30/05/2022
🎭 Festivali i Teatrit për Fëmijë "𝐍𝐣ë 𝐌𝐛𝐢 𝐍𝐣ë 𝐃𝐫𝐢𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭" është evenimenti dhe risia më e madhe që qyteti i Beratit sjell në Shqipëri. Një Festival Teatror për Fëmijët e të gjitha trevave shqipfolëse. Një eveniment teatror si kurrë më parë, do të mbledhë bashkë artistët e vegjël, traditat dhe kulturat e qyteteve të ndryshme dhe trevave shqipfolëse jashtë kufijve, në një qytet, në një skenë, nën moton "Berati Qyteti i Fëmijëve''.
🤝 Ky festival/aktivitet organizohet me mbështetjen e Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund nëpërmjet programit PIUTD dhe në partneritet me Bashkia Berat , ka si qëllim promovimin dhe nxitjen e artistëve të vegjël dhe qendrave kulturore për fëmijë të të gjithë Shqipërisë, si nevojë e përbashkët e edukimit të brezave të rinj me artin dhe kulturën shqiptare.
🗓 Kalendari i festivalit:
1 Qershor - 𝐁𝐞𝐫𝐚𝐭
2 Qershor - 𝐊𝐮𝐤ë𝐬
3 Qershor - 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë
4 Qershor - 𝐅𝐢𝐞𝐫
5 Qershor - 𝐕𝐥𝐨𝐫ë
6 Qershor - 𝐃𝐢𝐦𝐚𝐥
7 Qershor - 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫
8 Qershor - 𝐊𝐨𝐫çë
9 Qershor - 𝐄𝐥𝐛𝐚𝐬𝐚𝐧
10 Qershor - 𝐃𝐮𝐫𝐫ë𝐬 - 𝐍𝐚𝐭𝐚 𝐅𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞
🎤 Juria e Festivalit: Ndriçim Xhepa, Zamira Kita, Anila Bisha
🗓 1-10 Qershor
📍 Sheshi "Sallabanda" Kalaja e Beratit.