Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj

Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj, School, Zogjaj, Bulqizë.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 17/02/2026

17 Shkurti 🇽🇰🇦🇱
Një ditë që na bashkon të gjithëve.
Me krenari kujtojmë sakrificën, me zemër festojmë lirinë.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë ❤️🖤.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 29/01/2026

🏆📚 Krenari për shkollën tonë!
Shkolla 9-vjeçare “Man Jella” – Zogjaj u vlerësua me vendin e dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe.
Një sukses që pasqyron përkushtimin, punën dhe dashurinë për gjuhën amtare.
Urime nxënësve dhe mësuesve për këtë arritje të bukur! 👏🇦🇱

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 24/01/2026

Punime artistike me mesazhe sensibilizuese mbi sjelljet e shëndetshme.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 24/01/2026

Dita Ndërkombëtare e Edukimit 📚

Edukimi nuk është vetëm shkollë.
Ai zgjon mendjen, fuqizon shpirtin dhe hap dyer të reja.
Sot, le të kujtojmë rëndësinë e dijes në jetën tonë dhe rolin e saj në ndërtimin e së ardhmes.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 27/11/2025

28–29 Nëntori u kremtua me shumë emocion në shkollat tona. Nxënësit sollën një atmosferë festive me recitime atdhetare, këngë e valle tradicionale, piktura, ese dhe aktivitete kulturore që shpalosën dashurinë për atdheun.

21/11/2025

Nxënësit e Topojanit dhe Bllacës sot këndojnë, recitojnë dhe tregojnë me krenari se gjuha shqipe është flamuri i zemrës së tyre.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 21/11/2025

22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqiptar 📚🇦🇱 Sot kujtojmë Kongresin e Manastirit të vitit 1908, kur u vendos alfabeti i unifikuar i gjuhës shqipe. Kjo ditë na kujton sa e rëndësishme është gjuha jonë për identitetin dhe kulturën shqiptare.Urime të gjithëve – nxënësve dhe stafit të shkollës sonë! Ta përdorim dhe ta ruajmë me krenari gjuhën shqipe! 🇦🇱📖

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 29/10/2025

📅 29 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Internetit
💻 Aktivitet i zhvilluar nga mësuesja Boralda Kaçi

Nxënësit u njohën me rëndësinë e përdorimit të sigurt, të dobishëm dhe etik të internetit, duke theksuar se teknologjia është një mjet që duhet përdorur me përgjegjësi për mësim dhe zhvillim personal. 🌐✨

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 16/10/2025

🎀 Tetori Rozë-Muaji i Kujdesit dhe Shpresës 🎀

Gjatë muajit tetor, në të gjithë botën kujtojmë rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe mbështetjes për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me kancerin e gjirit.
Edhe shkolla jonë bashkohet në këtë nismë me zemër dhe dashuri. 💗

Ngjyra rozë këtë muaj na kujton të jemi të kujdesshëm, të tregojmë dashuri dhe të përhapim shpresë.
🩷 Një kujdes i vogël, mund të shpëtojë jetë!

🌟Ju lumtë, nxënës të dashur!
Ju jeni jeta, shpresa dhe forca për të ecur përpara.
Kurrë mos u dorëzoni — jeni më të mirët në botë! 👏🌸🌷”

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 13/06/2025

Veprimtari Sportive në shkollën tonë me z.Defrim Methasani gazetar i redaksisë Sportive në Televisonin Shqiptar prej shumë vitesh në RTSh, Leonard Taso ish-kryetari i FSH të volejbollit Shqiptar, si dhe ish-volejbollisti i Bolonjës dhe kombetares së Italisë, Xhanfranko Barbjeri. Ata kanë ndihmuar shumë shkolla në vendin tonë për gjallërinë e veprimtarive sportive nëpermjet ndihmave humanitare duke u dhënë bazë materiale e uniforma sportive . Në muajin maj në Zogje u organizua një takim sportiv në volejboll, vajza e djem . Kupen e skuadrës fituese e emertuam, Abaz Xhafa, ish- futbollist i Elbasanit në vitet 1932 -1934 dhe atlet i po këtij klubi( kampion kombëtar në 100m më 1933. Për këtë ftuam edhe ish -nxënës dhe mësues të kësaj shkolle ndër vite .Ndërmjet tyre ishte dhe ish-sportisti Zabit Lleshi,sot mësues në pension (me kontribute në fushen e sportit në Bulqizë e Dibër) .Agim Xhafa ish -drejtor në shkollën Zogje, gjithashtu kanë dhënë një ndihmesë të cmuar në fushen e sportit ish -mësuesit e shkollës tonë, Medi Dema,Shukri Xheleka,Zabit Kaci . Nga gryka e vogël kanë dalë sportistë me kontribute si :Abas Xhafa, Shemsi,Lut e Riza Manjani,Mirela Manjani e Suzana Alimani atletik, Zabit Lleshi gjimnazist(me klubin studenti 1966 -1968 , Njazi Dani futbollist me Korabin) Abazi ( Elbasan),Shema ,Luti e Rizai me Korabin. Hamza Manjani volejbollist. Në shenjë respekti dhe falenderimi i dhuruan edhe drejtorit të shkollës bluzën e Kombëtares z. Mario Veliu.
Drejtori i shkollës MV në shenjë falenderimi u dha nga një dekoratë z. Leonard Tasos, Xhanfranko Barbjeri, si dhe z. Zabit Lleshi, dhe një falenderim për z. Defrim Methasanin për organizimin e festës dhe aktivitetit sportiv, Ishte një nisme e frytshme që promovuan bashkëpunimin, respektin dhe shpirtin e komunitetit shkollor.

Photos from Shkolla 9-vjeçare "Man Jella" Zogjaj's post 09/04/2025

📌 Koordinatoria e keshillimit te karrieres ms.Rozeta Shira realizoi takimin e radhes me nxenesit e klases VIII-IX per te diskutuar rreth vleres se profesioneve, rreth rendesise se perzgjedhjes per tregun e sotem te punes etj.
U diskutua me nxënësit ,u hodhen ide,u mbrojten argumentet per profesionet me te parapelqyera sot per te dyja gjinitë.
Shpresojme qe secili te dije te zgjedhe rrugen e duhur duke i hedhur që sot hapat e parë!
📚↘️

Want your school to be the top-listed School/college in Bulqizë?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Telephone

Website

Address


Zogjaj
Bulqizë
8404

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00