02/07/2025
Pasi që Zoti i Gjithëfuqishëm i ka shpallur Profetit (a.s.) në Kuran: “Këshillo, sepse ti je vetëm këshillues; ti nuk je mbikëqyrës ndaj tyre.” (El-Gashijeh, 21–22)
Si duhet të jetë, pra, sjellja e atyre që janë në rrugën e Zotit?
Atyre nuk u takon të jenë kontrollues të fshehtësive dhe sekreteve të njerëzve, e as qortues të ashpër ndaj tyre.
Detyra e tyre është të jenë mësues të mençur, përkujtues të sinqertë dhe këshillues të urtë.
------
Dr. Jusuf el-Karadavi (Zoti e mëshiroftë)