Bashkia Mat Faqja Zyrtare

Bashkia Mat Faqja Zyrtare

Share

Kjo eshte faqja zyrtare e Bashkise Mat

Photos from Bashkia Mat Faqja Zyrtare's post 31/07/2026

Këshilli i Bashkisë Mat i mbledhur me datë 30.07.2026, ora 10:00 ka miratuar këto pika në rendin e ditës:
1. Miratimin e rendit të ditës.
2. Shqyrtim dhe miratim i fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Qershor 2026.
3. Shqyrtim dhe miratim i dokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029.
4. Shqyrtim dhe miratim i tavaneve përfundimtare të shpenzimeve të programit buxhetor afatmesëm 2027-2029, faza II.
5. Shqyrtim dhe miratim i listës së poseduesve jopronarë në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Mat, shpallur me VKM-në Nr.715, datë 26.11.2025.
6. Shqyrtim dhe miratim për dhënie ndihme financiare për 3 familje në nevojë.

30/07/2026

Bashkia Mat vijon traditën e nderimit të ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në historinë e trevës, përmes organizimit të ceremonisë përkujtimore në 83-vjetorin e Kryengritjes Popullore Matjane.

🗓️ 31 Korrik 2026
📍 Muzeu Historik Mat�🕘 Ora 09:30

Aktiviteti përfshin ceremoninë përkujtimore, homazhet dhe vendosjen e kurorave me lule në nderim të të rënëve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe organizatave përkatëse. 🇦🇱

🌹Lavdi dhe mirënjohje të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e vendit.

🤗

30/07/2026

🇦🇱 Mundësi për të rinjtë që synojnë një karrierë në Forcat e Armatosura!

📢 Kanë nisur aplikimet për:�🎓 Akademinë e Forcave të Armatosura (Raundi II në portalin U-Albania) dhe�🪖 Ushtarë/Detarë aktivë në radhët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

📅 Afatet e aplikimit:�✅ Akademia e Forcave të Armatosura: 27 korrik – 1 gusht 2026�✅ Ushtarë/Detarë aktivë: deri më 11 shtator 2026

💼 Një mundësi për arsim cilësor, formim profesional dhe një karrierë në shërbim të vendit.

📍Për më shumë informacion mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit, vizitoni faqet zyrtare të Qendrës së Personel Rekrutimit dhe Akademisë së Forcave të Armatosura:👇🏻
https://ualbania.al/faculty/39
https://shorturl.at/2ifCA

https://www.facebook.com/share/p/1cxZXgKGQ6/

https://www.facebook.com/share/p/19MJ1aPXzC/

📚Zgjidh të studiosh.
🇦🇱Zgjidh t’i shërbesh Shqipërisë.

UAlbania

29/07/2026

🎉 Mati feston, dhe ti nuk duhet të mungosh! 🎶

📅 31 Korrik�📍 Sheshi "Ahmet Zogu"

Një mbrëmje plot muzikë, energji dhe atmosferë festive ju pret në zemër të qytetit!
🎤 Në skenë:�✨ Eugena Aliu�✨ Fjorela�✨ Ori Buna�✨ Artan Kola

Ejani të kalojmë së bashku një mbrëmje të paharrueshme nën ritmet e muzikës live!🎶

Ju mirëpresim! 🎉

🤗

27/07/2026

🎉 FESTA E MIQËSISË – MAT 2026 🎉
Mati është gati të mirëpresë tri net të mbushura me muzikë, atmosferë festive dhe artistë të njohur!

🗓️31 Korrik�🎤 Eugena Aliu • Fjorela • Ori Buna • Artan Kola�
🗓️1 Gusht�🎤 Orgito Dapa • Gerta Mahmutaj • Rea Nuhu

🗓️2 Gusht�🎤 Endri & Stefi • Lorenc Hasrama • Valdrin Mustafa

📍 Sheshi "Ahmet Zogu ", Burrel

Tre mbrëmje plot energji, muzikë live dhe argëtim për të gjithë!

Ju presim nga 31 Korriku deri më 2 Gusht për të festuar së bashku! ❤️🎶

🤗

26/07/2026

🎶Mati feston!
Atmosferë, muzikë dhe emocione të paharrueshme na presin në zemër të Matit! ❤️

📍 31 Korrik - 1 & 2 Gusht
📌Ejani të festojmë së bashku në netët më të bukura të verës, me artistë, surpriza dhe shumë argëtim për të gjitha moshat! 🎤🎉

Mos mungoni!
Ju presim në Mat! 🥳

🤗

23/07/2026

Këshilli i Bashkisë Mat, njofton se ditën e Enjte me datë 30.07.2026 ora 10:00 në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë, e thirrur nga Kryetari i Këshillit do të zhvillohet mbledhja e rradhës me këtë rend dite:

Photos from Sektori i Bibliotekës, Rinisë dhe Sportit.'s post 23/07/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Burrel?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Address


Sheshi Ahmet Zogu, Godina Nr. 1
Burrel
08001