03/09/2026
📚 NJOFTIM – SHKOLLA “KOSTA ÇAVO”
Me keqardhje konstatojmë se asnjë nga shkollat e qytetit tonë nuk është përfituese e programit
“Pas Shkolle” për këtë vit shkollor.
Megjithatë, kjo nuk na pengon që Shkolla:
“Kosta Çavo” të vazhdojë të jetë një Qendër Komunitare, një hapësirë e hapur për fëmijët, prindërit dhe komunitetin tonë. 🏫❤️
Besojmë se viti i ri shkollor do të sjellë mundësi të reja për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin e ngushtë me stafin pedagogjik të shkollës, duke punuar së bashku në interes të nxënësve dhe të gjithë komunitetit shkollor.
Një rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë bashkëpunimit me prindërit, sepse besojmë se komunikimi dhe partneriteti i vazhdueshëm mes shkollës dhe familjes janë çelësi i një edukimi sa më të mirë të fëmijëve.
🤝 Po kështu, synojmë të forcojmë bashkëpunimin me komunitetin e qytetit, duke krijuar më shumë mundësi për aktivitete, iniciativa dhe projekte që i shërbejnë fëmijëve dhe qytetarëve tanë.
🌱 Shkolla është më shumë se një institucion arsimor – është zemra e komunitetit.🏫❤️
🤝Le të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë një shkollë të hapur, bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo fëmijë të ndihet i mbështetur dhe i vlerësuar.
Suksese në vitin e ri shkollor! 📚🌟