Xhamia e Plumbit Berat Faqja Zyrtare

Xhamia e Plumbit Berat Faqja Zyrtare

Share

Xhamia e Plumbit Berat

PROGRAMI I 10-të FESTIV PËR PROFETIN MUAHEMED A.S. 25/04/2015

Mijëra qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e më gjerë, u bënë pjesë e rogramit festiv në përkujtim të Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), organizuar për të dhjetin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Fondacioni Kulturor e Arsimor “Sema”.
Mijëra besimtarë, pjesa më e madhe të rinj e të reja, mbushën paraditen e sotme sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim e vlerësim të njeriut që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, duke folur për personalitetin që la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e historisë njerëzore, u shpreh se në çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, mëshirë e dashuri dhe se përkujtime të tilla nuk janë ditë të thata përkujtimi, por janë ditë prove të moralit tonë individual dhe shoqëror përballë moralit të Profetit tonë, Muhamedit (a.s).
“Sot jemi mbledhur të gjithë së bashku nën çatinë shpirtërore të më të dashurit të Zotit dhe të gjithë universit, jemi mbledhur nën atmosferën shpirtërore të përvjetorit të lindjes së Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të! Ne besojmë se çdo vend ku përmendet emri i tij, mbushet plotë dritë, plot mëshirë e plot dashuri”, tha Kryetari Bruçaj.
Ai bëri thirrje për paqe e dashuri dhe tha se dashuritë e mëdha kërkojnë shpirtra të përkushtuar dhe i Dërguari i Zotit ishte shpirti më i përkushtuar.
“I Dërguari i Zotit na fton të jetojmë dhe të dhurojmë jetë. Na thërret të gjallërojmë njeriun dhe njerëzimin. Mesazhi i profetëve është jeta, të jetosh dhe t’i bësh të tjerët të jetojnë. Por fatkeqësisht, sot në botë, në shumë vende shohim vetëm grindje, përleshje, dhunë e mizori. Dhuna nuk është rruga jonë. Ekstremizmi nuk është rruga jonë. Radikalizmi nuk është rruga jonë. Kjo nuk është rruga jonë, kjo nuk është as rruga e Zotit, dhe as e të Dërguarit të Zotit. Profeti predikoi vetëm paqe dhe dashuri, rruga e tij është rruga e jetës, e dashurisë; rruga drejt unitetit për një jetë të paqtë dhe në harmoni me njëri-tjetrin, ndaj le të respektojmë kujtimin e Profetit (a.s), e të ringjallim mes nesh dhembshurinë, mëshirën dhe respektin”, nënvizoi z. Bruçaj.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe kreu i bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili i shpreh se ne kemi një trashëgimi të vyer si ajo që na la Profeti Muhamed.
“Për profetin tonë janë shkruar miliona faqe dhe vazhdojnë të shkruhen miliona të tjera. Kur e cilësojnë atë si “Krenaria e Njerëzimit”, kemi parasysh se çdo veti e vyer e tij është trashëgimi e çmuar jo vetëm e gjenezës sonë, por edhe e brezave të sotëm dhe atyre të nesërm myslimanë”, theksoi z. Brahimaj.
Kur’ani, ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të përcjella me mjeshtëri nga emrat e njohur të skenës dhe ekranit: Reshat Arbana, Dritan Boriçi, Sokol Angjeli, Adriana Tolka, Sidrit Bejleri, Kastriot Tusha, Olta Boka, Marsela Shahu, Memela Alia, Aulona Hadroj, Era Domi, Gabriel Uku, Xhana Ahmetaj, Marsela Shahu, Selma Fejzullahu, Ingrit Jushi, shoqëruar nga kori i bashkuar i medreseve, ngritën peshë zemrat e të pranishmëve, të cilët nuk i kursyen për asnjë çast duartrokitjet e tyre të ngrohta.
Programi, i realizuar për të 10-tin vit radhazi, erdhi si zakonisht nën regjinë e z. Agron Hoxha dhe udhëheqësit artistik, mjeshtrit të merituar, Kujtim Alia.
Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosën edhe një herë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë.
Pjesë e programit ishte edhe një panair me produkte të ndryshme si: ushqime, libra, punime artistike, etj., të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve në nevojë, si dhe një ekspozitë me foto të personaliteteve të shquara shqiptare të kulturës islame, si dhe foto të vjetra të dy vendeve të shenjta, Meke dhe Medine.
Në këtë organizim festiv morën pjesë Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Ministri i Mirëqenies Sociale, z. Erjon Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, Prefekti i Tiranës, z. Sadi Vorpsi, deputetë, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, akademikë, shkrimtarë, artistë dhe të përfaqësues të botës së artit dhe kulturës nga Shqipëria dhe hapësira mbarëshqiptare.
Programi i plotë do të transmetohet në orën 18:30 në RTSH.
25 Prill 2015

