14/09/2026
🎶-“Shkolla na thërret!” – art, emocion dhe festë në shkollën “7 Marsi” – Cërrik!
Veprimtaria artistike “Shkolla na thërret!” përcolli një atmosferë të bukur festive, përmes këngëve, poezive, emocioneve, traditës dhe dashurisë për shkollën. ❤️
👏 Një vlerësim i veçantë për Grupin Artistik të shkollës, për talentin, përkushtimin dhe interpretimin e bukur të nxënësve, si dhe për Drejtuesin e Aktiviteteve Artistike, Dritan Tare, për punën krijuese, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në zhvillimin e jetës artistike të shkollës.
🌈 Shkolla “7 Marsi” – Cërrik dëshmon edhe një herë se është jo vetëm një vend ku mësohet, por edhe një hapësirë ku zbulohen talentet, kultivohet arti, forcohet bashkëpunimi dhe rriten ëndrrat e fëmijëve.
-Urime Grupit Artistik dhe të gjithë nxënësve!
🎨 Ju urojmë një vit të ri shkollor sa më të suksesshëm, të bukur dhe plot krijimtari, dije, emocione dhe ëndrra të realizuara!