Xhamia "Borizanë"

Xhamia "Borizanë" All-llahu eshte 1. ☝☝

Gëzuar festën e Fitër Bajramit .!Argjerim të pranuar edhe dua të pranuara!
10/04/2024

Gëzuar festën e Fitër Bajramit .!
Argjerim të pranuar edhe dua të pranuara!

10/04/2024
09/04/2024

NJOFTIM PËR FITËR BAJRAMIN 2024 📢

- Dita e mërkurë, më 10 prill 2024, është dita e parë e Fitër Bajramit.

- Ceremonia e Fitër Bajramit do të zhvillohet në xhamine Borizanë.

Programi i Bajramit:

- Falja e farzit të sabahut në orën: 5:45.
- Lexim Kur’ani dhe ligjëratë deri në faljen e namazit të Bajramit.
- Falja e namazit të Fitër Bajramit në orën: 7:00.

- Sadekatul-Fitri është 400 lekë të reja për person.
- Fidja (kompensimi) për ata, të cilët nuk kanë pasur mundësi të agjërojnë, është 400 lekë të reja për çdo ditë të agjërimit.
_______________________________________
Xhamia Borizane ju uron: Gëzuar Fitër Bajramin!

08/06/2022

Lutja nënkupton strehim te Allahu, prandaj streha më e mirë është që të lutesh.

02/06/2022

Kur nisesh për një udhëtim përgatitesh shpirtërisht emocionalisht dhe fizikisht, por për udhëtimin për në botën tjetër a je përgatitur?

Çka është jeta?Për ta kuptuar jetën drejt, duhet t'i vizitosh 3 vende; spitalin, burgun dhe varrezat. Në spital e mëson ...
20/05/2022

Çka është jeta?

Për ta kuptuar jetën drejt, duhet t'i vizitosh 3 vende; spitalin, burgun dhe varrezat. Në spital e mëson se nuk ka asgjë më të shtrejtë se shëndeti! Në burg e sheh se nuk ka gjë më të bukur se liria. Ndërsa në varreza do të kuptosh se jeta nuk është më shumë se dheu të cilin sot e shkel me këmbën tënde, e nesër ai dhe do të mbulojë ty. Dmth, siç kemi ardhur pa asgjë, do të shkojmë pa asgjë. Përveq me veprat tona që i kemi bërë në jetë.
Për këtë arsye, të jemi modest në jetën tonë, dhe ta falenderojmë Zotin për çdo gjë e pa ja nda...!

E huazuar.

Gëzuar për shumë vjet festën e Fitër Bajramit. Allahu na i pastë pranuar të gjitha ibadetet.
02/05/2022

Gëzuar për shumë vjet festën e Fitër Bajramit. Allahu na i pastë pranuar të gjitha ibadetet.

02/04/2022

Gëzuar për shumë vjet Ramazanin.
Agjërim të lehtë e të pranuar.

08/03/2022

Xheneti është nën këmbët e nënës.
Kush sillet mirë me bashkëshorten ka fituar Xhenetin.
Kush edukon një vajzë ka për të hyrë në Xhenet.

07/03/2022

Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë mësuesit.

05/03/2022

✍️Kreshnik Osmani
Një Cernobil ekonomik dhe uri nukleare po shpërthen në Shqipëri.
Prej disa ditësh efekti domino i luftës në Ukrainë ka nisur të japë ndikimet e para edhe tek ekonomia kockë e lëkurë e shqiptarëve.
Një pjesë e shqiptarëve kanë vrapuar tek supermarketet për të grumbulluar në panik të gjithë miellin dhe ushqimet e shportës, ndërsa një pjesë tjetër me portofolë plotësisht të boshatisur i janë dorëzuar manualit të famshëm hyjnor që i ka mbajtur historikisht shqiptarët me gajret: “Si të jetë kismet”.
Ndërkohë që shqiptarët e mirë dhe të dhembsur, por edhe hipokritët dhe krokodilët ndër ta, vrapojnë të qajnë për popullin e Ukrainës, që nuk është gjë tjetër veçse një viktimë dhe kurban i një konflikti më të madh se ata, harrojnë se vetë atyre po u plas në dorë Cernobili ekonomik, që rrezikon të na shuajë si popull dhe si racë.

22/02/2022

Mbi “platformat” degjeneruese mbarëshqiptare!