“FRYTET E BESIMIT” NË BERAT 16/04/2015

Frytet e Besimit ne Xhamine e Plumbit Berat

Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimi” u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Xhaminë e Plumbit në Berat.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, foli për mirësitë e leximit të Kur’anit. Z. Spahiu nënvizoi se sa më shumë ta lexojmë Kur’anin, aq më shumë do ta kuptojmë e do ta jetojmë atë, aq më shumë qetësi për zemrat dhe dritë prej mendjet do të përfitojmë.
“Kur’ani, - vijoi z. Spahiu, - është libri që urdhëron drejtësinë, lirinë dhe barazinë e drejtpeshuar, virtytin dhe dhembshurinë ndaj të gjitha qenieve. Ai ndalon hapur dhunën, padrejtësinë, injorancën, gënjeshtrën, etj., ai ndalon çdo të keqe.”
Ndërsa Kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, foli rreth cilësive të besimtarit. Sipas tij një besimtar i mirë është ai që mban lidhje të forta me Allahun dhe këtë lidhje e pasqyron përmes veprave.
“Në ajetet e sures Furkan, Allahu i tregon qartë cilësitë që duhet të ketë një besimtar i vërtetë, ku ndër më kryesoret janë: përunjësia ndaj Allahut, thjeshtësia dhe respekti ndaj tjerëve. Ndaj, duhet të jemi sa më të përulur në adhurim ndaj Zotit dhe të respektojmë tjerët ashtu si veten”, tha z. Luli.
Myftiu i Beratit, Murat Duro, shprehu vlerësimin ndaj KMSH për këto programe që kanë nisur para dy vjetësh dhe po vazhdojnë rregullisht në të gjithë xhamit e vendit.

http://www.kmsh.al/al/2015/04/frytet-e-besimit-ne-berat/

Xhamia e Namazgjasë, KM jep lejen për fillimin e punimeve 27/11/2014

Xhamia e Namazgjasë, Këshilli i Ministrave jep lejen për fillimin e punimeve
Në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, është zhvilluar sot paradite ceremonia e dhënies së lejes së ndërtimit, e cila i hap rrugën fillimit të punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në kryeqytet.
Ceremonia mblodhi kryeministrin Edi Rama, përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare, ministrin e Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, kryetarin e Komitetit Shtetëror për Kultet Ilir Hoxholli, myftinj e imamë, besimtarë e qytetarë të kryeqytetit dhe të rretheve, që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë ditë të veçantë.
Në fjalën e tij kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, theksoi se sot, pas shumë vitesh pritjeje, me vullnetin e Zotit të Madhëruar, pastaj me dëshirën e të gjithë faktorëve, arritëm që t’i japim fund pritjes dhjetëravjeçare të besimtarëve të kryeqytetit, por jo vetëm.

Lexo më shumë: http://www.kmsh.al/al/2014/11/xhamia-e-namazgjase-keshilli-i-ministrave-jep-lejen-per-fillimin-e-punimeve/

