Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës

Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës Faqja Zyrtare e Universitetit "Aleksandër Moisiu" | Official account of Aleksandër Moisiu University of Durrës

𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 “𝐀𝐥𝐞𝐤𝐬𝐚𝐧𝐝ë𝐫 𝐌𝐨𝐢𝐬𝐢𝐮” (𝐔𝐀𝐌𝐃) çeli dyert për herë të parë në vitin akademik 2006-2007. Prej 15 vitesh në thelb të veprimtarisë së tij është 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐬ë 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐞𝐬 𝐛𝐚𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐞𝐭 𝐞 𝐬𝐡ë𝐫𝐛𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧.⁣
Falë punës plot 𝐩ë𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬𝐦ë𝐫𝐢 të drejtuesve dhe stafit, bashkëpunëtorëve e komunitetit, këto 15 vite UAMD ka njohur shumë 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐨𝐳𝐢𝐭𝐢𝐯𝐞 në mësimdhënie, mësimnxënie, shërbime, infrastrukturë, etj. ⁣⁣
Teksa “shoqëria e informacionit” përparon, UAMD kontribuon çdo ditë për krijimin e një 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐢 𝐭ë 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐨𝐫 në përpjekje për të edukuar profesionistë me mendësi ndryshe, që karakterizohen nga 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐚 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 dhe bëhen 𝐮𝐝𝐡ë𝐡𝐞𝐪ë𝐬 𝐭ë 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐭.⁣
𝐍𝐞 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐔𝐀𝐌𝐃 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐡𝐨𝐡𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐛𝐞𝐬𝐢𝐦 𝐤𝐚𝐡 𝐞 𝐚𝐫𝐝𝐡𝐦𝐣𝐚!

19/09/2026

FREEZE THE MOMENT. 🎓

Sepse disa sekonda meritojnë të zgjasin përgjithmonë.

30.09.2026 | GRADUATION 2026

Më datë 16–17 shtator, u mbajt 2nd DiBS Consortium Partner Coordination Meeting, pranë Universitetit Politeknik të Tiran...
19/09/2026

Më datë 16–17 shtator, u mbajt 2nd DiBS Consortium Partner Coordination Meeting, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Fokusi ynë kryesor:
🔹 Përgatitjet finale të UAMD-së për eventin e madh European Researchers’ Night (ERN 2026).
🔹 Planifikimi i vizitave shkencore në shkolla (Researchers at Schools) dhe manualeve për mësimdhënësit. UAMD mbetet e përkushtuar për të afruar shkencën dhe inovacionin pranë brezave të rinj! 🔬💡

18/09/2026

Ky trend ka vetëm një fund… 🎓

Diplomimin. 💙

Edhe pak ditë për të festuar fundin e një kapitulli dhe fillimin e gjithçkaje që vjen më pas.

30 Shtator 2026 | UAMD Graduation Ceremony
Class of 2026, this is your moment. ✨

📚 TOEIC L&R në UAMD!Një mundësi për të testuar dhe certifikuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze përmes TOEIC Listening &...
18/09/2026

📚 TOEIC L&R në UAMD!

Një mundësi për të testuar dhe certifikuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze përmes TOEIC Listening & Reading.

📅 7 Tetor
🕓 Ora 16:00
📍 Currila, Salla e Konferencave

Aplikimi kryhet online përmes QR Code në poster.

Investo në aftësitë e tua dhe shtoji CV-së një certifikim të njohur ndërkombëtarisht. 🌍✨

18/09/2026

Kind of CHIC to choose UAMD 💙🎓
Sepse zgjedhja e duhur… gjithmonë është in style. ✨

Zgjidh UAMD. Zgjidh të ardhmen tënde.

🔬✨ Shkenca del nga laboratorët dhe vjen mes nesh!Më 25 Shtator, ora 17:00, Sfinksi në Vollga shndërrohet në një hapësirë...
17/09/2026

🔬✨ Shkenca del nga laboratorët dhe vjen mes nesh!

Më 25 Shtator, ora 17:00, Sfinksi në Vollga shndërrohet në një hapësirë zbulimi, eksperimentesh, teknologjie, idesh dhe kurioziteti. 🌍💡

Në kuadër të Natës Evropiane të Kërkuesve Shkencorë – ERN, UAMD ju fton në:

“ATY KU SHKENCA TAKON NJERËZIT”

Një pasdite ndryshe, ku shkenca nuk do të jetë vetëm për t’u dëgjuar, por për t’u prekur, provuar, diskutuar dhe zbuluar nga afër. 🧪🚀

📍 Sfinksi, shëtitorja Vollga – Durrës
📅 25 Shtator 2026
🕔 17:00

Ju mirëpresim— sepse kur kurioziteti takohet me shkencën, fillon zbulimi. 💙

Shihemi te Sfinksi! 🔭✨

✨ Shkenca bëhet përvojë! 🔬Më 25 Shtator 2026, në kuadër të European Researchers’ Night, ju ftojmë të bëheni pjesë e një ...
17/09/2026

✨ Shkenca bëhet përvojë! 🔬

Më 25 Shtator 2026, në kuadër të European Researchers’ Night, ju ftojmë të bëheni pjesë e një dite të veçantë kushtuar shkencës, inovacionit, teknologjisë dhe zbulimit.

