Fakulteti i Edukimit - UAMD

Fakulteti i Edukimit - UAMD Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Fakulteti i Edukimit - UAMD, Community College, Rrruga "Miqësia", Spitallë, Durrës.

05/09/2026
🎓 Apliko në UAMD për programet Master!Nëse dëshiron të vazhdosh studimet në ciklin e dytë, të transferosh studimet apo t...
04/09/2026

🎓 Apliko në UAMD për programet Master!

Nëse dëshiron të vazhdosh studimet në ciklin e dytë, të transferosh studimet apo të aplikosh për një program të dytë Master, përgatit dokumentacionin përkatës dhe dorëzo aplikimin brenda afatit.

📌 Afati i aplikimeve: 5 Tetor 2026

Zgjidh programin që i përshtatet më mirë objektivave të tua akademike dhe profesionale dhe bëhu pjesë e UAMD. 💙

🌐 www.uamd.edu.al

🎓 Hapen aplikimet për kandidatët nga trojet shqiptare në UAMD!Nëse je nga Republika e Kosovës ose me origjinë shqiptare ...
01/09/2026

🎓 Hapen aplikimet për kandidatët nga trojet shqiptare në UAMD!

Nëse je nga Republika e Kosovës ose me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci apo Medvegja, kjo është mundësia jote për t’u bërë pjesë e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës. 💙

📅 Aplikimet: 02–13 Shtator 2026
📚 Zgjidh programin e studimit që të përshtatet dhe kontrollo kuotat e disponueshme sipas fakulteteve.
📑 Përgatit dokumentacionin e nevojshëm dhe apliko brenda afatit.

✨ Hapi i radhës drejt së ardhmes tënde akademike mund të nisë në UAMD!

🌐 www.uamd.edu.al

Regjistrime2026

🎓 Hapen aplikimet për transferim studimesh dhe program të dytë studimi në UAMD!📅 1–12 Shtator 2026Nëse dëshiron të vazhd...
01/09/2026

🎓 Hapen aplikimet për transferim studimesh dhe program të dytë studimi në UAMD!

📅 1–12 Shtator 2026

Nëse dëshiron të vazhdosh studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës përmes transferimit të studimeve ose të aplikosh për një program të dytë studimi, ky është momenti për të aplikuar.

📲 Skano QR Code për më shumë informacion ose vizito www.uamd.edu.al

30/08/2026

Ky mëngjes i së dielës nis i trishtë për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën Prof. As.Dr. Aida Kuranit, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, si edhe një prej themelueseve të UAMD-së, pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Kontributi, përkushtimi dhe gjurma që ajo la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Universitetit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.

Përcjellja në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më 30 Gusht 2026, ora 15:00, nga shtëpia e pritjes Alba, në Rr. e Dibrës, Tiranë, drejt Tufinës.

Vizitat do të zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, më 01 dhe 02 Shtator, në oraret 10:00 - 13:00 dhe 17:00 - 20:00.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.

U prehtë në paqe. 🕊️

Address

Rrruga "Miqësia", Spitallë
Durrës

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fakulteti i Edukimit - UAMD posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share