02/05/2021
Lavderimi dhe falenderimi i takon Allahut Teala. Allahu ja shperbleft me agjerim te pranuar dhe me xhennet firdeus kontribuesve ne keto dite te begate. Allahu ja shperbleft shoqates vellazerore humanitare İstambul per ushqimet qe u shperndan ne xhamin e Beqarve per vellezerit agjerues. Allahu na i pranoft agjerimin ne kete muaj te madherishem, dhe na beft prej banorve te xhennetit.
02/04/2021
Xhumaja e par pas restaurimit. Allahu na i pranoft namazin dhe lutjet tona ne kete dite te begate.
02/04/2021
Xhamia e Beqarve pas restaurimit.
26/12/2018
Kalçeto me djemte e kursit te xhamis se beqarve.
30/03/2018
Elhamdulileh edhe nje xhuma tjeter e mbyllem me bereqet ne kasaban e Roshnikut. Vendlindja e sadrazameve. Presim duat tuaja vellezer.
29/03/2018
DITURIA ME 6 FJALË
Isai alejhi selam kishte takuar një bari delesh në shkretirë dhe i kishte thënë: O njeri, e kalove jetën duke qenë rojtar- bari në shkretirë, sikur ta kishe kaluar jetën duke kërkuar dituri, do të ishte më mirë për ty
Rojtari i tha: Pejgamberi i All-llahut, nga dituria i kam mësuar gjashtë gjëra (mesele) dhe i praktikoj shumicën e tyre, e ato janë:
Çështja e parë: Derisa të ekzistojë hallalli, nuk do të ha haram!
Çështja e dytë: derisa sa të ekzistojë drejtësia, nuk do të gënjej.
Çështja e tretë: derisa ti shoh të metat -mëkatet e mia, nuk do të merrem me të metat e të tjerëve.
Çështja e katërt: për derisa shejtani nuk ka vdekur, nuk do të jem i sigurt prej tij.
Çështja e pestë: derisa arkën e Allahut xh.sh. po e shoh se është plotë, nuk do t’i drejtohem arkave të krijesave.
Çështja e gjashtë: derisa nuk i shoh këmbët e mia se më shpijnë drejtë xhenetit, nuk jam i sigurt se do ti shpëtoj zjarrit të xhehenemit.
Isa alejhi selam i tha: kjo është dituria e të parëve dhe të mbramve, paske lexuar dhe paske ruajtur këtë dituri.
28/03/2018
Çfarë morali i lartë është ky?!
Junus ibn Abdul'eala ka qenë prej nxënësve të Imam Shafiut.
Një herë, ai debatoi me Imam Shafiun për një mesele, në të cilën e kundërshtonte. Junusi u zemërua, u ngrit nga mexhlisi dhe e la Imam Shafiun e shkoi në shtëpi.
Sapo ra nata, dëgjoi të trokitej në derën e tij.
Junusi: Kush është në derë?
Ai që trokiste: Muhamed ibn Idris.
Junusi: Mendova për çdo njeri që e kishte emrin Muhamed ibn Idris, përveç Shafiun.
E hapa derën dhe u befasova.
Imam Shafiu: O Junus, jemi bashkuar për qindra mesele dhe u ndamë për një mesele të vetme!!
O Junus, mos u përpjek të triumfosh në çdo debat, sepse nganjëherë "fitimi i zemrave" është më parësor se sa "fitimi i qëndrimeve".
O Junus, mos i shemb urat, të cilat i ke ndërtuar dhe i ke kaluar, sepse ndoshta një ditë do të kesh nevojë për ta. Urre gjithmonë "gabimin", por mos urre "gabimtarin". Dhe, urre me gjithë zemrën tënde "gjynahun", por tolero dhe mëshiro "gjynahqarin".
O Junus, kritiko "thënien", por respekto "thënësin", sepse puna jon është të zhdukim sëmundjen, e jo të sëmurin".
Çfarë morali i lartë është ky?!!