Shkolla e Ciklit të Ulët.TRESTENIK.

Shkolla e Ciklit të Ulët.TRESTENIK. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Ciklit të Ulët.TRESTENIK., School, Bilisht.

Momente të bukura nga dita e parë e një tjetër udhëtimi plot dije e dashuri.Fëmijët janë ngjyrat më të bukura të çdo vit...
14/09/2026

Momente të bukura nga dita e parë e një tjetër udhëtimi plot dije e dashuri.Fëmijët janë ngjyrat më të bukura të çdo viti shkollor!Me dashuri, dije dhe shumë buzëqeshje një tjetër kapitull nis.

14/09/2026
14/06/2026

Sot mbyllëm me sukses një kapitull të bukur të udhëtimit tonë së bashku. Klasa jonë nuk ishte e madhe në numër, por ishte e pasur me zemra të mira, buzëqeshje të sinqerta dhe ëndrra të mëdha.
Të dashur nxënësit e mi, ju falënderoj për çdo përshëndetje të ngrohtë, për çdo përpjekje, për çdo moment që e bëtë këtë rrugëtim të veçantë. Ju pashë të rritesh*t dita-ditës, të mësonit, të gabonit, të ngrihesh*t sërish dhe të arrinit suksese që sot na bëjnë krenarë të gjithëve.
Edhe pse nesër do të ndiqni rrugë të reja, mos harroni kurrë se në bankat e kësaj klase keni lënë një pjesë të fëmijërisë suaj dhe në zemrën time keni zënë një vend të veçantë.
Fluturoni drejt ëndrrave tuaja me guxim, ruani mirësinë në shpirt dhe mos rreshtni kurrë së besuari te vetja.
Ndonjëherë klasat më të vogla lënë kujtimet më të mëdha." Ju uroj një të ardhme të ndritur dhe plot arritje!
Me shumë krenari mësuesja juaj: Malvina Shyti

24/04/2026

23 Prill Dita e librit.

27/03/2026

Me shumë përkushtim dhe dashuri për profesionin, arrita të marr titullin “Mjeshtër”, një vlerësim që ia kushtoj mbi të gjitha nxënësve të mi.
Çdo ditë me ju është një mundësi për të mësuar, për të rritur dhe për të dhënë më të mirën nga vetja. Ju jeni arsyeja pse e dua këtë profesion.
Faleminderit që më frymëzoni çdo ditë!

14/03/2026

Gëzuar Ditën e Verës!

25/02/2026

Nxënësit e klasës së pestë zhvilluan një vizitë njohëse në Qytezë, Sinicë, Dardhë dhe Arrzë.
Gjatë kësaj veprimtarie ata u njohën nga afër me traditat, zakonet dhe vlerat kulturore të zonës. Përvoja ishte mjaft frymëzuese dhe forcoi tek nxënësit dashurinë për vendlindjen dhe respektin për trashëgiminë tonë kulturore.

17/02/2026

Gëzuar festën e Pavarësisë së Kosovës!Një ditë krenarie, lirie dhe shprese për të ardhmen e saj!

Address

Bilisht

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Ciklit të Ulët.TRESTENIK. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category