Prof. as. dr. Suela Kastrati. Për mbajtjen e këtij leksioni, nderoi me ardhjen e tij një prej figurave më të shquara të gjuhësisë shqiptare, AKADEMIK EMERITUS, GJOVALIN SHKURTAJ.
Pas përkujtimit të Ditës së Alfabetit i cili u mbajt në Kongresin e Manastirit në datat 14-22 Nëntor 1908, fjala e tij vijoi me respektin ndaj emrit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” e më pas me respektin ndaj Dokumentit të parë të shqipes së shkruar “Mesharit” të Gjon Buzukut.
Gjuha jonë, pasuria dhe bukuria e saj e kanë burimin e vet në popull, - theksoi prof. Shkurtaj, duke nxjerrë në pah vlerën e dy kryedialekteve shqiptare të cilat janë sipas tij “si dy degët e një lisi”
Profesori dhe akademiku i nderuar shprehu shqetësimin për problemet e gjuhës shqipe në ditët tona. Gjuha shqipe, - theksoi ai, është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë, me saktësi e sa më bukur. Natyrisht edhe ta pasurojmë e ta vlerësojmë ashtu si të gjitha kombet e qytetëruara.
Akad. Shkurtaj theksoi gjithashtu se për ta realizuar këtë nuk mjafton të jesh gjuhëtar, specialist apo ekspert i gjuhës, por për një gjë të tillë rol kyc luan Shqiptaria.
Ai përcolli shqetësimin e tij tek studentët edhe për shqipen në diasporë, duke përmendur vështirësitë me të cilat përballen shqiptarët e diasporës, që sipas studiuesit janë aq të shumtë sa, “po t’u vendosej nga një qeleshe e bardhë shqiptarëve nëpër botë, do të zbardhej e gjithë bota”
Takimi mbyllet me respektin që shqiptarët duhet të tregojnë për gjuhën standarde si dhe me dashurinë për gjuhën shqipe, si simbol, identitet dhe krenari kombëtare.

Në kuadër të veprimtarive të zhvilluara nga biblioteka vijon trajnimi i radhës me studentët e vitit të parë të programit...
05/11/2025

Në kuadër të veprimtarive të zhvilluara nga biblioteka vijon trajnimi i radhës me studentët e vitit të parë të programit të studimit “Punë Sociale”, me temë “Aftësimi në informacion”.
Ky trajnim synon të ndihmojë studentët në formimin e aftësive bazë për kërkimin, përzgjedhjen dhe përdorimin efektiv të burimeve të informacionit akademik, duke i orientuar ata drejt një qasjeje kritike dhe të përgjegjshme në procesin e studimit dhe të kërkimit shkencor.

Gjatë seancës, studentët njihen me strukturën e bibliotekës universitare, me mënyrat e përdorimit të katalogut online, burimeve elektronike dhe literaturës shkencore, si dhe me teknikat e referimit sipas standardeve akademike.
Trajnimi zhvillohet në një formë interaktive, ku studentët kanë mundësi të aplikojnë në praktikë njohuritë e marra, përmes ushtrimeve dhe diskutimeve në grup.

Ky aktivitet është pjesë e një sërë trajnimesh që Biblioteka Universitare organizon me qëllim mbështetjen e studentëve në suksesin e tyre akademik dhe profesional.

Në ambientet e Bibliotekës u zhvillua një takim i shkurtër, por mjaft domethënës, me Dr. Sanford Shugart, President i Ko...
21/10/2025

Në ambientet e Bibliotekës u zhvillua një takim i shkurtër, por mjaft domethënës, me Dr. Sanford Shugart, President i Kolegjit “Valencia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe frymë bashkëpunimi, ku u shkëmbyen ide për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, rolin e bibliotekave universitare dhe mundësitë për bashkëpunime ndërinstitucionale.

09/06/2025

Në këtë periudhë provimesh, ju urojme nga zemra shumë suksese! Urojmë që çdo faqe e lexuar, çdo natë pa gjumë dhe çdo përpjekje e juaja të shpërblehet me rezultate të mira!
Biblioteka është gjithmonë vendi ku dijet marrin jetë – dhe ju jeni arsyeja pse ajo ka kuptim. 💙📚

Address

Rrruga "Miqësia", Spitallë
Durrës

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Biblioteka UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category