Shkolla ''Osmën Sula'' Hingë

Shkolla ''Osmën Sula'' Hingë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla ''Osmën Sula'' Hingë, School, Berat.

Dita e parë në kopshtin Kuç.Zërat  dhe buzëqeshjet e fëmijëve mbushin kopshtin me jetë e gjallëri .Suksese vogëlushë!🥰🌟✨...
14/09/2026

Dita e parë në kopshtin Kuç.
Zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve mbushin kopshtin me jetë e gjallëri .
Suksese vogëlushë!🥰🌟✨️

💫✨️Suksese yje të klasës së parë! 🌟💫Qoftë e mbushur me suksese rruga juaj e gjatë e dijes!📚📚📖📖
14/09/2026

💫✨️Suksese yje të klasës së parë! 🌟💫
Qoftë e mbushur me suksese rruga juaj e gjatë e dijes!📚📚📖📖

🌸📚Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026- 2027!📚🌺Nesër hapim dyert e një viti të ri plot dije, ëndrra, miqësi dhe mund...
13/09/2026

🌸📚Mirë se vini në vitin e ri shkollor 2026- 2027!📚🌺
Nesër hapim dyert e një viti të ri plot dije, ëndrra, miqësi dhe mundësi të bukura për të gjithë nxënësit tanë.
Urojmë që ky vit shkollor të jetë i mbushur me suksese, përkushtim, buzëqeshje dhe arritje të paharrueshme!
Mirë se vini, të dashur nxënës! 🥰🥰🥰
Le të jetë ky një vit i mbarë për ju, mësuesit dhe prindërit tuaj!

Sot filloi shpërndarja e librave, duke shënuar fillimin e një viti  të ri shkollor .📖📚Urojmë një vit plot dije, përkusht...
03/09/2026

Sot filloi shpërndarja e librave, duke shënuar fillimin e një viti të ri shkollor .📖📚
Urojmë një vit plot dije, përkushtim buzëqeshje dhe shumë suksese!

01/09/2026
06/07/2026

NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN NË KLASËN E PARË 2026 - 2027!

📚Regjistrimi i nxënësve për klasën e parë për vitin shkollor 2026 - 2027 fillon më datë 06.07.2026 - 31.07.2026

📚Regjistrimi bëhet përmes aplikimit online në e - Albania.

✅️Kërkohet të hyni vetë me ID-në tuaj personale të kartës së identitetit dhe me paswordin tuaj në e - Albania

✅️Nëse hasni vështirësi, ju sigurojmë mbështetje në shkollë, por paraprakisht duhet të jeni të regjistruar në e-Albania

✅️Aplikimi për regjistrim në klasë të parë bëhet nga prindi i nxënësit ose kujdestari ligjor i fëmijës që është për regjistrim në klasën e parë

✅️Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të ngarkohet në platformën e - Albania nga aplikanti dhe hapat për regjistrim janë si më poshtë:

📍1. Dokument i kujdestarisë ligjore

📍2. Identifikohuni si qytetar në e - Albania

📍3. Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim në klasë të parë"

📍4. Klikoni butonin "Përdor"

📍5. Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo"

📍6. Aplikimi shkon në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën e trajtimit të kërkesës

📍7. Nëse çdo dokumentacion është i rregullt, shkolla regjistron nxënësin

Suksese!

Pas një rrugëtimi të gjatë ju po festoni një nga momentet më të bukura të jetës tuaj shkollor. ✨🎓Minimatura nuk është th...
03/07/2026

Pas një rrugëtimi të gjatë ju po festoni një nga momentet më të bukura të jetës tuaj shkollor. ✨🎓

Minimatura nuk është thjesht një festë, por një kujtim që do ta mbani gjithmonë në zemër. Pas çdo buzëqeshjeje fshihen përpjekje, mësime, miqësi dhe ëndrra që sapo kanë nisur të marrin krahë.
Ju urojmë që kjo mbrëmje të ketë lënë tek ju gëzim, emocione dhe kujtime të paharrueshme.
Ecni përpara me besim, guxim dhe dashuri për dijen.
E ardhmja ju pret me mundësi të pafundme!
Jemi krenarë për secilin prej jush! 🌟✨️🥰🥰

Nesër nxënësit tanë të klasës së nëntë do të japin provimin e fundit, duke mbyllur kështu një cikël të rëndësishëm të je...
29/06/2026

Nesër nxënësit tanë të klasës së nëntë do të japin provimin e fundit, duke mbyllur kështu një cikël të rëndësishëm të jetës së tyre shkollore.
Me krenari, dashuri dhe pak mall, ju urojmë suksese në këtë hap të rëndësishëm.
Faleminderit për buzëqeshjet, përpjekjet, kujtimet dhe momentet e bukura që ndamë së bashku gjatë këtyre viteve
Ju urojmë që rruga juaj të jetë e mbushur me arritje, ëndrra të realizuara dhe besim në vetvete.
Shkëlqeni kudo që do t’ju çojë jeta!🌟🌟💫💫

Suksese, nxënës të dashur!
Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik

Address

Berat

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla ''Osmën Sula'' Hingë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category