Shkolla 22 Tetori Berat

Shkolla 22 Tetori Berat Ne shkollen tone mesojne
780 nxenes dhe punojne 44 mesues.Jemi shkolla e dyte me e vjeter ne Berat dhe me rezultate me te mira ne te gjitha koherat.

19/09/2026

Programi “Pas Shkolle” sjell mundësi për çdo fëmijë që të zbulojë interesa të reja, të zhvillojë aftësitë dhe talentet e tij, të krijojë dhe të mësojë përmes aktiviteteve të ndryshme.

📅 Regjistrimet: 15–25 shtator
💻 Regjistrimi kryhet nga prindi përmes platformës SMIP.

🎨🎵📖🏃‍♀️ Zgjidhni klubin që i përshtatet më shumë fëmijës dhe bëhuni pjesë e një pasditeje plot dije, kreativitet dhe miqësi!

“Pas Shkolle”
Çdo talent meriton hapësirën për t’u zhvilluar.

15/09/2026

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,

Sot hapim së bashku një kapitull të ri në jetën e shkollës sonë.

Ju uroj nga zemra mirëseardhjen në shkollën “22 Tetori” nxënësve të klasës së parë të cilët ulen për herë të parë në bankat e shkollës.Suksese në rrugën e bukur të dijes!

Të dashur nxënës të të gjitha klasave të arsimit bazë të shkollës sonë. Sot fillojmë mësimin në një shkollë me rikonstruksion total, me ambientet më bashkëkohore ,me një mision të përbashkët:të mësuarit për të ndërtuar kompetencat që do t’u bëjnë të aftë për jetën.

Sot po shkruhet faqja e parë e librit për këtë vit shkollor, një vit që do të jetë i mbushur me mundësi të reja për të mësuar, zhvilluar e realizuar ëndrrat tuaja.
Mjafton këmbëngulja, dëshira për të qënë të parët,shpirtin e garës dhe rezultatet e larta do t’ju ndjekin vet.

Ne të gjithë së bashku duam që ky vit të ketë nxënësin në qendër ku çdo fëmijë të ndihet i sigurt, i respektuar ,i dëgjuar dhe i mbështetur. Por shkolla jonë nuk do të jetë vetëm një mjedis ku do të zhvillohen orët mësimore. Ne duam që ajo të jetë një hapsirë ku nxënësi mëson ,krijon, bashkëpunon, zbulon talentin dhe përgatitet për jetën.

Një nga prioritetet tona kryesore këtë vit do të jetë përdorimi sa më i mirë i kabineteve të shkollës,implementimi sa më i mirë i kurrikulës së re në klasat I, VI, përmirësimi i vazhdueshëm i mjedisit shkollor duke krijuar kushte më të favorshme për nxënësit dhe mësuesit.

Gjuhet e huaja në shkollën tonë janë
Anglisht dhe Italisht -gjuhë e huaj e parë dhe Frengjisht gjuhë e huaj e dytë si një mundësi e mirë për nxënësit, duke i bërë ata më të aftë për komunikimin global dhe perspektiven për jetën.

Programi “Pas shkolle “ është mundësi që koha pas përfundimit të mësimit të shëndërohet në një kohë të dobishme dhe frytëdhënëse në të mësuarin e orëve përforcuese,zejeve ,aktiviteteve SHQK në të cilën mundësohet të zhvillojnë aftësitë e tyre, të bashkëpunojnë, krijojnë dhe të socializohen në një mjedis të sigurt dhe edukues.

Ne duam që nxënësit tanë të kenë arsye për të ardhur në shkollë, jo vetëm për mësimin, pa diskutim, por edhe për talentin, pasionin dhe idetë brilante që kthehen në veprimtari konkrete.

Ekipet sportive do të zënë një vend shumë të rëndësishëm këtë vit. Ne do t’i mbështesim ekipet e shkollës duke nxitur pjesëmarrjen e nxënësve në aktivitete dhe gara sportive. Sporti na mëson disiplinën, respektin për kundërshtarin, këmbënguljen, shpirtin e garës dhe të ekipit dhe një mënyrë të shëndetshme jetese. Ne duam që çdo nxënës të ketë mundësinë të zbulojë dhe të zhvillojë talentin e tij.

Të dashur kolegë,

Puna jonë nuk matet vetëm me atë që shkruhet në një regjistër elektronik apo me rezultatet në fund të vitit. Ajo matet edhe me fëmijën që ndihet i sigurt, me nxënësin që zbulon talentin e tij, me atë që fiton besimin te vetja dhe me atë që largohet nga shkolla jonë i mirëpërgatitur për jetën.

