11/03/2024
Përshëndetje, miq të faqes sonë!
Duam t'ju përshëndesim të gjithëve dhe t'ju informojmë se faqja jonë tani do të jetë një hapësirë dedikuar për të postuar gjithçka rreth Devollit, vlerave, historisë, dhe traditave të tij.
Po ashtu, do të përqendrohemi tek devollinjtë që kanë arritur suksese brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne synojmë të jemi një portal argëtues për çdo person që na ndjek, gjithmonë në mbështetje të Devollit dhe të devollinjve. Prandaj, ashtu siç na ka hije, ju ftojmë:
🍻 TË NGREJMË NJË DOLLI PËR:
1. Faqen tonë të re,
2. Ndjekësit tanë dhe familjet e tyre,
3. Devollin dhe devollinjtë anembanë botës (mund të komentoni emrat e tyre për t'i përshëndetur në koment).
Gëzuar! Urojmë shëndet, mbarësi edhe më shumë ditë të bukura përpara.