28/08/2025
🔊 Rikujtesë nga Shkolla e Bashkuar “Jusuf Hoti” 💻
📚 Shkolla po afron – 8 Shtator 📖🏩
❓ Nuk e keni kryer ende regjistrimin e fëmijës tuaj në klasë të parë ose të nxënësit tuaj në klasë të dhjetë?
➡️ Procesi i regjistrimeve online do të jetë i hapur deri më 31 Gusht 2025, ora 23:59.
✍️ Regjistrimi kryhet vetëm në portalin e-Albania
📌 Hapat e procedurës për klasë të parë:
1️⃣ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të parë”;
3️⃣ Klikoni butonin ➡️ “Përdor”;
4️⃣ Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni ➡️ “Dërgo”.
📌 Hapat e procedurës për klasë të dhjetë:
1️⃣ Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
2️⃣ Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi në klasë të dhjetë”;
3️⃣ Klikoni butonin ➡️ “Përdor”;
4️⃣ Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni ➡️ “Dërgo”.
📩 Aplikimi mbërrin automatikisht në shkollën tonë dhe fillon procedura e trajtimit të kërkesës.
🏫 Shkolla e Bashkuar “Jusuf Hoti” regjistron nxënësin pasi është kryer plotësisht procedura dhe është ngarkuar dokumentacioni i nevojshëm sipas kritereve të përcaktuara.
✨ Mos e lini për në momentin e fundit!
📖 Shkolla jonë ju uron suksese në këtë fillim të ri shkollor! 🎓