14/09/2026
📚Sot, dyert e shkollës sonë u hapën me buzëqeshje dhe plot emocione të bukura për një vit të ri plot dije, suksese dhe arritje!
Urojmë nga zemra të gjithë nxënësit e shkollës sonë për një vit shkollor sa më të mbarë dhe të suksesshëm!
Një urim i veçantë shkon për vogëlushët e klasës së parë, të cilët sot u ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Kjo është dita e parë e një rrugëtimi të ri e të bukur. Ju urojmë që çdo ditë në shkollë të sjellë për ju dije, miqësi, gëzim dhe shumë ëndrra që bëhen realitet!
Në këtë ditë të veçantë, patëm kënaqësinë të mirëprisnim në shkollën tonë dhe të ndanim urimet për një vit të mbarë me deputetin e zonës, z. Fadil Nasufi, Kryetaren e Bashkisë, znj. Juliana Memaj, dhe Drejtorin e ZVA-së, z. Isuf Bazaj.
I falënderojmë për praninë, urimet dhe vëmendjen e treguar ndaj nxënësve dhe shkollës sonë.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për prindërit, për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre.
Jemi të bindur se edhe këtë vit do të ndërtojmë së bashku një ure bashkëpunimi të ngushtë në edukimin e fëmijëve!
Suksese, nxënës të dashur! Qoftë ky një vit i mbushur me dije, buzëqeshje dhe shumë arritje!
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor 2026–2027! 📚
Drejtoria e shkollës!