Shkolla e Bashkuar "Jani Dodi" SINJË

Shkolla e Bashkuar "Jani Dodi" SINJË Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Shkolla e Bashkuar "Jani Dodi" SINJË, School, Shpirag, Berat.

14/09/2026
13/09/2026
23/08/2026

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Berat njofton prindërit dhe nxënësit e interesuar se, bazuar në shkresën nr. 1809/1 prot. të AKAP, nga data 24 gusht deri më 7 shtator 2026 do të rihapen regjistrimet për nxënësit e klasës së parë dhe të klasës së dhjetë, për vitin shkollor 2026–2027.

📌 Aplikimet kryhen online nëpërmjet portalit e-Albania.💻

Gjithashtu, vijon procesi i regjistrimit për nxënësit që dëshirojnë të ndjekin Gjimnazin me Kohë të Pjesshme, për të cilin aplikimet në portalin e-Albania do të jenë të hapura deri më 11 shtator 2026.
Ftojmë prindërit dhe nxënësit e interesuar të kryejnë aplikimet brenda afateve të përcaktuara.
Suksese!

06/08/2026

🎓 Nis aplikimi për Provimin e Pranimit në programin e studimit Mjekësi e Përgjithshme!

📅 6–10 Gusht 2026

Nëse keni përzgjedhur Mjekësinë e Përgjithshme në preferencat tuaja në U-Albania, hapi i radhës është regjistrimi për provimin e pranimit.

📲 Aplikimi kryhet online në portalin e-Albania, përmes shërbimit "Aplikim për provimin e pranimit në universitet".

✅ Plotësoni formularin elektronik.
✅ Ngarkoni mandatin përkatës të pagesës.
✅ Dërgoni aplikimin brenda afatit.

Pas përfundimit të aplikimit, do të pajiseni me një kod unik, me të cilin mund të ndiqni statusin e aplikimit dhe do të njoftoheni përmes email-it dhe rubrikës "Mesazhet e Mia" në e-Albania.

⚠️ Mos e humbisni afatin! Kandidatët që nuk regjistrohen për provimin e pranimit në datat 6–10 Gusht 2026 nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, edhe nëse e kanë përzgjedhur atë në preferencat e tyre.

📍 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese dhe ju mirëpret në rrugëtimin tuaj drejt profesionit të mjekut!

22/07/2026

📢 Të dashur prindër,

Kanë mbetur edhe 10 ditë për regjistrimin e fëmijëve tuaj në klasën e parë dhe klasën e dhjetë për vitin shkollor 2026–2027.

💻 Ju ftojmë të kryeni aplikimin në kohë, në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, përmes shërbimit elektronik në e-Albania.

⏳ Mos e lini regjistrimin për ditët e fundit! Respektimi i afateve ndihmon në organizimin sa më të mirë të procesit dhe garanton një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor.

🏫 Institucionet arsimore parauniversitare në varësi të ZVAP Berat ofrojnë një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe cilësor, ku stafe të kualifikuara punojnë me profesionalizëm e përkushtim, duke mbështetur zhvillimin akademik dhe personal të çdo fëmije.

📚 Përmes programeve si "Pas Shkolle", aktiviteteve edukative, kulturore, sportive dhe projekteve të shumta zhvillimore, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë potencialin e tyre në një klimë pozitive dhe motivuese.

🤝 ZVAP Berat dhe të gjitha institucionet arsimore në varësi mbeten të angazhuara për t'ju ofruar mbështetjen e nevojshme gjatë gjithë procesit të regjistrimit.

🎒 Regjistrojeni fëmijën tuaj në kohë dhe bëhuni pjesë e një viti të ri shkollor të suksesshëm!

21/07/2026

DËFTESAT JANË GATI!
Për fëmijët tuaj, për nxënësit tanë!

Të nderuar prindër,

Ju informojmë se dëftesat e nxënësve për vitin shkollor 2025–2026 janë gjeneruar dhe janë tashmë të disponueshme në portalin e-Albania.💻

Ju ftojmë të identifikoheni në llogarinë tuaj në e-Albania dhe të shkarkoni dëftesën e fëmijës, duke ndjekur hapat e paraqitur në këtë njoftim.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë vitit shkollor.📖🤝📝

Zyra Vendore Arsimore Parauniversitare Berat ju uron të gjithë nxënësve suksese në vijim! 📖💡📚

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në   dhe sis...
06/07/2026

🔴NJOFTIM SHUMË I RËNDËSISHËM‼️

🏫 💻 Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 6 korrik në dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 korrik, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre brenda këtyre afateve.

💻Regjistrimi në klasën e parë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10117

💻Regjistrimi në klasën e dhjetë 🔗https://e-albania.al/ServiceDetails/10058

03/07/2026

🎓 Matura 2026 - Kalendari i Aplikimit Universitar 2026

📢 Hapi i parë është pagesa e tarifës së aplikimit, e cila kryhet përmes faturës së gjeneruar në portalin U-Albania.

📅 Afati për pagesën: 3 korrik– 24 Korrik 2026

✅ Si të veproni?
• Hyni në portalin U-Albania me ID personale dhe ID të Maturës.
• Shkarkoni faturën e pagesës.
• Kryeni pagesën në Postën Shqiptare ose në një bankë të nivelit të dytë.
• Ngarkoni mandat-pagesën në format PDF në llogarinë tuaj në U-Albania.
• Prisni konfirmimin e kodit 6-shifror nga gjimnazi juaj.

📌 Më pas vijon:
🖥️ Plotësimi i Formularit A2: 27 Korrik – 1 Gusht 2026
🎓 Regjistrimet në universitet: 26 Gusht – 8 Shtator 2026

⚠️ Mos e lini pagesën për ditët e fundit dhe ruajeni mandat-pagesën, pasi do t'ju nevojitet gjatë procesit të aplikimit.

📚 Suksese të gjithë maturantëve në këtë etapë të rëndësishme drejt studimeve universitare!

🎓 RAUNDI I PARË I APLIKIMEVE NË UNIVERSITET 2026Po afron momenti më i rëndësishëm për maturantët! 📚📌 3 – 24 Korrik💳 Page...
30/06/2026

🎓 RAUNDI I PARË I APLIKIMEVE NË UNIVERSITET 2026

Po afron momenti më i rëndësishëm për maturantët! 📚

📌 3 – 24 Korrik
💳 Pagesa e tarifave dhe konfirmimi online.

📌 27 Korrik – 1 Gusht
📝 Aplikimi online dhe përzgjedhja e 10 programeve të studimit.

📌 22 Gusht
📊 Publikimi i renditjes së aplikantëve në U-Albania.

📌 24 Gusht
✅ Ankimimi.

📌 26 Gusht – 8 Shtator
🎯 Regjistrimi në IAL dhe publikimi në kohë reale i renditjes (7 faza, çdo 48 orë).

📌 9 Shtator
❌ Çregjistrimi nga Raundi i Parë në IAL.

📲 Ruaje këtë postim dhe dërgoja një shoku që po aplikon në universitet!

14/06/2026

🗓️ Datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë ✅

✍🏻19 qershor - Gjuhë Shqipe
🧮25 qershor - Matematikë
📚30 qershor - Gjuhë e huaj

Telefonat në shtëpi 📵 dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë🧠📖

Suksese të gjithëve🌟

Address

Shpirag
Berat

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla e Bashkuar "Jani Dodi" SINJË posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category