Shkolla e Bashkuar Remas

Shkolla e Bashkuar Remas Arsimi nuk është përgatitje për jetën. Arsimi është vetë jeta.

15/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

10/09/2026

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫

Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Programin “Pas Shkolle”, për vitin shkollor 2026–2027, afati i aplikimit për të gjitha kategoritë e trajnuesve shtyhet deri më 18 shtator 2026.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të ri.

Në Shkollën e Bashkuar Remas u realizua shpërndarja e librave për nxënësit, në përgatitje për nisjen e vitit të ri shkol...
04/09/2026

Në Shkollën e Bashkuar Remas u realizua shpërndarja e librave për nxënësit, në përgatitje për nisjen e vitit të ri shkollor.

Urojmë për të gjithë nxënësit një vit të mbarë, plot dije, suksese, buzëqeshje dhe arritje!

03/09/2026

🚨 NJOFTIM I RËNDËSISHËM! 🚨

📝 Hapen aplikimet e reja me formularin A1Z!

📅 9 SHTATOR 2026

🎓 Të gjithë maturantët/kandidatët që duan të garojnë për Universitet dhe që nuk e kanë plotësuar formularin gjatë këtij viti shkollor, duhet të plotësojnë formularin.

⚠️ Mos e humbni këtë mundësi!

02/09/2026

🌟 NJË SUKSES QË NA MBUSH ME KRENARI! 🌟

🎓🩺 ALKIDA LIKA – E ARDHMJA E MJEKËSISË!

Ka momente kur suksesi i një nxënësi bëhet krenari për një shkollë të tërë…
Sot është një nga ato ditë! ❤️

Me shumë gëzim dhe krenari, SH.B. REMAS uron nxënësen tonë të talentuar, ALKIDA LIKA, e cila ka fituar të drejtën për të ndjekur studimet në MJEKËSI TË PËRGJITHSHME. 🎓🩺

Ky nuk është thjesht një rezultat.

✨ Është fryti i punës së palodhur.
✨ Është shpërblimi i përkushtimit dhe këmbënguljes.
✨ Është dëshmia se ëndrrat bëhen realitet kur punohet për to.

Besojmë se kjo është vetëm pika e parë e një rrugëtimi të gjatë e të bukur. Një ditë do të jesh një mjeke e zonja, e përkushtuar dhe humane, që do t'u shërbejë njerëzve jo vetëm me dije, por edhe me zemër. ❤️🩺

URIME, ALKIDA!

Sot është krenare familja jote.
Sot janë krenarë mësuesit që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tënd.

SHKOLLA REMAS ËSHTË KRENARE PËR TY!

🎓🩺 SUKSESE NË RRUGËTIMIN TËND DREJT MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME, ALKIDA! ❤️

21/08/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PRINDËRIT DHE NXËNËSIT‼️

Për të gjithë nxënësit që ende nuk kanë përfunduar regjistrimin, rihapen aplikimet në e-Albania në 24 gusht – 7 shtator 2026.

💻Aplikimet do të jenë të hapura për:
📚👧regjistrimet në klasën e parë;
👩‍🏫👦regjistrimet në klasën e dhjetë;
👨‍🎨🧑‍🎤regjistrimet në shkollat artistike dhe sportive.

⚠️Prindër dhe nxënës, mos e humbisni këtë afat dhe përfundoni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar në mënyrë që të mos rrezikojmë regjistrimin në shkollë‼️

04/08/2026

🗓️ Më 6 Gusht 2026 hapen aplikimet me formularët A1 dhe A1Z.

🎓 Të gjithë maturantët dhe kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për universitet dhe nuk e kanë plotësuar formularin gjatë këtij viti shkollor, duhet të plotësojnë formularin përkatës.

NJOFTIM !Miratimi i periudhës së aplikimeve me formularët A1/AIZ, për MSH 2026, në datën 6 Gusht 2026, ora 08.00-16.00.
04/08/2026

NJOFTIM !
Miratimi i periudhës së aplikimeve me formularët A1/AIZ, për MSH 2026, në datën 6 Gusht 2026, ora 08.00-16.00.

30/07/2026

✍️ Datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2026 - Sesioni i Dytë ❗️

📝Të gjithë maturantët që nuk kanë arritur të mbyllin provimet në qershor në kuadër të Maturës Shtetërore 2026, do t’i zhvillojnë provimet në sesionin e vjeshtës sipas këtij kalendari:
▪️24 gusht 2026 - Gjuhë e Huaj
▪️27 gusht 2026 - Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
▪️31 gusht 2026 - Matematikë
▪️3 shtator 2026 - Provim me Zgjedhje

📚Është momenti të përgatiteni me përkushtim dhe të besoni te vetja juaj 👨‍🎓👩‍🎓

🫶 Ju uroj shumë suksese!

Njoftim për miratimin e periudhës së aplikimeve me formularët A1/A1Z për Maturën Shtetërore  2026.
20/07/2026

Njoftim për miratimin e periudhës së aplikimeve me formularët A1/A1Z për Maturën Shtetërore 2026.

Address

Remas
Divjakë
9004

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Bashkuar Remas posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share