Photos 02/05/2014

Hutbeja e javës

02.05.2014

Tre muajt e Bekuar

وَقَالَ رَبُّكُمُ ادْعُونِي أَسْتَجِبْ لَكُمْ إِنَّ الَّذِينَ يَسْتَكْبِرُونَ عَنْ عِبَادَتِي سَيَدْخُلُونَ جَهَنَّمَ دَاخِرِينَ
( Mummin 60 )
Falenderimet dhe adhurimet i takojnë vetëm Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit falje dhe ndihmë vetëm dhe vetëm prej Tij kërkojmë. E lusim Allahun që të na udhëzojë në rrugë të drejtë sepse atë që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë nuk ka kush prej Tij që ta humbasë atë. Dhe e lusim Alllahun që të na mbrojë nga rruga e ç’udhëzimit sepse atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush prej Tij që ta udhëzoje atë në rrugë të drejtë pervec Allahut xh.sh.
Dëshmojmë se nuk ka zot tjetër të adhuruar përceç Allahut i Cili është Një dhe i Vetëm, dhe dëshmojmë se Profeti Muhammed (s.a.s) është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij (s.a.s), mbi familjen e tij mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe do ta vazhdojnë ta ndjekin atë deri ne ditën e fundit të njerëzimit, pra deri në ditën e kiametit.
Të nderuar vëllezër besimtarë:
All-llahu xh. sh. i ka dalluar disa pjesë të kohës prej disa të tjerave, duke lëshuar në to mëshirën dhe mirësinë e Tij për krijesën më të përsosur-njeriun. Prej ditëve të javës e ka dalluar të premten-xhumanë; prej netëve të javës: natën e xhuma; prej atyre të vitit: natën e Regaibit, të Miraxhit, të Beratit e të Kadrit; prej muajve hënor: Rexhebin, Sha’banin dhe Ramazanin.
Koha dhe vendi, të gjithë vlerën dhe shenjtërinë e tyre e marrin sepse ashtu dëshiron Allahu. Kjo dëshirë hyjnore përfshin mijëra urtësi për krijesat. Veçanërisht, ato ngjarje që ndodhin brenda asaj kohe dhe vendi, i fitojnë këtyre një rëndësi të veçantë. Shenjtëria e disa aspekteve të kohës në Islam është një mënyrë që begatia dhe mirësia e pafund e Zotit të mbërrijë tek myslimanët.
Sipas kalendarit hënor (hixhri), që ka si pikënisje hixhretin e profetit Muhamed (a.s.), muajt Rexheb, Shaban dhe Ramazan janë muaj shumë të dobishëm dhe të bekuar qe Allahu na mundesoi ti arrijme edhe njëherë. Në shoqërinë islame këta muaj njihen edhe si “Shuhur-u Thelathe” (Tre Muajt), apo sic përdoret tek populli ynë (tre muajt e bekuar). Të gjitha netët e mira, veç Natës së Mevludit, ndodhen brenda këtyre tre muajve. Muaji Rexheb cilësohet si muaji i mbjelljes, muaji Shaban si muaji i ujitjes dhe muaji i Ramazanit si muaji i korrjes apo mbledhjes së prodhimeve, sepse në një hadith Profeti thotë: “Muaji Rexheb është muaji i All-llahut, muaji Sha’ban është muaji im, kurse muaji i Ramazanit është muaji i ummetit tim” Njeriu korr ç’ka mbjell, merr barazvlerësen e asaj që ka bërë.
Tre muajt kanë një shije të vetën, e cila i veçon ata nga muajt e tjerë. Brenda kësaj kohe njerëzit që i kthehen botës së zemrës, preken shpirtërisht nga rrezet që burojnë nga besimi i tyre dhe u duket se në këtë gjendje ata do të jetojnë përgjithmonë në hare. Ditët, netët, madje orët dhe minutat gjatë kësaj kohe për besimtarët, ecin në një formë të magjishme. E ashtu duke rrjedhur, pa dyshim që secilit i pëshpërijnë diçka në shpirt.
Të dashur vëllezër besimtarë:
Jemi futur ne periudhën e ditëve të para të muajt Rexheb ku dhe dje kishim natën e mire Regaib, ku në gjuhën arabe është shumësi i fjalës “ragibe”, që do të thotë se kjo është nata e dhuntive, dhuratave, shpërblimeve dhe nxitëse për vepra të mira. Nata e mirë Regaib, sipas kalendarit hënor, bie natën e xhumasë së parë (nata që lidh ditën e enjte dhe të premte) të muajit Rexhep, i cili është edhe muaji i parë i tre muajve të mirë.