Prandaj, edhe këtë vit, le të punojmë së bashku që çdo nxënës të marrë atë që meriton: mbështetje, besim dhe arsim cilësor. Këto janë vlerat që përkthehen në rezultate të larta për shkollën tonë dhe mbi të gjitha për nxënësit tanë.

Të dashur prindër,

Bashkëpunimi juaj është çelësi i suksesit të fëmijëve tuaj. Shkolla dhe familja duhet të ecin në të njëjtin drejtim, me të njëjtin qëllim: të krijojmë kushtet që çdo fëmijë të rritet, të mësojë, të zhvillojë talentet dhe të besojë te vetja.

Qoftë një vit i mbarë për çdo nxënës dhe mësues të shkollës sonë!

Suksese së bashku!

Drejtoreshë Albana Hoxha

11/09/2026

📚✨ Gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027!

Pas një pune të përkushtuar, të palodhur dhe me shumë përgjegjësi nga stafi pedagogjik i shkollës, gjithçka është gati për të mirëpritur nxënësit tanë në një tjetër vit plot dije, sfida, përkushtim dhe suksese.
Mirë se vini, nxënës të dashur!
Dyert e shkollës janë të hapura për ju dhe ne ju urojmë një fillim të mbarë dhe rrugëtim të bukur drejt dijes dhe arritjeve.
🎓📖

10/09/2026
09/09/2026

📌 NJOFTIM PËR PRINDËRIT
Të nderuar prindër,
Në bazë të nenit 47/1 të ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Vendimit nr. 627, datë 30.07.2026, të Këshillit të Ministrave, në institucionet arsimore parauniversitare publike do të zhvillohet Programi “Pas Shkolle”.
🌟 Çfarë synon Programi “Pas Shkolle”?
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
📚 Përforcimin e të nxënit;
🤝 Zhvillimin e aftësive sociale;
🎨 Zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
🏃 Zhvillimin e aftësive sportive.
Programi realizohet për nxënësit e regjistruar në institucionet arsimore parauniversitare publike.
📚 Në arsimin fillor, klasat I–V:
📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
⏰ Si do të zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH)
• 5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ)
• 2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet mund të përfshijnë:
🎵 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌️ Art pamor • 🧵 Zeje
👥 Organizimi i grupeve
Grupet krijohen me minimumi 20 dhe maksimumi 30 nxënës, në përputhje me përcaktimet përkatëse.
📌 TË RËNDËSISHME PËR PRINDËRIT
• Pjesëmarrja në program bëhet mbi bazën e aplikimit të prindit në SMIP.
• Nxënësi nuk vlerësohet me notë gjatë këtij programi.
• Gjatë vitit shkollor do të zhvillohen 2 aktivitete.
• Nxënësit duhet të frekuentojnë rregullisht programin.
• Frekuentimi i nxënësve dhe realizimi i veprimtarive regjistrohen në SMIP.
🌟 Një mundësi më shumë për fëmijët Tuaj☺️
Programi “Pas Shkolle” synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëveprojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
🤝 Bashkëpunimi shkollë–familje është çelësi isuksesi.🤗
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj!

📚 NJOFTIM PËR PRINDËRITTë nderuar prindër, procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2026–202...
04/09/2026

📚 NJOFTIM PËR PRINDËRIT

Të nderuar prindër,

procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2026–2027 do të fillojë të martën, 8 shtator nga ora 08:00 – 13:30

Ju lutemi të paraqiteni pranë shkollës gjatë këtij orari për të tërhequr tekstet shkollore të fëmijëve tuaj.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin! 🌷

Drejtoria e shkollës

02/09/2026
02/09/2026
01/09/2026
✨ Gati për një fillim të ri!Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, stafi ynë u mblodh për të koordinuar masat mbi pë...
01/09/2026

✨ Gati për një fillim të ri!

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, stafi ynë u mblodh për të koordinuar masat mbi përgatitjen e mjediseve, organizimin e planeve mesimore, organizmave të shkollës,procesit të planifikimit mësimor, planifikimi i veprimtarive edukative, etj.

✨ Dyert e shkollës po hapen për një tjetër kapitull, me energji të reja, ide të bukura dhe besimin se së bashku mund të krijojmë çdo ditë më shumë mundësi për nxënësit tanë.

Address

Berat

Telephone

+355694493294

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 22 Tetori Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to Shkolla 22 Tetori Berat:

Shortcuts

Share

Category