Shkolla 9-vjeçare " 31 Korriku" Burrel
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare " 31 Korriku" Burrel, School, Rruga "Kuvendi i Dukagjinit", Burrel.
16/07/2026
06/07/2026
🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️
🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.
💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117
💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058
Mos harroni të besoni gjithmonë te vetja dhe të jeni versioni më i mirë i juaji, për të marrë më të mirat nga jeta ! ✨️✨️
Suksese të mëtejshme!
05/06/2026
Pas një rrugëtimi të bukur që nisi në klasën e parë⏳️, nxënësit e klasës së 9-të përmbyllën me sukses minimaturën, duke sjellë në kujtesë vitet e mbushura me mësime, sfida, suksese dhe kujtime të paharrueshme.
Nga hapat e parë në shkollë, me emocionet e para dhe shkronjat e para të mësuara🔮, deri te pjekuria dhe njohuritë e fituara sot, ata kanë kaluar një rrugë të rëndësishme në formimin e tyre.🔆
Ky aktivitet ishte një reflektim i punës, përkushtimit dhe rritjes së tyre ndër vite.
Përmes prezantimeve, kujtimeve dhe momenteve të ndara së bashku, u festua jo vetëm përfundimi i një etape të rëndësishme, por edhe fillimi i një
rrugëtimi të ri drejt ëndrrave dhe synimeve të së ardhmes.✨️✨️
Urojmë që kujtimet e këtyre viteve të mbeten gjithmonë të veçanta në zemrat e tyre dhe t’i shoqërojnë në çdo hap të jetës. 🎉🎉
05/06/2026
Nxënësit e klasës 4-A me mësuese Merita Palluçi zhvilluan një vizitë edukative në Bashkinë Mat , ku u pritën nga Drejtori i Burimeve Njerëzore Z.Gëzim Pasha.
Gjatë takimit, ata u njohën me funksionimin e bashkisë, detyrat e saj dhe shërbimet që ajo ofron për qytetarët. 📚👥️
Nxënësit patën mundësinë të bëjnë pyetje dhe të mësojnë më shumë mbi rëndësinë e institucioneve vendore në jetën e komunitetit.
Kjo vizitë kontribuoi në pasurimin e njohurive të tyre dhe në zhvillimin e edukimit qytetar.👫👬👫👬👫
04/06/2026
Në kuadër të edukimit qytetar, nxënësit e klasës IV-B me mësuese Majlinda Dardha zhvilluan një vizitë mësimore në Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱, në Tiranë, ku morën pjesë në programin edukativ “Punishtja e Demokracisë”.🔆✅️
Aktiviteti kishte për qëllim njohjen e fëmijëve me vlerat e demokracisë, të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve, si dhe zhvillimin e kompetencës qytetare.
Përmes lojërave edukative, punës në grupe dhe diskutimeve të hapura, nxënësit mësuan në mënyrë aktive dhe argëtuese mbi rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare.
Në përfundim të aktivitetit, stafi i Punishtes së Demokracisë përgatiti një gazetë 📰me punimet dhe idetë e nxënësve🎨, duke u dhënë vlerë kontributeve të tyre dhe duke e bërë këtë përvojë të paharrueshme.📚🏆
Click here to claim your Sponsored Listing.
Location
Category
Website
Address
Rruga "Kuvendi I Dukagjinit"
Burrel
8001