"Drita e Dijes" Berat

"Drita e Dijes" Berat Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from "Drita e Dijes" Berat, School, 30 Vjetori, Berat.

14/09/2026
Një fillim i ri, një staf mesuesish, një qëllim!Gati për një vit të ri shkollor plot suksese, energji dhe frymëzim!💪
14/09/2026

Një fillim i ri, një staf mesuesish, një qëllim!
Gati për një vit të ri shkollor plot suksese, energji dhe frymëzim!💪

13/09/2026

Ka ditë që mbajnë brenda tyre një emocion të veçantë…
Dhe dita e parë e shkollës është një prej tyre. 📚⏰
Nesër, shkolla merr sërish jetë. Dyert hapen, klasat mbushen me zëra e buzëqeshje dhe ne kemi kënaqësinë të themi përsëri: Mirë se vini, nxënës të dashur! ❤️
Për vogëlushët e klasës së parë, nesër nis një rrugëtim krejt i ri. Hapat e parë, banka e parë, mësuesja, shokët, shkronjat e para, kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë.
Paçi një fillim të bukur dhe një rrugëtim plot dritë, vogëlushë! 📚🤍
Për të gjithë nxënësit tanë, urojmë që ky vit t’ju sjellë dije, miqësi dhe shumë arsye për të qenë krenarë për veten.
Një urim i veçantë për mësuesit dhe gjithë stafin tonë të palodhur e të përkushtuar, që çdo shtator rikthehet me të njëjtën përgjegjësi, kujdes dhe dëshirë për t’u dhënë fëmijëve më të mirën.
Dhe një falënderim i përzemërt për prindërit, që na besojnë çdo ditë atë që kanë më të çmuar: edukimin dhe formimin e fëmijëve të tyre. Besimi juaj është për ne vlerësim por edhe përgjegjësi!

Nesër fillojmë përsëri.
Me emocione të reja, me pritshmëri të reja dhe me shumë për të ndarë së bashku.

Qoftë një vit i mbushur me arritje dhe suksese që të na bëjnë krenarë! 📚🤍

Në datat 03.09.2026 dhe 10.09.2026, u zhvillua një aktivitet i organizuar nga Selia Qendrore e Kryqit të Kuq Shqiptar, k...
10/09/2026

Në datat 03.09.2026 dhe 10.09.2026, u zhvillua një aktivitet i organizuar nga Selia Qendrore e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku morën pjesë nxënësit tanë Kristjana Pirko, Damian Shushari dhe Denis Bendaj.

📚 Gjatë aktivitetit u trajtuan tema si historiku i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Shqiptar, parimet e Kryqit të Kuq, vullnetarizmi, public speaking, trafikimi, dhurimi i gjakut dhe trajtimi i parë psikologjik. Kjo përvojë i ndihmoi nxënësit të informohen më shumë rreth Kryqit të Kuq, të njihnin persona të rinj, të bashkëpunonin dhe të praktikonin të folurin në publik, duke zhvilluar vetëbesimin dhe aftësitë e tyre komunikuese. 🗣️
Një përvojë e vlefshme, edukative dhe motivuese për nxënësit tanë!

Address

30 Vjetori
Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:15
Wednesday 08:00 - 15:15
Thursday 08:00 - 15:15
Friday 08:00 - 15:15

Telephone

0682024224

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when "Drita e Dijes" Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to "Drita e Dijes" Berat:

Shortcuts

Share

Category