Allahu në natën e Regaibit u jep muslimanëve mirësi dhe begati të panumërta. Kjo është nata kur pranohen lutjet dhe pendesat dhe kur shpërblimet e adhurimeve janë të mëdha e të shumta.
Allahu i Madheruar thotë: `Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj).` (tevbe 36)
Katër muajt e shenjtë të cilët i përmend Kur’ani, edhe në kohën arabe paraislame, pra të xhahilijjetit, janë respektuar si të shenjtë dhe në ta ka qenë ndaluar lufta, bastisja e plaçkitja dhe secili e ka ndjerë veten në rreth të sigurt. Me ardhjen e Islamit, nderi e respekti ndaj tyre vazhdoi akoma, bile u begatua edhe me netet e mira.
Nuk ka dyshim se këta muaj janë një shans i mirë për t’i qetësuar shpirtrat tanë të trazuar me punët e rënda të dunjasë e për t’u strehuar e mbështetur në mëshirën dhe faljen e All-llahut xh.sh.
Puna e parë dhe e mira më e madhe që duhet bërë gjatë kësaj kohe, gjithsesi është marrja e vetes në llogari, autokritika. Këtë duhet bërë sidomos tani kur peshorja po anon gjithë e më tepër kah ana materiale sesa kah ajo shpirtërore, kur mospajtimet e kundërshtimet e individëve dhe shoqërive po ndikojnë negativisht në gjithë botën dhe sikur po e mbështjellin botën me të ligat e saj, kur në vend të mendjes së shëndoshë po flasin armët. Vetëkritika është mjeti më i sigurt për të na mbrojtur nga humbja e vlerave morale, të cilat gjenden në thelbin e qenies sonë dhe që e përbëjnë boshtin kurrizor të identitetit tonë.
Këto shanse që po na jepen t’i shfrytëzojmë si është më së miri, duke i braktisur gjynahet, duke i hedhur tej nga zemra ndjenjat dhe idetë e këqija, duke i lënë mënjanë punët e sjelljet që na çojnë ta harrojmë All-llahun xh.sh. dhe Pejgamberin e Tij, duke u ruajtur të mos na turbullojnë zemrën ndjenja e xhelozisë, e urrejtjes, e armiqësisë, e padrejtësisë, por duke u afruar gjithmonë me të mirë e me dashuri ndaj njëri-tjetrit, ndaj babës dhe nënës, ndaj të afërmve e miqve tanë.
Të nderuar vëllezër besimtarë:
Kur mbërrijmë në këto kohë të arta të vitit, na duket sikur kemi prekur ato ditë të kaltra të botës së përtejme. Koha gjatë këtyre muajve ngjyroset me bojërat e botës së përtejme dhe njerëzit zhyten thellë në qetësi shpirtërore të magjishme, sikur të ishin banorë të botës tjetër. Kujtimet dhe koha e kaluar gjatë këtyre tre muajve, na e veshin jetën tonë me një bukuri të magjishme dhe ndjenjat tona futen brenda një simfonie të qetë. Ajo kohë përqafon të gjithë ata që ndjejnë dhe kuptojnë besimin, Islamin, faltoren dhe adhurimin me ngjyrën e dritave në frekuenca të ndryshme, me flladin e saj të ëmbël dhe të butë duke magjepsur me zërin e saj çdokënd në shpirt. Brenda tre muajve, tek shikon dritat që depërtojnë nëpër zemrat e njerëzve, vezullimet e minareve, gjallëria shpirtërore e popullit që shpejton për në faltore, më tepër sesa jetën tokësore, të kujton parajsën dhe për ata njerëz që vërtet ua dinë vlerën, ofrohet një kënaqësi shpirtërore e paparë.
Profeti dhe sahabët punonin shumë për të kapur mirësitë e këtyre tre muajve. E shtonin shumë më tepër adhurimin me nafile (namaze suplementare), shtonin shumë dhikrin (përkujtimin), tesbihun (lartësimin), hamdin dhe shukrin (falënderimin) ndaj Allahut (xh.sh.), kërkonin falje, ndihmonin të varfrit, gëzonin jetimët, të vetmuarit dhe të moshuarit. Gjatë muajve Rexheb dhe Shaban u kushtonin vëmendje agjërimit të ditëve të hëna dhe të enjte.

Restaurimi i Xhamisë 29/04/2014
Photos 26/04/2014

Hutbeja e javes

25.04.2014

7 Grupe njerëzish, nën hijen e Allahut

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلًا سَدِيدًا يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ َيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ ۗ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا

Falënderimi i takon vetem Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Deshmojme se nuk ka zot tjeter pervec Allahut gjithashtu deshmojme se profeti Muhamed eshte rob dhe i derguari i tij.
Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s), mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.
Te dashur vellezer besimtare:
Allahu i Madheruar thote ne kuranin e tij Famelarte: "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore".
Dhe duke marre si baze kete ajet Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: "Janë shtatë grupe që Allahu do t'i fusë në Hijen e Arsh*t të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij:
• Udhëheqësi i drejtë,
• I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm,
• Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë,
• Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë,
• Ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: "I frikësohem Allahut",
• Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta
• Dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë".
Te nderuar vellezer Besimtare:
A Mos vallë nuk duam të hyjmë atë ditë nën hijen e Tij?! Pra le të mundohemi, që te jemi prej njeres kategori. Veçse kjo nuk është e lehtë, e as nuk pikon nga qielli, porse duhet qenë i vendosur, i drejtë dhe duke punuar shumë për të arritur pak, fundja veç se me mëshirën e Tij!
Në vazhdim le t'i meditojmë veprat e këtyre njerëzve të cilat në vështrim të parë nuk duken si vepra të mëdha, mirëpo janë shkak i këtij shpërblimi të madh prej anës së Allahut, azze ue xhel.

1. Grupi i pare eshte Udhëheqësi i drejtë. “ إِمَامٌ عَادِلٌ ”
Udhëheqës i drejtë është ai që gjykon mes njerëzve me drejtësi dhe nuk e pason epshin e tij. Këtu nuk bën pjesë vetëm se imami apo udhëheqësi i shtetit, por të gjithë ata që e kanë marrë si përgjegjësi të gjykojnë mes njerëzve dhe t'i udhëheqin ata, si gjykatësi, kryetari, imami, etj. Marrja e përgjegjësisë nuk është e lehtë, ajo është amanet që duhet të përcillet deri në vendin e saj të duhur.

2. Grupi i dyte eshte I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm. شَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ اللَّهِ
Ky është një djalosh i cili e do Allahun, e adhuron Atë, i mbështetet vetëm se Atij, kryen vepra të mira dhe i do ato, largohet prej të shëmtuarës dhe e urren atë. Kur shokët e tij e kalojnë kohën në dëfrim dhe lojë ai i drejtohet xhamisë dhe faljes së namazit. Kur ata shkojnë pas epsheve dhe pasioneve, ky djalosh edhe pse në këtë moshë epshet e tij janë të forta, i lufton ato dhe i nënshtrohet urdhrave të Allahut. Për këtë e meritoi që të jetë prej shtatë grupeve të shpëtuara.

3. Grupi i trete eshte Njeriu që zemrën e tij e ka te lidhur me xhamine. رَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسْجِدِ
Ky njeri prej momentit kur del prej xhamisë nuk mund të qetësohet në asnjë vend tjetër deri sa të kthehet në xhami, zemra e tij nuk do diçka tjetër përveç xhamisë dhe gjithmonë i jep përparësi shtëpisë së Allahut para shtëpisë së tij. Është një inkurajim i madh në sunet për burrat që të falen në xhami dhe shpërblimi i shoqëruar me të është madhështor. Kjo jo vetëm që e bën personin të pranueshëm nën hijen e Arsh*t të Allahut, por sa herë që hedh ai një hap drejtë xhamisë, vetëm se i ngritët një gradë dhe i bie një gjynah. Pastaj ai lutet, dhe engjejt nuk ndalojnë së luturi për të duke thënë: "O Allah, bekoje atë! O Allah, mëshiroje atë!".

4. Grupi i katert jane Dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë. وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّه
Lidhja më e fuqishme e besimit është dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut. Dashuria për hir të Allahut dhe urrejtja për hir të Allahut është një prej cilësive dhe veçorive në të cilët robi e shijon kënaqësinë dhe ëmbëlsinë e imanit. Këta dy njerëz nuk i bashkoi farefisnia, e as shoqëria, e as interesat e dynjasë, por i bashkoi vetëm se dashuria për hir të Allahut edhe atë deri sa i ndau vdekja dhe ata vdiqën në këtë gjendje duke e dashur njëri tjetrin.

5. Grup tjetër i peste i shpëtuar në Ditën e Kiametit do të jetë edhe Ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të ), por thotë: "I frikësohem Allahut". رَجُلٌ دَعَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ إِلَى نَفْسِهَا قَالَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ
Jusufi, alejhi selam, do të jetë udhëheqësi i këtij grupi Ditën e Kiametit, për shkak se e refuzoi ftesën e gruas së ministrit per te bëre imoralitet me të. Edhe pse i plotësonte të gjitha kushtet per ta bere këtë vepër të shëmtuar me të, ishte i vetëm larg familjes, përpara tij ishte një grua e cila njiheshe si një ndër gratë më të bukura të Egjiptit dhe ishin të dy të vetmuar në pallatin e saj larg syve të njerëzve, prapë se prapë tha se unë i frikësohem Allahut dhe dënimit të Tij. Allahu, azze ue xhel, për ata që i frikohen Allahut dhe i largohen të shëmtuarës thotë: " Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin". Naziat 40-41.
Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e rrëfen një rast për tre veta ku veprat e tyre të sinqerta u bën shkak i shpëtimit të tyre prej një belaje që i kishte goditur, ndërsa prej veprave të njërit prej tyre ishte mos afrimi i imoralitetit për hir të Allahut.
I pari beri nje lutje te tille: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë nuk ju kam dhënë të hanë e as të pinë fëmijëve të mi para tyre. Një ditë u vonova dhe ata i kishte zene gjumi. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por nuk doja që t’i ushqej familjen dhe shërbëtorët para tyre, prandaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty e për askënd tjetër, atëherë na e largo neve këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe¬lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi lëvizi pak, por jo edhe aq sa të mund të dalin!
Njeriu i dyte tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu, i cili u largua para se ta marrë hakun. Unë hakun e tij e përdora dhe kur personi u kthye per te marre hakun une ia dhash me te gjithe fitimin qe kisha marre. Dhe kete e bera vetem per te fituar kenaqesine e Allahut.
Njeriu i tretë tha `Allahu im, Ti e di se unë e kam njohur një vajzë,të cilën e kam dashur më shumë se tërë botën. E nxitja të bëjë gjynah e ajo refuzonte, deri sa ajo ra në vështirësi të madhe për të holla dhe kishte nevojë për njëqind dinar. Unë i mblodha ato dhe ia dhashë por kundrejt qe te jete me mua. Por ajo më tha:"Frikësohu nga Allahu! Unë menjëherë u largova, ndërkaq njëqind dinarët ia lash. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë te keqe në të cilën jemi!” Shkëmbi lëvizi dhe u hap porta.
6. Grupi i gjashte eshte Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh. رَجُلٌ تَصَدَّقَ بِصَدَقَةٍ فَأَخْفَاهَا حَتَّى لَا تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا صَنَعَتْ يَمِينُه
Ka plot njerëz që japin lëmoshë dhe që shpërblimi tek Allahu është i madh për ta, mirëpo ky njeri i cili do të jetë nën hijen e Arsh*t të Allahut dallohet prej të tjerëve me një gjë, e ajo është se sinqeriteti i tij në dhënien e lëmoshës është shumë i madh derisa e arrin gradën sa që dora majtë nuk e di se çka jep dora e djathtë.
7. Dhe Grupi tjetër i fundit i shpëtuar në Ditën e Kiametit do të jetë Personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë. رَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ فِي خَلَاءٍ فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ
Në zemrën e këtij njeriu sundon dashuria ndaj Allahut. Ky njeri e do dhe e madhëron Allahun, kur ulet në vetmi i kujton begatitë dhe të mirat të cilat ia ka dhënë Allahu, e kujton madhërinë e Tij dhe sytë e tij lotojnë dhe e kërkojnë shikimin dhe takimin e Allahut, azze ue xhel.
E lus Allahun me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta të na beje neve, fëmijët tanë dhe familjet tona nje prej këtyre grupeve të shpëtuara dhe të na marre nën hijen e Arsh*t të Tij, atë ditë kur nuk do të ketë hije tjetër përveçse hijes së Arsh*t të Allahut. Amin

Photos 28/03/2014

Hutbeja e Javes

Meshira e Allahut

قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ
الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Falenderimet dhe adhurimet i takojne vetem Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit falje dhe ndihme vetem dhe vetem prej Tij kerkojme. E lusim Allahun c.c qe te na udhezoje ne rruge te drejte sepse ate qe Allahu e udhezon ne rruge te drejte nuk ka kush prej Tij qe ta humbase ate. Dhe e lusim Alllahun c.c qe te na mbroje nga rruga e ç’udhezimit sepse ate qe Allahu e le ne humbje nuk ka kush prej Tij qe ta udhezoje ate ne rruge te drejte pervec Allahut xh.sh.
Deshmojme se nuk ka zot tjeter te adhuruar perceç Allahut i Cili eshte Nje dhe i Vetem, dhe deshmojme se Profeti Muhammed (s.a.s) eshte rob dhe i derguari i Tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi te Derguarin e Tij (s.a.s), mbi familjen e tij mbi shoket e tij dhe mbi te gjithe ata qe e kane ndjekur dhe do ta vazhdojne ta ndjekin ate deri ne diten e fundit te njerezimit, pra deri ne diten e kiametit.

