Shkolla 9-vjecare "E RE"

Shkolla 9-vjecare "E RE" Shkolla 9-vjecare "SHKOLLA E RE" ndodhet ne Rajonin Nr 6 lagja 14/1 ne Durres.

13/09/2026
📚 Një tjetër hap drejt një viti të mbarë shkollor!Në shkollën tonë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e...
09/09/2026

📚 Një tjetër hap drejt një viti të mbarë shkollor!

Në shkollën tonë ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor🎓
Me libra të rinj, energji të re dhe shumë dëshirë për të mësuar, nxënësit tanë janë gati për një vit plot dije, përkushtim dhe suksese! 🎒✨

📖 Libri është çelësi i dijes. Le ta hapim bashkë një vit të ri plot mundësi!

01/06/2026

📚✨ Festa e Abetares në klasën 1-C ✨📚

Me buzëqeshje, emocion dhe shumë krenari, nxënësit e klasës 1-C festuan përfundimin e rrugëtimit të tyre të parë me Abetaren, nën drejtimin e mësueses F. Ceci.

Ky ishte një moment i veçantë që kurorëzon përkushtimin, punën dhe sukseset e tyre gjatë vitit shkollor. Urojmë vogëlushët tanë të vazhdojnë të mësojnë, të ëndërrojnë dhe të shkëlqejnë në çdo hap të rrugës së dijes! 🌟

26/05/2026

🎓📚 Me krenari ndajmë pjesëmarrjen e nxënësve tanë në Konferencën Studentore të organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), me temë:

“Forcimi i edukimit emocional për përballimin e humbjes, dhimbjes dhe vdekjes”.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm akademik morën pjesë nxënësit:
✨ Rian Lleshaj
✨ Emiljana Mulaj
✨ Mikaela Tota (Klasa 4-A)

si dhe

✨ Ersila Mehaj
✨ Erisa Jaurri (Klasa 4-C)

Pjesëmarrja e tyre në një konferencë të organizuar nga UAMD dëshmon rëndësinë e përfshirjes së nxënësve në veprimtari shkencore dhe edukative që nxisin zhvillimin personal, emocional dhe akademik.

Urime nxënësve tanë për përfaqësimin dinjitoz të shkollës dhe suksese në çdo hap të rrugëtimit të tyre! 👏🌟

✨ Krenari për nxënëset e shkollës sonë! ✨Nxënëset e klasës 4-A të shkollës sonë, Leandra Alla, Leonie Kadiu dhe Mikaela ...
18/05/2026

✨ Krenari për nxënëset e shkollës sonë! ✨

Nxënëset e klasës 4-A të shkollës sonë, Leandra Alla, Leonie Kadiu dhe Mikaela Tota, morën pjesë me shumë sukses në aktivitetin letrar dhe kulturor “E dashur Nënë”, një projekt i mbushur me emocione, ndjenja të sinqerta dhe dedikime të veçanta për figurën më të shtrenjtë – nënën. 💖📚

Përmes shkrimeve të tyre prekëse, vajzat treguan talent, ndjeshmëri dhe dashuri të madhe, duke përfaqësuar denjësisht shkollën tonë. Përkushtimi dhe puna e tyre u vlerësuan me certifikata dhe mirënjohje në këtë aktivitet të bukur artistik.

Ky sukses vjen nën mentorimin dhe kujdesin e mësueses N. Mucka, e cila i ka udhëhequr dhe mbështetur nxënëset në zhvillimin e talentit të tyre krijues. 👏

Urime Leandrës, Leonies dhe Mikaelës për këtë arritje të bukur! Ju urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen! 🌟

🏅👏 Suksese të njëpasnjëshme për nxënësit e shkollës sonë në Kampionatin VII të Atletikës mes shkollave 9-vjeçare të Durr...
13/05/2026

🏅👏 Suksese të njëpasnjëshme për nxënësit e shkollës sonë në Kampionatin VII të Atletikës mes shkollave 9-vjeçare të Durrësit!

Me shumë krenari ndajmë arritjet e nxënësve tanë, të cilët përfaqësuan denjësisht shkollën duke treguar talent, disiplinë dhe shpirt të lartë sportiv:

🥇 Dionis Hasanaj – Vendi i Parë në garën 100 m (djem)
🥇 Domeniko Dynisha – Vendi i Parë në hedhjen e gjyles (djem)
🥉 Griselda Hoxha – Vendi i Tretë në garën 400 m (vajza)
🥉 Alban Hoxha – Vendi i Tretë në garën 600 m (djem)
🥉 Ekipi i stafetës 4x400 m (vajza-djem) – Vendi i Tretë

👏 Një vlerësim i veçantë edhe për të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit e Edukimit Fizik të cilët treguan përkushtim, bashkëpunim dhe frymë të bukur sportive gjatë gjithë aktivitetit.

Këto rezultate janë krenari për shkollën tonë dhe dëshmi e punës së vazhdueshme të nxënësve dhe mësuesve. Ju urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen! 🌟🏆

Me shumë krenari, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në Panairin “Art & Zeje” të qytetit të Durrësit. 🎨✨Me kreativitet...
09/05/2026

Me shumë krenari, nxënësit e shkollës sonë morën pjesë në Panairin “Art & Zeje” të qytetit të Durrësit. 🎨✨

Me kreativitet, talent dhe punime të realizuara me përkushtim, ata prezantuan artin dhe aftësitë e tyre duke sjellë ngjyra, emocion dhe frymëzim për të gjithë vizitorët.

Faleminderit nxënësve, mësuesve dhe prindërve për mbështetjen dhe bashkëpunimin! 💙

Address

Rruga Shen Sofia
Durazzo
2001

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+355694323803

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjecare "E RE" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 9-vjecare "E RE":

Shortcuts

Share

Category