Shkolla 9 - vjeçare "Fshati Rinia" Durres

Shkolla 9 - vjeçare "Fshati Rinia" Durres Shkolla publike 9 - vjeçare "Fshati Rinia"

14/09/2026
14/09/2026

Suksese vogëlushëve të klasës së parë,të cilët ulen për herë të parë në bangat e shkollës!📚

Një ditë e veçantë,për mësuesit nxënësit dhe prindërit! Bashkëpunimi mësues-nxënës-prindër,sjell gjithmonë efektivitet n...
14/09/2026

Një ditë e veçantë,për mësuesit nxënësit dhe prindërit! Bashkëpunimi mësues-nxënës-prindër,sjell gjithmonë efektivitet në shkollë! Faleminderit

13/09/2026

📚Mirë se vini në një vit të ri të dijes, ëndrrave dhe mundësive!📝📖✨️Shkolla jonë “Fshati Rinia” hap sërish dyert për një vit të ri shkollor me besimin dhe përkushtimin se çdo ditë e re sjell mundësi të reja për të mësuar, për të ëndërruar dhe për të arritur më shumë.
🏫 Ambientet e shkollës tashmë janë gati!Klasat janë përgatitur me kujdes, hapësirat janë rregulluar dhe gjithçka është bërë gati për të mirëpritur nxënësit tanë në një mjedis të pastër, të sigurt, të ngrohtë dhe mikpritës.
📚 Urojmë që viti shkollor 2026–2027 të jetë një udhëtim i bukur drejt dijes, bashkëpunimit, miqësisë dhe suksesit. Me punë, përkushtim dhe mbështetjen e ndërsjellë të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, së bashku do të krijojmë kujtime të bukura dhe do të ndërtojmë hapa të sigurt drejt së ardhmes.
Nxënës të dashur, ju presim me shumë gëzim!
Prindër, faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin!
Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollës “Fshati Rinia” ju uron një vit të ri shkollor të mbarë, të suksesshëm dhe plot arritje!

📢 NJOFTIMNë vijim të udhëzimit për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve, ju bëjmë me dije se për vitin shk...
17/08/2026

📢 NJOFTIM

Në vijim të udhëzimit për përcaktimin e afateve të regjistrimeve të nxënësve, ju bëjmë me dije se për vitin shkollor 2026–2027, aplikimet online në portalin e-Albania do të vijojnë sipas afateve të mëposhtme:

🔹 Regjistrimi në klasë të parë dhe në klasë të dhjetë do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026.

🔹 Regjistrimi në shkollat artistike dhe sportive do të kryhet nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026.

🔹 Procedurat e transferimit të nxënësve nga një institucion arsimor në një tjetër kryhen nëpërmjet portalit e-Albania, nga data 24 gusht, dhe vijojnë sipas përcaktimeve përkatëse ligjore.

07/08/2026

Address

Fshat Rinia
Durrës

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9 - vjeçare "Fshati Rinia" Durres posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category