Shkolla 9-vjeçare "Xhelal Berberi"Delvine

Shkolla 9-vjeçare "Xhelal Berberi"Delvine Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Xhelal Berberi"Delvine, Elementary School, Delvinë.

31/08/2026
ℹ️Të nderuar prindër!🆕Ju njoftojmë se filluam regjistrimet për klasën e parë.✅Afati i regjistrimeve per vitin e ri shkol...
03/07/2026

ℹ️Të nderuar prindër!
🆕Ju njoftojmë se filluam regjistrimet për klasën e parë.
✅Afati i regjistrimeve per vitin e ri shkollor 2026- 2027 ,është nga data 06.07.2026 deri në 31.07. 2026.
✳️Regjistrimi kryhet përmes aplikimit online në e-Albania.
✅Aplikimi për regjistrim kryhet nga prindi i nxënësit ose personi që ka kujdestarinë
ligjore.
✅Hapat per regjistrimin jane si me poshtë:
✅Identifikohuni si qytetar në portalin e-
Albania;
✅Zgjidhni shërbimin:
“Regjistrimi në klase te parë”;
✅Klikoni butonin “Përdor’”;
🖱️Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni
” Dërgo”.
✅Aplikimi mbërrin në shkollën tonë dhe shkolla fillon proceduren për trajtimin e kërkesës.

📍Për çdo paqartësi mund të telefononi administratoren e SMIP ose mund te drejtoheni në mjediset e shkollës.
Ju mirëpresim!📚

📚🇬🇧 NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASËS IXTë dashur nxënës,Ju kujtojmë se Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë në lëndën e Gjuhës s...
29/06/2026

📚🇬🇧 NJOFTIM PËR NXËNËSIT E KLASËS IX
Të dashur nxënës,
Ju kujtojmë se Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë në lëndën e Gjuhës së Huaj (Anglisht) do të zhvillohet më:
📅 30 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00 – 12:30
✅ Paraqituni në kohë në mjediset e shkollës : 8:30.
✅ Respektoni me përpikmëri rregulloren e provimit.
❌ Telefonat celularë dhe çdo pajisje tjetër elektronike janë të ndaluara gjatë provimit.
❌ Shmangni çdo formë komunikimi gjatë zhvillimit të testit.
Mos harroni stilolapsat blu dhe certifikatën personale.
🎯 Përqendrohuni në testin tuaj dhe jepni më të mirën.
Ju urojmë suksese dhe rezultate sa më të mira! 🎓🌟

📚 KUJTESË PËR NXËNËSIT E KLASËS  IX📚Të dashur nxënës,Ju kujtojmë se do të zhvillohet Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë në ...
24/06/2026

📚 KUJTESË PËR NXËNËSIT E KLASËS IX📚
Të dashur nxënës,
Ju kujtojmë se do të zhvillohet Provimi Kombëtar i Arsimit Bazë në lëndën e Matematikës.
Ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin tuaj arsimor. Besoni në njohuritë dhe aftësitë që keni fituar gjatë viteve të shkollimit, qëndroni të qetë dhe jepni më të mirën nga vetja.
📝 Paraqituni në kohë në qendrën e provimit.
📐 Merrni me vete mjetet e nevojshme për zhvillimin e testit:
laps
gomë
stilolapsa blu 2 copë
kompas
vizore
raportor
⭐ Punoni me kujdes dhe vetëbesim.
Ju urojmë suksese dhe rezultate sa më të mira!
Shkolla 9-vjeçare “Xhelal Berberi”
🌟 “Suksesi vjen te ata që besojnë në aftësitë e tyre dhe punojnë me përkushtim.” 🌟

📢 Njoftim me Rëndësi: Provimi i Gjuhës Shqipe (Klasa IX) 19. 06. 2026Paraqitja në oborrin e shkollës në orën 8: 30.​Të d...
18/06/2026

📢 Njoftim me Rëndësi: Provimi i Gjuhës Shqipe (Klasa IX) 19. 06. 2026
Paraqitja në oborrin e shkollës në orën
8: 30.
​Të dashur nxënës të klasës së nëntë, ju lutemi të lexoni me kujdes rregullat dhe udhëzimet e mëposhtme për ditën e provimit:
​Paraqitja në shkollë: Duhet të paraqiteni në ambientet e shkollës në kohën e përcaktuar më sipër (sistemimi nëpër klasa kërkon kohë, ndaj jini korrektë).
​Kodi i veshjes: Veshja juaj duhet të jetë serioze dhe e përshtatshme për një mjedis shkollor.
​Mjetet e lejuara: Duhet të keni me vete detyrimisht dy stilolapsa me ngjyrë blu që nuk fshihen (njëri si rezervë).
​Rregullore strikte: NDALOHET kategorikisht marrja e telefonave celularë apo pajisjeve të tjera elektronike si ora smart ose mjeteve që nuk kanë lidhje me provimin. Nuk lejohen kapelet.
Theksojmë se në shkollë nuk ka një vend ku të mbahen këto mjete.
​💡 Këshillë: Merrni me vete vetëm mjetet e shkrimit dhe dokumentin e identifikimit , certifikatën personale tuajën. Çdo gjë tjetër do t'ju penalizonte.
​🍀 Suksese të gjithëve! Shkëlqeni me njohuritë tuaja!

