Gjimnazi "Fuat Babani" Bilisht

Gjimnazi "Fuat Babani" Bilisht Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Gjimnazi "Fuat Babani" Bilisht, High School, Rruga Superstrada Devoll, Bilisht.

16/09/2026

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

16/09/2026

📢 NJOFTIM PËR NXËNËSIT DHE PRINDËRIT

🏫 Gjimnazi “Fuat Babani” Bilisht

Për të lehtësuar procesin e regjistrimit dhe për t’ju orientuar hap pas hapi, po publikojmë një videoudhëzues për regjistrimin e nxënësve në programin “Pas Shkolle” përmes platformës SMIP.

📌 Në video do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për të kryer regjistrimin në mënyrë të saktë dhe të plotë.

🎨 Gjithashtu, në vijim do të gjeni udhëzime për programin “Arte dhe Zeje”, për të ndihmuar nxënësit dhe prindërit në informimin dhe përzgjedhjen e aktiviteteve sipas interesave dhe prirjeve të tyre.

✨ Ju ftojmë të ndiqni me kujdes videoudhëzuesin dhe të kryeni regjistrimin brenda afateve të përcaktuara.

Arsim, kreativitet dhe zhvillim përtej orës së mësimit! 📚🎭🎨

🎓📚 Një fillim i ri, një vit i ri shkollor!Sot, në Gjimnazi “Fuat Babani”, nisëm së bashku një tjetër udhëtim të bukur dr...
14/09/2026

🎓📚 Një fillim i ri, një vit i ri shkollor!

Sot, në Gjimnazi “Fuat Babani”, nisëm së bashku një tjetër udhëtim të bukur drejt dijes, zhvillimit dhe suksesit. 🌟
Në një atmosferë festive dhe plot emocion, u zhvillua ceremonia zyrtare e ditës së parë të shkollës, ku nxënësit, mësuesit dhe prindërit u bashkuan për të shënuar fillimin e vitit të ri shkollor.
Nxënësit u përshëndetën dhe uruan për një vit të mbarë nga:
🔹 Drejtori i shkollës, z. Eduart Begolli
🔹 Kryetari i Bashkisë Devoll, z. Eduart Duro
🔹 Drejtoresha e ZVA Devoll, znj. Imelda Çuçka
Mesazhet e tyre përcollën urime për një vit të suksesshëm, me më shumë dije, përkushtim, bashkëpunim dhe arritje për çdo nxënës.
🌱 Sot mbjellim ëndrra, nesër korrim suksese! 🥇🏆
I urojmë të gjithë nxënësve dhe mësuesve një vit të ri shkollor të mbarë, të frytshëm dhe plot arritje!

📖✨ Mirë se erdhët në shkollën tonë! Mirë se erdhët në një vit të ri të dijes dhe mundësive!

13/09/2026
05/09/2026

📢 Prindër, ju rikujtojmë!
Regjistrimet e nxënësve për klasën I dhe klasën X janë të hapura në portalin e-Albania deri më 07.09.2026.
📌 Mos harroni të përfundoni regjistrimin në kohë, duke plotësuar të gjitha fushat e detyrueshme dhe duke respektuar njësinë e vendbanimit.
🏫 Siguroni vendin e fëmijës suaj për vitin e ri shkollor!

28/08/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Korçë ka në vëmendjen dhe në kujdesin e saj të vazhdueshëm një sërë prioritetesh që synojnë të prekin çdo shkollë, çdo mësues dhe mbi të gjitha, çdo nxënës.

Me 17 Zyra Vendore të Arsimit Parauniversitar në varësi, DRAP Korçë vijon të koordinojë dhe të mbështesë institucionet arsimore në një territor të gjerë, duke synuar që çdo vit shkollor të sjellë më shumë cilësi, siguri, gjithëpërfshirje dhe mundësi për zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve.

🎨 Prandaj ky vit na gjen me programe të reja të "Programit pas Shkolle", artet, kultura dhe krijimtaria;por jo vetëm këto.
Viti i ri shkollor vijon të ketë prioritet edhe
🔬 laboratorët, teknologjia dhe inovacioni;
⚽ sporti dhe aktiviteti fizik;
📚 leximi dhe bibliotekat;
💚 shëndeti fizik dhe mendor;
🧠 mbështetja psikologjike;
🎯 orientimi dhe këshillimi për karrierën;
👩‍🏫 mësimi cilësor dhe zhvillimi profesional i mësuesve;
🤝 dhe, mbi të gjitha, gjithëpërfshirja dhe mundësitë e barabarta për çdo nxënës.

Në këtë rrugëtim, një vend të rëndësishëm zë edhe mësuesi ndihmës, mbështetje për fëmijët dhe nxënësit me aftësi ndryshe, duke e bërë shkollën një hapësirë ku çdo fëmijë ka mundësinë të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet pjesë e saj.

Në çdo shkollë të DRAP Korçë, ky fillim do të na gjejë më të bashkuar, më të përgatitur dhe më pranë njëri-tjetrit.

DRAP Korçë ,së bashku për një arsim më të mirë!

Grejsi Zerja – ekselencë, këmbëngulje dhe vullnet! Me punë të palodhur, këmbëngulje dhe vullnet të fortë, maturantja jon...
24/08/2026

Grejsi Zerja – ekselencë, këmbëngulje dhe vullnet!
Me punë të palodhur, këmbëngulje dhe vullnet të fortë, maturantja jonë ekselente Grejsi Zerja ka dëshmuar se suksesi arrihet kur talenti bashkohet me përkushtimin. 📚
🩺 Në Konkursin e Mjekësisë, Grejsi është renditur në vendin e 64-të, një rezultat që dëshmon zgjuarsinë, përgatitjen dhe seriozitetin e saj.

E vendosur dhe gjithmonë e gatshme për të dhënë më të mirën, Grejsi është shembulli i një maturante që nuk dorëzohet përballë sfidave, por ecën gjithmonë përpara drejt qëllimeve të saj.
👏 Urime Grejsi! Jemi krenarë për arritjet e tua dhe besojmë se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë drejt sukseseve të mëdha!
Suksese në çdo hap të së ardhmes!

Krenari Suksese Ekselencë

NJOFTIM PER ZHVILLIMIN E SEZONIT TE DYTË TË PROVIMEVE TË MSH: Provimet do të zhvillohen tek gjimnazi "Themistokli Germen...
19/08/2026

NJOFTIM PER ZHVILLIMIN E SEZONIT TE DYTË TË PROVIMEVE TË MSH:
Provimet do të zhvillohen tek gjimnazi "Themistokli Germenji". Nxenesit duhet të paraqiten ne orën 8:30 ne shkolla e caktuar per provimet. Me vete duhet kenë dokument identifikimi, stiloaps blu ose te zi. Ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave dhe mjeteve të tjera digjitale.

NJOFTIMBazuar në shkresën me nr. 1809/1 prot. të AKAP, ju njoftojmë se në periudhën 24 gusht – 7 shtator 2026 do të riha...
18/08/2026

NJOFTIM

Bazuar në shkresën me nr. 1809/1 prot. të AKAP, ju njoftojmë se në periudhën 24 gusht – 7 shtator 2026 do të rihapen regjistrimet për klasën X për vitin shkollor 2026–2027.

Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit e-Albania.

Ju lutemi respektoni afatin e përcaktuar për kryerjen e aplikimit.

Drejtoria e shkollës

08/08/2026

Address

Rruga Superstrada Devoll
Bilisht
7006

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 00:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjimnazi "Fuat Babani" Bilisht posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Gjimnazi "Fuat Babani" Bilisht:

Share

Category