Shkolla E Mesme Jopublike Medreseja "H. Mustafa Varoshi" - Faqe Zyrtare

  • Home
  • Albania
  • Durrës
  • Shkolla E Mesme Jopublike Medreseja "H. Mustafa Varoshi" - Faqe Zyrtare

Shkolla E Mesme Jopublike Medreseja "H. Mustafa Varoshi" - Faqe Zyrtare Medreseja eshte themeluar ne vitin 1993 me mbeshtetjen financiare te shoqates "Miresia".

Një fillim i ri për Medresenë “Mustafa Varoshi” – Dega e DjemveSot, në ambientet e reja të Medresesë “Mustafa Varoshi” –...
15/09/2026

Një fillim i ri për Medresenë “Mustafa Varoshi” – Dega e Djemve

Sot, në ambientet e reja të Medresesë “Mustafa Varoshi” – Durrës, nisi viti i ri shkollor 2026–2027, duke shënuar një moment të veçantë: hapjen për herë të parë të Degës së Djemve, për ciklin e Arsimit të Mesëm të Ulët (AMU), klasat 6–9.

Në këtë ditë të veçantë ishin të pranishëm Myftiu i Durrësit, h. Eduard Shefkiu, Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, drejtuesit dhe stafi arsimor i Medresesë, nxënësit dhe familjarët e tyre.

Ceremonia u çel me leximin e disa ajeteve nga Kurani Famëlartë dhe me Himnin Kombëtar.

Në fjalët përshëndetëse u theksua rëndësia e këtij fillimi të ri dhe misioni i Medresesë për të ndërthurur dijen, besimin, edukimin dhe shkencën në formimin e brezave të rinj.

Myftiu i Durrësit uroi nxënësit për vitin e ri shkollor, duke i nxitur që dijen ta shoqërojnë gjithmonë me përkushtim, edukatë dhe përgjegjësi, ndërsa mësuesve u shprehu mirënjohjen për misionin e tyre të rëndësishëm në edukimin e brezit të ri.

Medreseja “Mustafa Varoshi” u uron mirëseardhjen të gjithë nxënësve dhe, në mënyrë të veçantë, djemve që këtë vit bëhen pjesë e një kapitulli të ri në historinë e saj.

Udhë të mbarë në rrugëtimin e dijes, besimit dhe edukimit!

Një tjetër kapitull nis sot… me fytyra të qeshura, miqësi të reja, ëndrra të mëdha dhe plot momente për t’u mbajtur mend...
14/09/2026

Një tjetër kapitull nis sot… me fytyra të qeshura, miqësi të reja, ëndrra të mëdha dhe plot momente për t’u mbajtur mend. 🤍

📚 Le të jetë ky një vit me dituri, besim, suksese dhe hapa të sigurt drejt së ardhmes! 🏫✨
Medreseja “Mustafa Varoshi” – Durrës
Dituri dhe Besim 🤍

RIHAPEN REGJISTRIMET NË E-ALBANIA!Nga 24 Gusht – 7 Shtator, regjistrimet janë të hapura për:DEGA E VAJZAVEKlasa e 10-tëD...
27/08/2026

RIHAPEN REGJISTRIMET NË E-ALBANIA!

Nga 24 Gusht – 7 Shtator, regjistrimet janë të hapura për:

DEGA E VAJZAVE
Klasa e 10-të

DEGA E DJEMVE
Klasat 6–10

Zgjidh Medresenë “Mustafa Varoshi” – Durrës, një shkollë me traditë në arsim dhe edukim, ku dituria dhe besimi ecin së bashku.

Për më shumë informacion: 068 577 6145

Medreseja “Mustafa Varoshi” – Durrës
Dituri dhe Besim!

Regjistrimet vazhdojnë!Medreseja “Mustafa Varoshi” – Dega e Djemve, Durrës, mirëpret nxënësit për vitin shkollor 2026–20...
11/08/2026

Regjistrimet vazhdojnë!

Medreseja “Mustafa Varoshi” – Dega e Djemve, Durrës, mirëpret nxënësit për vitin shkollor 2026–2027.

Regjistrime për:
Klasat 6–9 – Arsimi Bazë (AMU)
Klasat 10–11 – Arsimi i Mesëm

Edukim cilësor, staf i përkushtuar, mjedis i sigurt, klasa dhe laboratorë bashkëkohorë, aktivitete sportive dhe konvikt për klasat 10–11.

📞 068 577 6145

Medreseja “Mustafa Varoshi” – Dituri dhe Besim!

🏅 Medalje e Artë 🏅Puna e palodhur, përkushtimi dhe këmbëngulja u kurorëzuan me sukses. Maturantja jonë, Dania Shegaj, fi...
29/07/2026

🏅 Medalje e Artë 🏅

Puna e palodhur, përkushtimi dhe këmbëngulja u kurorëzuan me sukses. Maturantja jonë, Dania Shegaj, fiton të drejtën për t’u vlerësuar me Medaljen e Artë, një vlerësim që nderon rezultatet e saj të shkëlqyera dhe angazhimin e vazhdueshëm gjatë viteve të gjimnazit.

Urime Dania! Të urojmë suksese dhe arritje edhe më të mëdha në rrugëtimin tënd akademik dhe profesional. 🌟

17/07/2026

Falënderojmë Allahun që na mundësoi hapjen, për herë të parë, të ciklit 9-vjeçar (AMU) për djemtë (klasat 6–9) në Medresenë “H. Mustafa Varoshi” në Durrës.

📢 Regjistrimet kanë filluar!

📞 068 577 6145

06/07/2026
VAZHDOJNË REGJISTRIMET Në Medresenë “Mustafa Varoshi” në Durrës, me mbi 30 vite përvojë në arsim, edukim dhe formim.✅ Ar...
24/06/2026

VAZHDOJNË REGJISTRIMET

Në Medresenë “Mustafa Varoshi” në Durrës, me mbi 30 vite përvojë në arsim, edukim dhe formim.

✅ Arsim cilësor me mësues të kualifikuar
✅ Edukim akademik dhe fetar
✅ Laboratorë modernë dhe teknologji në mësim
✅ Bursa për nxënësit ekselentë
✅ Konvikt dhe transport i organizuar
✅ Aktivitete edukative, sportive dhe kulturore

📍 Dega e Djemve & Dega e Vajzave
📞 068 57 76 145

Kur dija ndërtohet mbi vlera, suksesi bëhet i natyrshëm.

Një udhëtim në trashëgiminë e qytetërimit islam gjatë epokës Umajade. ✨Përmes këtij projekti, nxënësit prezantuan ndikim...
15/06/2026

Një udhëtim në trashëgiminë e qytetërimit islam gjatë epokës Umajade. ✨

Përmes këtij projekti, nxënësit prezantuan ndikimin e myslimanëve në zhvillimin e shkencës, arkitekturës dhe zbulimeve gjeografike, duke vënë në pah kontributin e tyre të çmuar në përparimin e qytetërimit botëror.

📚 Histori që frymëzon. 🕌 Trashëgimi që vazhdon të ndriçojë.

15/06/2026

Një udhëtim në një prej qytetërimeve më të ndritura të historise, në Andaluzinë e artë, aty ku bashkëjetesa dhe qytetërimi lanë gjurmë të pashlyeshme. 🌍

Address

Kolonel Tomson
Durrës
2004

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla E Mesme Jopublike Medreseja "H. Mustafa Varoshi" - Faqe Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla E Mesme Jopublike Medreseja "H. Mustafa Varoshi" - Faqe Zyrtare:

Shortcuts

Share