Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit - UAMD

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit - UAMD Faqe Zyrtare në Facebook e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit në Universitetin "Aleksandër Moisiu" Durrës DEPARTEMENTET:
1. Departamenti i Matematikës

Departamenti i Shkencave Kompjuterike
2. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit
3.

📢 Njoftim për studentët e FTI lidhur me rregjistrimin e lëndëve në sistem për semestrin e parë të vitit akademik 2026-20...
18/09/2026

📢 Njoftim për studentët e FTI lidhur me rregjistrimin e lëndëve në sistem për semestrin e parë të vitit akademik 2026-2027, dhe shlyerjen e detyrimeve financiare.

🔔 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR STUDENTËT! Në përfundim të vitit akademik,2025-2026, do të kryhet ç’regjistrimi i studentëve...
16/09/2026

🔔 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR STUDENTËT!

Në përfundim të vitit akademik,2025-2026, do të kryhet ç’regjistrimi i studentëve që kanë plotësuar dyfishin e kohës së studimeve (bazuar në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë”).
📌 Kategoritë e prekura:
🔹 Bachelor: regjistruar në 2020-2021
🔹 Programet 2-vjeçare: regjistruar në 2022-2023
🔹 Master Shkencor: regjistruar në 2022-2023
🔹 Master Profesional: regjistruar në 2024-2025

👉 Studentët e prekur duhet të paraqiten pranë sekretarisë mësimore deri më 23 Shtator 2026 për informacione të mëtejshme!

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në ...
16/09/2026

Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universitetit Mälardalen në Suedi (https://www.mdu.se/en/malardalen-university) dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës për periudhën 2024-2028, hapet thirrja për aplikime të studentëve në nivelin bachelor dhe master për Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit per Semestrin e dytë 2026-2027: 
Nivelet e mobilitetit për studentet:
•            Bachelor Viti  3 (kohëzgjatja 1 semestër)
•            Master (kohëzgjatja 1 semestër)
Numri i kuotave:
•      3 (tre) studentë.
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
          •      Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit.
Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës, Universitetin Mälardalen, Suedi.

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni:

https://uamd.edu.al/hapet-aplikimi-per-bursa-shkembimi-erasmus-international-credit-mobility-ne-universitetin-malardalen-suedi-per-studente-te-nivelit-te-pare-bachelor-viti-3-dhe-te-dyte-te-studimeve-master-per-fa/

14/09/2026
10/09/2026
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të z...
10/09/2026

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, në kuadër të programit Erasmus+ KA1, i ofron stafit akademik mundësinë për të zhvilluar një javë trajnim në Universitetin Petroleum-Gas, Ploiesti Rumani në javën ndërkombëtar Nëntor 2026. (Universitatea Petrol-Gaze Ploiești – UPG Ploiesti).
Mobiliteti konsiston në trajnim për stafin akademik në gjuhën angleze për një javë (5 ditë) në universitetin pritës.
Numri i kuotave:
·         2 (dy)
Fakultetet dhe fushat si më poshtë vijon:
·        Fakulteti i Biznesit (Administrim Biznes);
·        Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit (Shkenca kompjuterike & Teknologji Informacioni).

Afati i aplikimit: 16 Shtator 2026.

Në varësi të numrit dhe cilësisë së aplikimeve, fituesit do të shpallen në bashkëpunim me Universitetin pritës.

Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni:

https://uamd.edu.al/hapet-aplikimi-per-bursa-shkembimi-erasmus-international-credit-mobility-ne-universitetin-petroleum-gas-ploiesti-rumani-per-staf-akademik/

📢 Njoftim për studentët në prag diplomimi!
09/09/2026

📢 Njoftim për studentët në prag diplomimi!

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!🎓 Program 2-vjeçar Profesional: Specia...
07/09/2026

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!

🎓 Program 2-vjeçar Profesional: Specialist Pajisjesh Elektronike

Aftësim i shpejtë dhe praktik për një nga profesionet më teknike e me mundësi reale punësimi.

🔹 Elektronikë Analoge dhe Digjitale
🔹 Diagnostikim dhe Riparim Pajisjesh
🔹 Mirëmbajtje e Pajisjeve Industriale dhe Konsumi
🔹 Mikrokontrollues dhe Sisteme të Integruara
🔹 M***e Instrumentale dhe Testim Qarqesh
🔹 Standarde Teknike dhe Siguri në Punë

💡 Teknikë. Praktikë. Mundësi Reale. Mëso mirëmbajtjen, funksionimin dhe diagnostikimin në laboratorë bashkëkohorë.

🚀 Teknologjia funksionon në duart e tua! Zgjidh një profesion të sigurt dhe ndërto të ardhmen me praktikë.

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!🎓 Program 2-vjeçar Profesional: Aplika...
07/09/2026

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!

🎓 Program 2-vjeçar Profesional: Aplikacion Web dhe Dizenjim Grafik

Dy fusha me kërkesë të lartë në treg, në një program të vetëm praktiko-profesional.

🔹 Zhvillim Web Frontend dhe Backend
🔹 Dizajn Grafik dhe Identitet Vizual
🔹 UI/UX Design për Ueb dhe Mobile
🔹 Përpunim Multimedial dhe Imazhi
🔹 Ndërtim Uebsajtesh Interaktive
🔹 Projekte Praktike dhe Portofol Profesional

💡 Kod. Krijim. Ide. Zhvillo aplikacione web moderne dhe krijo dizajne që lënë gjurmë vizuale.

🚀 Ndërto portofolin tënd profesional në vetëm 2 vite! Zgjidh këtë program dhe futu direkt në tregun e punës.

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!🎓 Bachelor në Sisteme InformacioniUra ...
07/09/2026

📢 Njihuni me programet Bachelor dhe programet dyvjeçare profesionale që ofron FTI!

🎓 Bachelor në Sisteme Informacioni

Ura lidhëse mes teknologjisë së avancuar dhe botës reale të biznesit.

🔹 Menaxhim Strategjik i IT në Biznes
🔹 Analizë, Projektim dhe Optimizim Procesesh
🔹 Arkitekturë e Sistemeve të Informacionit
🔹 Analizë Biznesi dhe Vizualizim i të Dhënave
🔹 Transformim Digjital dhe Inovacion
🔹 Siguri dhe Menaxhim i Bazave të të Dhënave
💡 Të dhëna. Procese. Zgjidhje. Mëso të kthesh të dhënat në vendime inteligjente dhe të optimizosh sipërmarrjet moderne.

🚀 Shndërro informacionin në fuqi! Zgjidh Sistemet e Informacionit për një karrierë me perspektivë të gjerë.

# ITManagement

Address

Rruga Currilave
Durrës

Opening Hours

Monday 08:30 - 18:00
Tuesday 08:30 - 18:00
Wednesday 08:30 - 18:00
Thursday 08:30 - 18:00
Friday 08:30 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit - UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share