Nga: Sali Shasivari

Në momentet kur shqiptarët e trojeve etnike - si dhe ata të diasporës - presin me padurim krijimin, promovimin, kultivimin dhe realizimin e platformave të shumëpritura mbarëshqiptare, të cilat do të reflektonin vlerat e mirëfillta identitare, fetare, etnike, kombëtare, kulturore, folklorike, arsimore, akademike, shoqërore, ekonomike, politike, civilizuese, etj., dhe, të cilat do të kontribuonin në formësimin, unifikimin dhe sendërtimin e një vizioni, misioni dhe strategjie të qartë, të fortë, dhe konzistente mbarëkombëtare, me qëllim të përmirësimit të padrejtësive historike, ballafaqimit me problemet aktuale, si dhe përgatitjes për sfidat e së ardhmes… Në këto momente kyçe, kur është në pyetje vetë qenia dhe perspektivat e këtij kombi… Dhe, pas shumë vitesh dhe dekadash pritjeje… Ne jemi dëshmitarë të një çmendurie, çorrodie, dhe histerie masive mbarëshqiptare, e cila, është katandisur në shkatërrimin e 'qelizës amë', 'indit formësues', si dhe vetë 'kodit gjenetik' të kombit, që, në bërthamën dhe strukturën e tij ngërthen nocionet dhe kodekset më të shenjta që kanë të bëjnë me sedrën / nderin, moralin, turpin shoqëror, familjen, besën / fjalën e dhënë, korrektësinë, etj.; duke i zëvendësuar të njejtat me “platforma” të degjenerimit moral, prishjes së normave dhe kodeve etike, kontaminimit kulturor, shkatërrimit të familjes, etj.

Kështu,

- Në momentet kur pritej që elitat dhe shtresat e ndryshme të këtij populli të promovojnë Akademinë e Përbashkët të Shkencave dhe Arteve Shqiptare… Gjithçka që kemi për momentin është ‘Akademia e Yjeve të Estradës’, e cila po zgjerohet ditë e më shumë, duke e pozicionuar këtë popull në ‘top listën e popujve me më shumë këngëtarë për kokë banori’… këngëtarë që mbijnë si këpurdha…, dhe, të cilët, në të shumtën e rasteve, në vend që të promovojnë vlera të mirëfillta folklorike dhe muzikore, ata promovojnë degjenerim, erotizëm, amoralitet, perversitet, sharje, drogë, alkool, përbaltje, shund, kiç, djallëzi, etj.!

- Në momentet kur pritej që elitat dhe shtresat e ndryshme të këtij populli të krijojnë emisione dhe platforma të mirëfillta mediatike, në të cilat do të debatohej për problemet dhe sfidat e ndryshme serioze me të cilat ballafaqohet populli shqiptar gjithandej… Në këto momente, shqiptarët e shqipërive tona duken tejet të zënë - deri në përmasa të ankthit dhe etheve - me disa “platforma” perverse dhe erotike të llojit ‘Big Brother’, ‘Për’puthen’, ‘Why Not’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Zonë e Lirë’, etj.; si dhe, në rastet më të mira, me disa debate idioteske dhe shterpe…!

- Në momentet kur shqipëritë tona po përjetojnë ekzodin më të madh në historinë më të re, depopullimin enorm, dhe normat më të ulta të natalitetit…; dhe, kur pritej që i gjithë fokusi të drejtohet kah promovimi i vlerave të familjes, atdheut, etj. … Elitat dhe shtresat e ndryshme të këtij populli janë katandisur drejt promovimit dhe miratimit të platformave të cilat rrezikojnë institucionin familje, shkatërrojnë indin shoqëror, dhe, të cilat, rrjedhimisht, shuajnë edhe vetë atdheun…!

- Në momentet kur pritej që elitat dhe shtresat e ndryshme të këtij populli t’i bashkojnë idealet rreth Flamurit Kombëtar kuqezi… Për momentin, flamuri i vetëm rreth të cilit ata janë të përbashkuar, duket të jetë Flamuri LGBT-ist shumëngjyrësh…!

