21/11/2025
Në kuadër të 21 Nëntori- Dita kundër Bullizmit.
Një ditë që na kujton se çdo fjalë, çdo veprim dhe çdo zgjedhje që bëjmë, ka një ndikim në jetën e atyre që na rrethojnë.
Bullizmi nuk është thjesht një sherr mes fëmijësh. Ai është një plagë e heshtur qe prek zemra, shkatërron vetëbesimin dhe nganjëherë lë gjurmë që zgjasin për vite me radhë.
Bullizmi mund të ndodhë kudo: në klasë, në rrugë, në internet, por pavaresisht se ku ndodh, pasoja është e njëjtë: dhimbje 😔
Ndaj, sot nuk ishim këtu vetëm për të folur për bullizmin.
Ishim këtu për të thënë MJAFT:
- Mjaft me fjalët që lëndojnë!
- Mjaft me talljet qe duken si shaka, por lënë plagë!
Mjaft me indiferencën, sepse heshtja shpesh e ndihmon bullizmin të vazhdojë.
Sot dua t'ju kujtoj:
Çdo njëri prej nesh ka fuqinë të bëjë ndryshim.
Një fjalë e mirë, një dorë e shtrirë, një qëndrim i drejtë - janë gjërat e vogla që krijojnë shkolla të mëdha, ku të gjithë ndjehemi të sigurt dhe të respektuar.
Ne të gjithë jemi të ndryshëm, dhe kjo është pasuria jonë më e madhe. Askush nuk meriton të giykohet për pamjen, notat, prejardhjen, mendimet apo ëndrrat e tij. Çdo nxënës ka të drejtë të ndihet i pranuar, i dëgjuar dhe i mbështetur.
Prandaj, ju ftoj qe secili prej nesh te bëhet zëri i respektit, shembulli i mirësisë dhe muri që ndalon bullizmin.
Le ta ndërtojmë sëbashku një shkollë ku askush nuk ka frikë të jetë vetvetja.
Le ta kthejmë 21 nëntorin në një kujtesë të përhershme që sëbashku mund ta ndalojmë bullizmin.
Nga: Shërbimi psikosocial i shkollës.