Shkolla Drita Çomo

Shkolla Drita Çomo Faqja zyrtare e shkolles 9-vjecare "Drita Como" ne Cerrik.

11/09/2022

Edhe edukimi, edhe arsimi janë të pandashëm. Nuk mund të edukosh pa dhënë dije dhe çdo dije vepron për edukimin. – L. Tolstoi

DIta e neserme do te nise me vrullin e nje viti te ri mesimor.Data 12.9.2022 per vogelushet e klases se pare do te jete dite qe do te shenjoje jeten e tyre e do t’i fuse ata ne maratonen e gjate shkollore,kurse te tjeret,tashme me te rritur,do te mbushin klasat me zerat dhe harene femijerore.Do kete entuziazem mes tyre,do te kene cfare t’i tregojne njeri-tjetrit,do te kete edhe nga pak ndrojtje prej nxenesve qe vijne per here te pare ne shkollen tone nga diku tjeter,por renia e ziles se pare do te na beje te gjitheve te ndergjegjshem se :NISEM.Nisem nje vit qe si cdo vit qe shkon , ka bukurine dhe sakrificat e tij.Te gjithe bashke:mesues,nxenes e prinder do te ndajme serish sfidat,perpjekjet,sukseset tona.Uroj qe te jemi edhe kete vit po aq bashkepunues e mirekuptues sa cdo vit tjeter,sepse ky eshte celesi i suksesit tone.
Suksese!

14/06/2022

N J O F T I M
Në zbatim të Urdhërit nr 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e Institucioneve Arsimore Parauniversitare në Republikën e Shqipërisë” Neni “Regjistrimi në Institucionet e Arsimit Bazë”, ju bëjmë me dije që në datë 15.06.2022 fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë përmes Portalit E-Albania për vitin shkollor 2022 - 2023.
Të interesuarit mund të bëjnë regjistrimin në portal. Nëse nuk munden lutemi paraqituni pranë shkollës për të marrë asistencë teknike. Theksojmë se regjistrimi i nxënësve të klasës së parë do të bëhet vetëm me anë të portalit E - Albania dhe jo fizikisht.
Faleminderit !

09/06/2022

Së bashku me Ministren e Arsimit të Kosovës, znj. Arbërie Nagavci, kemi vendosur që në nder të 144-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nesër, datë 10 qershor 2022, në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet kësaj ngjarjeje madhore në historinë e kombit shqiptar, për të përcjellë tek nxënësit vlerat e rralla dhe dashurinë për shqiptarinë.
🇦🇱🤝🇽🇰

22/05/2022

Te dashur nxenes te klases se V-te!
Neser eshte dita ku ju do te shpalosni dijet dhe perpjekjet tuaja gjate ketij rrugetimi qe kaluam per 5 vite.
Ju tashme u rritet dhe po pergatiteni per nje cikel te ri shkollor.
Suksese!

20/05/2022

Njihuni me shkollat tona partnere.❗️

🏨Shkolla “Drita Çomo”, është një shkollë e cila punon me seriozitet në përfshirjen e komunitetit , për rritjen numrit të nxënësve në arsim. Me gjithë vështirësitë kjo shkollë ka patur një renditje mjaft të kënaqshme në nivel kombëtar. Stafi i shkollës ndjen përgjegjësi edhe për emrin që kjo shkollë mban dhe historinë që ky emër revokon.

Ndiqni aktivitetin e shkollës, dhe na ndiqni në rrugëtimin tonë të bashkëpunimit në rritjen e ndërgjegjësimit për përfshirjen në arsim cilësor të të gjithë grupeve të margjinalizuara si dhe të përfshirjes komunitare në zgjidhjen e problematikave që shkolla has. Shkolla Drita Çomo

🎯https://www.facebook.com/shkolladritacomo/about/?ref=page_internal

31/12/2021

🎄Gëzuar Vitin e Ri 2022
Qoftë një vit sa më i mbarë me plot lumturi dhe shëndet ne familjet tuaja! Qoftë një vit sa më i bukur! 🎉🎊🥂Gëzuar për shumë vjet!!!🎄🎆
Përzemersisht stafi i shkollës Drita Çomo!

05/12/2021

Më poshtë do të gjeni disa modele testesh që zhvillojnë kompetencat në Arsimin e Mesëm të Ulët dhe në Arsimin e Mesëm të Lartë në lëndët: Gjuhë angleze, Biologji, Fizikë, Gjuhë frenge, Gjeografi, Gjuhë gjermane, Gjuhë shqipe dhe letërsi, Histori, Gjuhë italiane, Kimi, Matemati...

26/09/2021
Të nderuar prindër!  Të dashur  nxënës  të shkollës 9-vjeçare        "Drita Çomo"!  Pas përfundimit të mësimit plotësues...
26/09/2021

Të nderuar prindër!
Të dashur nxënës të shkollës 9-vjeçare "Drita Çomo"!
Pas përfundimit të mësimit plotësues nesër më datë 27.09 2021 do të fillojë viti i ri mësimor 2021-2022.
Stafi i shkollës ju uron :
Suksese dhe shëndet në këtë vit të ri akademik!
Një urim i veçantë vjen për vogëlushët e klasës së parë!
Suksese në rrugëtimin e gjatë dhe të bukur të dijes vogëlushë!
Edhe këtë vit mësimi në shkollën tonë do të jetë me skenarin 1.1, mësim fizik në ambjentet e shkollës
Të gjithë nxënësit nga klasa e I-IX do të zhvillojnë mësimin në shkollë.
Sërish këtë vit do të kemi parasysh rregullat Anti-covid dhe zbatimin e tyre me përpikmëri për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Çdo nxënës duhet të jetë i pajisur me maskë dhe dezinfektues dhe të zbatojë distancimin fizik 1.5 m nga njëri - tjetri.
Suksese mësuesve që me përkushtimin, dëshirën për mësimdhënie do t'ua bëjnë më të lehtë udhën që do të nisim.

Drejtoria e shkollës
Stafi i shkolles .
Ne jemi gati ju mirëpresim!

Suksese ish nxënësve të shkollës sonë në rrugëtimin e tyre të dijes.
21/09/2021

Suksese ish nxënësve të shkollës sonë në rrugëtimin e tyre të dijes.

Karta e Performancës për vitin shkollor 2020-2021
02/09/2021

Karta e Performancës për vitin shkollor 2020-2021

Address

Lagja Nr 2 Cerrik
Cerriku

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Drita Çomo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category