- Në momentet kur populli shqiptar - në plan të brendshëm - duket më i dezintegruar se kurrdoherë më parë (sidomos kur kemi parasyshë ndarjen e tyre në shumë shtete, si dhe faktin që, disa pjesë të këtij kombi ende po përpëliten nën asimilim dhe gjenocid territorial, kulturor, ekonomik, politik, etj.)… Elitat dhe shtresat e ndryshme të këtij populli vazhdojnë të tallen me inteligjencën kolektive; duke premtuar, herë ‘integrim rajonal’ - me xhelatët e këtij populli - të llojit ‘mini-shengen’, herë ‘integrim evropjan’, e, herë ‘integrim global’… Ndërsa, të mjerët, tashmë, pas shumë vitesh dhe dekadash, nuk arritën ta realizojnë as edhe një Abetare të Unifikuar mbarëkombëtare!!!

Në gjithë këtë mishmash, këtë katrahurë, dhe këtë mjerim mbarëshqiptar; dhe, nën hijen e këtyre “platformave” degjeneruese mbarëkombëtare; shtrohet pyetja se, ky popull, a thua vallë - në të vërtetë - posedon elita, institucione dhe shtresa të mirëfillta shoqërore?! Madje, a thua vallë ku janë ‘masa kritike’, ‘opinioni i përgjithshëm’, si dhe ‘masat e gjera popullore’ karshi ‘tragjedive’ të këtilla ogurzeza?! A thua vallë në këtë popull nuk ka mbet aq shpirt, vetëdije, ndërgjegje, sedër dhe sens për t’u ngritur kundër kësaj histerie dhe çmendurie masive, si dhe kundër kësaj havarie dhe tragjedie mbarëshqiptare…?! Fundja, a thua vallë, ku janë ata që promovojnë ideale kombëtare, norma morale, dhe vlera fetare, karshi gjithë kësaj që po ndodh?! Në instancë të fundit, ku janë Bashkësitë Fetare, ‘klerikët fetar’, dhe ‘ideologët kombëtar’?! E, mbi të gjitha, ku janë Bashkësitë Islame dhe hoxhallarët, si dhe institucionet edukativo-arsimore dhe mësuesit e këtij populli?!

‘O tani, o kurrë’ është koha për të ngritur zërin e arsyes dhe njerëzishmërisë…; sa nuk është bërë shumë vonë…!

Madje, nëse nuk jemi në gjendje që t’i mbrojmë vlerat kyçe njerëzore, morale, fetare, dhe kombëtare, atëherë, së paku, le të ndalojmë së promovuari turbo folk dhe pseudo-patriotizëm, përmes postimit të flamujve, simboleve, figurave, dhe uratave të ndryshme në raste të festave, ngjarjeve dhe ndodhive të ndryshme kombëtare…; duke u vetëmashtruar - dhe duke mashtruar të tjerët - me parulla, sllogane, dhe maksima pa përmbajtje; të cilat, përpos formaliteteve dhe satisfaksionit të momentit, nuk ofrojnë asgjë substanciale…!

Për pasojë, nëse nuk ndërmarrim asnjë masë për parandalimin e këtij degjenerimi enorm, që po përhapet furishëm, ne rrezikojmë që së shpejti të arrijmë në një situatë, në të cilën, parimet, simbolet, dhe figurat tona kombëtare do të shndërrohen në relikte të së kaluarës, dhe, të njejtat, do të zëvendësohen me simbole të turpit, dhe me figura të degjeneruara…!

Në këtë mënyrë, në momentet që do të humbasim ‘historinë e lavdishme’, institucionin ‘familje’, shtresën ‘rini e shëndoshë’, dhe shtëpinë e përbashkët të quajtur ‘atdhe’, në ato momente, nuk do të mbetet asnjë flamur që do të jetë në gjendje që ta mbulojë mjerimin, dekadencën dhe tragjedinë tonë kolektive… bile, as 'flamuri shumëngjyrësh'…!!!

Rënia më e rrezikshme të cilën mund ta përjetojë një individ, kolektiv, apo shoqëri, është rënia morale... E, kur humbet morali, me automatizëm humbet jo vetëm feja, kombi dhe atdheu, por edhe vetë dinjiteti, identiteti, dhe integriteti njerëzor...!

Pikërisht këtë ka për qëllim maksima e njohur dhe e urtë, e cila tingëllon: ‘Nëse nuk ke turp, bëj çka të duash’...!

Andaj, kujdes...!

Address

Rr. Shkolles, Burizane, Kruje, Shqiperi
Borizanë
1503

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia "Borizanë" posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share