14/09/2026
Dita e parë e shkollës erdhi me emocionet e saj të bukura: buzëqeshje, përqafime, pak ndrojtje dhe shumë ëndrra përpara.
Këtë vit, shkolla jonë mori një pamje edhe më të veçantë, me nxënësit tanë të veshur me uniformën e shkollës, që i bëri më të bukur e më të bashkuar në këtë ditë të veçantë.
Le të jetë ky fillimi i një udhëtimi të bukur, plot dije, miqësi, suksese dhe kujtime.
Urojmë një vit të mbarë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, me më shumë bashkëpunim, përkushtim dhe besim tek njëri-tjetri.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës