Kopshti Publik Cerrik
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Kopshti Publik Cerrik, College & University, Cërrik.
“Ndiq dritën, ndiq ëndrrën…” 🌻☀️
Ashtu si luledielli që gjithmonë kthehet nga drita e diellit, edhe fëmijët le të ndjekin dritën e dijes, dashurisë dhe ëndrrave të tyre.
Sot festuam buzëqeshjet, pafajësinë dhe hapat e parë drejt një të ardhmeje plot shpresë.
Gëzuar 1 Qershorin, yjet tanë të vegjël!
Sot në kopshtin tonë festuam Ditën e Familjes me shumë dashuri, buzëqeshje dhe emocione të bukura.
Prindërit u bënë pjesë e aktivitetit duke sjellë gatime tradicionale, ndërsa fëmijët përcollën mesazhe të ëmbla dhe plot dashuri për familjet e tyre.
Ishte një ditë që na kujtoi se familja është vendi ku fillon dashuria dhe lumturia e çdo fëmije.
Faleminderit të gjithë prindërve për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin!
“ Pema Krenare” -
Përmes këtij dramatizimi, fëmijët përcollën një mesazh të bukur mbi thjeshtësinë, mirësinë dhe respektin ndaj të tjerëve.
Ata na treguan se krenaria nuk na bën më të bukur, por zemra e mirë dhe dashuria ndaj njëri-tjetrit po.Bravo fëmijë 👏👏👏dhe mësueses F. Duzha për punën e palodhur!
Sot, në ditën e fundit të vitit, po ju dërgojmë kartolinën tonë të urimit me zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve — një copëz gëzimi që vjen nga zemra.
Qoftë rruga e Vitit të Ri e mbushur me dritë, paqe dhe shumë buzëqeshje për secilin prej jush. ✨
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Telephone
Website
Address
Cërrik