Shkolla Bajram Curri 1

Shkolla Bajram Curri 1 Shkolla" Bajram Curri 1" Plazh,Durres, përballë tregut industrial

12/09/2026
Fillimi i një viti të ri shkollor sjell emocione, sfida dhe mundësi të reja.Shërbimi Psiko-Social i shkollës ju sjell di...
12/09/2026

Fillimi i një viti të ri shkollor sjell emocione, sfida dhe mundësi të reja.
Shërbimi Psiko-Social i shkollës ju sjell disa këshilla të thjeshta për një vit shkollor sa më të mbarë, pozitiv dhe të suksesshëm.

08/09/2026

📚 Shpërndarja e teksteve shkollore

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” vijon shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit tanë. ✏️📖

Një tjetër hap drejt një fillimi të mbarë, me libra të rinj, dëshirë për të mësuar dhe shumë ëndrra për të realizuar. 💙

Urojmë që ky vit shkollor të sjellë sa më shumë dije, suksese dhe përvoja të bukura për çdo nxënës!

📚 Shpërndarja e teksteve shkolloreNë prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” vijon ...
08/09/2026

📚 Shpërndarja e teksteve shkollore

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” vijon shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit tanë. ✏️📖

Një tjetër hap drejt një fillimi të mbarë, me libra të rinj, dëshirë për të mësuar dhe shumë ëndrra për të realizuar. 💙

Urojmë që ky vit shkollor të sjellë sa më shumë dije, suksese dhe përvoja të bukura për çdo nxënës!

19/06/2026

Sot është një ditë e rëndësishme për nxënësit tanë të klasave të nënta, të cilët do t’i nënshtrohen provimit kombëtar.

Ju urojmë shumë suksese, qetësi dhe besim në veten tuaj! Jemi të bindur se mundi, përkushtimi dhe puna juaj do të japin frytet e merituara.

Shkoni me kurajo dhe tregoni më të mirën nga vetja! 🍀📚

Suksese të gjithë nxënësve tanë!

03/06/2026

Puna vazhdon intensivisht! 🏫🔨

Edhe gjatë muajve të verës, në shkollën tonë puna vazhdon me ritme të larta për përmirësimin e ambienteve. Çdo ditë po punohet me përkushtim që në shtator të mirëpresim nxënësit në kushte edhe më të mira, më të sigurta dhe më bashkëkohore.

Ne po përgatitemi për një fillim të ri, me energji të re dhe ambiente të rinovuara, sepse fëmijët tanë meritojnë më të mirën.

Shtatori po afron dhe ne do të jemi gati!

Festa e Abetares – Klasa 1-BSot nxënësit e klasës 1-B, nën kujdesin e mësueses Aurora Dalanaj, festuan me gëzim dhe emoc...
03/06/2026

Festa e Abetares – Klasa 1-B
Sot nxënësit e klasës 1-B, nën kujdesin e mësueses Aurora Dalanaj, festuan me gëzim dhe emocion Festën e Abetares.
Me recitime, këngë, buzëqeshje dhe shumë emocione, fëmijët treguan gjithçka kanë mësuar gjatë këtij viti të rëndësishëm shkollor. Kjo festë ishte një dëshmi e përkushtimit të tyre, e punës së palodhur të mësueses dhe e mbështetjes së vazhdueshme të prindërve.
Abetarja është hapi i parë drejt botës së dijes dhe sot nxënësit tanë treguan se e kanë përmbyllur me sukses këtë etapë të rëndësishme. Ata na dhuruan momente të bukura, krenari dhe emocion me paraqitjet e tyre.
Urime të gjithë nxënësve të klasës 1-B! Ju urojmë suksese, arritje dhe shumë gëzime në rrugëtimin tuaj drejt dijes! 📚✨🎉🌟

01/06/2026

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Në këtë ditë të veçantë, nxënësit e klasave 1-A, nën drejtimin e mësueses Dorina Kadrimi, dhe 1-C, nën drejtimin e mësueses Marsida Mezja, festuan në një mënyrë të veçantë dhe plot gëzim.

Klasa u shndërrua në një kinema të vogël, ku fëmijët shijuan filma Shqiptar ndërsa më pas u përfshinë në lojëra të ndryshme argëtuese dhe edukative. Të qeshurat, emocionet dhe atmosfera festive e bënë këtë ditë një kujtim të bukur për secilin prej tyre.

Urojmë që buzëqeshja, lumturia dhe pafajësia e fëmijëve të ndriçojnë çdo ditë, ashtu si sot!

🌈 Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

29/05/2026

Festa e Abetares – Klasa 1-A 🌟

Sot nxënësit e klasës 1-A, nën kujdesin e mësueses Dorina Kadrimi festuan me gëzim dhe emocion Festën e Abetares, një moment i veçantë që shënon përfundimin e hapave të parë në botën e leximit dhe shkrimit.

Me recitime, këngë, buzëqeshje dhe shumë emocione, fëmijët treguan gjithçka kanë mësuar gjatë këtij viti të rëndësishëm shkollor. Kjo festë ishte një dëshmi e përkushtimit të tyre, e punës së mësueses dhe e mbështetjes së vazhdueshme të prindërve.

Urime të gjithë nxënësve të klasës 1-A! Ju urojmë suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes! 📚✨

Address

Niko Avrami
Durrës
2001-2009

Opening Hours

Monday 07:00 - 19:30
Tuesday 07:00 - 19:30
Wednesday 07:00 - 19:30
Thursday 07:00 - 19:30
Friday 07:00 - 19:30

Telephone

+35552260249

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Bajram Curri 1 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla Bajram Curri 1:

Shortcuts

Share