📚✨ Vogëlushët tanë risollën emocionet e bukura të Festës së Abetares!Për herë të dytë, nxënësit e klasës së parë, nën ud...
13/06/2026

📚✨ Vogëlushët tanë risollën emocionet e bukura të Festës së Abetares!
Për herë të dytë, nxënësit e klasës së parë, nën udhëheqjen e mësuese Florencës, sollën në mjediset e shkollës gëzimin, entuziazmin dhe krenarinë e përfundimit të rrugëtimit të tyre me Abetaren. Me buzëqeshje, recitime dhe interpretime të bukura, ata na kujtuan se sa i veçantë është hapi i parë drejt dijes.
Urime të gjithë nxënësve për këtë arritje të rëndësishme! Ju urojmë suksese në rrugën e gjatë të të nxënit! 🌟📖❤️

🎓✨ Mbyllja e Vitit Shkollor – Ceremonia e Përcjelljes së Nxënësve të Klasës së IX ✨🎓Një mbyllje e mbushur me emocion, gë...
12/06/2026

🎓✨ Mbyllja e Vitit Shkollor – Ceremonia e Përcjelljes së Nxënësve të Klasës së IX ✨🎓
Një mbyllje e mbushur me emocion, gëzim dhe kujtime të paharrueshme shënoi përfundimin e një etape të rëndësishme në jetën e minimaturantëve tanë.
Mes atmosferës festive, muzikës, vallëzimit, fishekzjarreve dhe Mini Prom-it, nxënësit e klasës së IX festuan sukseset e tyre dhe hodhën hapin drejt një kapitulli të ri të arsimit dhe jetës.
Urimet më të përzemërta për të gjithë minimaturantët! Ju urojmë rrugëtim të mbarë, suksese në çdo sfidë dhe realizimin e ëndrrave tuaja. Besoni gjithmonë te vetja dhe ecni përpara me guxim e përkushtim.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësuesit, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri kanë kontribuar në formimin dhe edukimin e këtyre të rinjve.
Mirënjohje dhe përgëzime për mësuesen kujdestare Florentina Birbili, për përkushtimin, kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj nxënësve gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shkollor.
🎉 Urime minimaturantë! Ju priftë e mbara në çdo hap të jetës suaj!

05/06/2026

🎭✨ Shfaqje teatrale plot talent dhe emocion! ✨🎭
Sot, në ambientet e Kinoteatrit të Delvinës, nxënësit e klasës III, nën drejtimin e mësueses Raimonda Guçe, dhuruan një shfaqje teatrale të mrekullueshme, duke sjellë në skenë talentin, përkushtimin dhe kreativitetin e tyre.

''Borëbardha dhe 7 xhuxhat''

Me një skenografi të gëzueshme, interpretime plot energji dhe pjesëmarrjen e shumë talenteve të reja, aktiviteti krijoi momente të paharruara për nxënësit, prindërit dhe të gjithë të pranishmit.
Kjo shfaqje ishte një mënyrë e bukur për të përmbyllur vitin shkollor, duke festuar sukseset, miqësinë dhe zhvillimin e nxënësve gjatë gjithë vitit. 🌟
Urime të gjithë nxënësve për performancën e shkëlqyer dhe falënderime mësueses Raimonda Guçe për punën dhe përkushtimin e saj!
📚❤️ Një fundvit shkollor i mbushur me buzëqeshje, art dhe kreativitet!

🎨📐 Kur arti takon shkencën: Ekspozita e madhe e punimeve të nxënësve tanë! 🌋🌟​Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga m...
03/06/2026

🎨📐 Kur arti takon shkencën: Ekspozita e madhe e punimeve të nxënësve tanë! 🌋🌟
​Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju disa nga momentet dhe punimet më të bukura të realizuara nga nxënësit tanë duarartë. Kjo ekspozitë nuk është thjesht një aktivitet i radhës, por një dëshmi e talentit, imagjinatës dhe gjithëpërfshirjes në shkollën tonë, ku çdo nxënës gjeti hapësirën për të shprehur veten.
​Këto projekte fantastike tashmë do të mbeten pjesë e arkivit të vlerave të shkollës sonë:
​Art dhe Matematikë të ndërthurur: Kush tha që matematika është vetëm numra? Nxënësit sollën në jetë simetrinë dhe strukturën përmes:
​🧩 Mozaikëve plot ngjyra.
​🌀 Mandalave aritmetike që ndërthurin përqendrimin me logjikën.
​🏙️ Qytetit gjeometrik, një gërshetim perfekt i arkitekturës dhe imagjinatës.
​Shkencë dhe Natyrë në Veprim: * 🌋 Vullkani – eksperimente që zgjuan kuriozitetin e të gjithëve.
​🪐 Planetet – një udhëtim magjik nëpër sistemin tonë diellor.
​🪨 Koleksioni i gurëve – një eksplorim i bukur i gjeologjisë dhe natyrës.
​Një falënderim i madh shkon për të gjithë nxënësit dhe mësuesit udhëheqës që i shndërruan konceptet e vështira të gjeometrisë dhe shkencës në art të vërtetë! 👏✨

02/06/2026

Rrugëtim të mbarë në botën e pafundme të dijes !

Address

Delvinë

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Telephone

+35522522851

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9-vjeçare "Xhelal Berberi"Delvine posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share