Ky është një aktivitet i hapur për të gjithë — jo vetëm për akademikët dhe kërkuesit, por për çdo të ri, student, fëmijë, familje apo qytetar që dëshiron të afrohet me botën e shkencës në një mënyrë interaktive dhe frymëzuese.

🧪 Eksperimente live
👩‍🔬 Takime me kërkuesit
💡 Ide novatore
🚀 Teknologji dhe kreativitet
🔍 Zbulime që frymëzojnë të ardhmen

📅 25 Shtator 2026, Godina nr. 1, Kampus, Spitallë
🔗 Programi i plotë: www.starseu.org

Hap derën e shkencës. Zbulo të ardhmen.

Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti sot Profesor David Satter, gazetar...
16/09/2026

Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, Prof. Dr. Shkëlqim Fortuzi, priti sot Profesor David Satter, gazetar, historian, autor dhe studiues amerikan, një prej njohësve më të spikatur ndërkombëtarisht të Rusisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Me një karrierë të gjatë në gazetari, kërkim dhe analizë, Profesor Satter ka bashkëpunuar me media prestigjioze ndërkombëtare si Financial Times, The Wall Street Journal dhe Radio Free Europe, si dhe ka zhvilluar veprimtari akademike dhe kërkimore në institucione të njohura ndërkombëtare.

Në kuadër të vizitës së tij në UAMD, Profesor Satter zhvilloi leksionin e hapur me temë “Rusi-Ukrainë: si lindi konflikti dhe ku po shkon?”, duke trajtuar rrënjët historike të përplasjes, zhvillimet gjeopolitike dhe sfidat që ky konflikt paraqet për rendin ndërkombëtar.

Në leksion morën pjesë studentë, staf akademik dhe të ftuar, të cilët, pas prezantimit të Profesor Satter, u përfshinë në një diskutim të hapur, duke drejtuar pyetje dhe ndarë komente mbi konfliktin Rusi–Ukrainë dhe zhvillimet më të gjera gjeopolitike.

Vizita dhe leksioni krijuan një hapësirë të vlefshme për diskutim akademik, reflektim dhe shkëmbim idesh mbi një prej çështjeve më të rëndësishme të aktualitetit ndërkombëtar.

Western Balkans Fund (WBF) ka hapur zyrtarisht thirrjen e 7-të të skemës MOVE Grant, e cila mbështet mobilitetin individ...
16/09/2026

Western Balkans Fund (WBF) ka hapur zyrtarisht thirrjen e 7-të të skemës MOVE Grant, e cila mbështet mobilitetin individual dhe zhvillimin personal e profesional në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Thirrja është e hapur për staf akademik, kërkues shkencorë, studentë, profesionistë, punonjës publikë, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, artistë, sportistë dhe individë të tjerë të interesuar.

Financimi: deri në 3,000 EUR për aplikant

Qëllimi: mbështetja e mobiliteteve afatshkurtra, bashkëpunimit rajonal, dialogut ndërkulturor dhe ngritjes së kapaciteteve.

Afati i aplikimit: 5 tetor 2026, ora 12:59 CET
Aplikimi online: WBF Online Grant Management System – WBFportal.org

Ftojmë studentët, stafin akademik dhe kërkuesit shkencorë të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës të njihen me këtë mundësi dhe të aplikojnë me ide mobiliteti që kontribuojnë në zhvillimin profesional dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD, ka hapur regjistrimet për studentët që dëshirojnë të studiojnë n...
16/09/2026

Departamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD, ka hapur regjistrimet për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Programin Formim i Vazhduar në Fushën “Psiko-Pedagogji” për vitin akademik 2026-2027.
Ky program ofrohet për të gjithë mësuesit, që janë në marrëdhënie pune në sistemin parauniversitar dhe nuk kanë mbaruar degë mësuesie. Gjithashtu ky program është i vlefshëm dhe për të gjithë të interesuarit, që duan të punojnë si mësues në sistemin parauniversitar dhe kanë mbaruar degë të tilla si: ekonomi, biokimi, muzikë, edukim fizik, inxhinieri, etj.
Programi është i miratuar nga MAS. Koha e studimit shrihet në një periudhë intensive tremujore. Studenti nga ky program fiton 35 kredite.
Dokumentat e kërkuara për regjistrim:
1. Formulari i aplikimit (formularin e gjeni pranë Departamentit të Pedagogjisë);
2. Fotokopje e kartës së identitetit;
3. Diplomë e kryerjes së studimeve (Bachelor, Master), shoqëruar me listë notash dhe supplement diplome të noterizuara
4. Diplomë e shkollës së mesme të noterizuar (e cikluar)
5. Dy fotografi personale

Për të gjithë të interesuarit aplikimi do të bëhet me dosje pranë Sekretarisë së Deparatmentit të Pedagogjisë, Fakultetit të Edukimit.
Orari 8:30 – 16:00 deri më 05.10.2026

Address

Lagjja 1, Rruga E Currilave
Durrës
2001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Universiteti "Aleksandër Moisiu" Durrës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share