Te dashur vellezer besimtare.
Ne kete hutbe do te dëshiroja të zgjoja shpresën e fjetur në mëshirën e Allahut, në faljen e Tij që ështe e madhe dhe me të cilën do t’i nderojë robërit e Tij të sinqertë, besimtarët. Duke folur për mëshirën e Allahut, le të nxisim dëshirën në zemrat e njerëzve për Zotin e tyre, me qëllim që t’i afrohen Atij ‘qoftë vetëm një hap’, me qëllim që ta kuptojmë se Allahu i Lartësuar nuk i pret gabimet e njerëzve me qëllim që t’i dënoje ata.
Sepse sic thuhet edhe ne nje hadith kudsi mëshira ime e ka tejkaluar zemërimin tim, Ai i do robërit e Tij, ua do të mirën, Ai dëshiron që t’ua falë dhe t’i afrojë pranë Tij, dëshiron që t’i ndërojë me të mirat dhe me bukuritë e Tij si dhe duke i kënaqur në këtë botë (dynja) dhe në botën tjetër (ahiret). Pra o besimtare le ta lexojme ajetin kur’anor në vazhdim dhe te mendojme rreth tij me qëllim që sadopak te na hapet dera e mëshirës së Allahut, e madhështisë së Islamit. Allahu i Lartësuar thotë: ‘Thuaj: ‘O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar veten tuaj me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, sepse me të vërtetë Allahu i falë te gjitha mëkatet. Ai fal shumë dhe është mëshirues!
Qoftë i Lartësuar Allahu, sa të mrekullushme janë fjalët e Tij! Le ta shikojme komentin e këtij ajeti. Ibn Kethiri, thotë: ‘Ky ajet fisnik është thirrje për të gjithë mëkatarët, mosbesimtarët, shfenuesit dhe të tjerët për teube dhe pendim. Ky është lajm prej Allahut të Lartësuar se Ai do t’ia falë të gjitha mëkatet atij që pendohet për to, madje edhe nëse janë sa shkuma e detit.’

Te dashur vellezer besimtare.
Abdullah b. Mesudi (r.a) i kishte thënë nje njeriut që i përkujtonte njerëzit (për denimin): ‘O ti që përkujton, pse i çon njerëzit në dëshpërim në mëshirën e Allahut? Pas kësaj, ia lexoi ajetin: ‘Thuaj: O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me se shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën prej mëshirës të Allahut…
Në një hadith autenik, i Dërguari i Allahut (sas) ka thënë: ‘Unë jam ashtu siç më konsideron robi Im, pra le të mendojë për Mua si të dojë. Kjo do të thotë, ndërsa Allahu e di më së miri, se robi (njeriu) do ta takojë Zotin e tij, do të thotë që do të takohet me Të në Diten e Gjykimit ashtu siç e ka pasur mendimin për Të. Nëse ka pasur mendim të mire, ashtu do t’i paraqitet Zoti, nëse ka pasur mendim të keq, ashtu do t’i paraqitet Zoti. Kjo ka të bëjë edhe me mëshiren e Allahut.
Thabit bennani thotë: ‘Një djalosh kishte pasur shumë mëkate, kur i erdhi vdekja dhe kur trokiti në dyert e tij momenti i vdekjes, nëna e tij iu vërsul duke i thënë: ‘A nuk te kam tërhequr vërejtjen për vdekjen dhe për këtë moment?! ‘Oj nëna ime, unë e kam Zotin i cili bënë shumë të mira dhe shpresoj se nuk do të më largojë prej të mires së Tij.’ Thabiti (transmetuesi) pastaj ka thënë: ‘Allahu e mëshiroftë për shkak të mendimit të tij të mire për Allahun në ato momente. Allahu i Lartësuar ka thenë: Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur.
Siç theksohet në tefsir, Ibn Abbasi thote se këto fjalë do të thonë: ‘Shpresën në mëshiren e Allahut të tyre e humbin vetëm ata të cilët nuk i besojnë Allahut.

Te dashur vellezer besimtare.
Me të vërtetë, Zoti i Lartësuar e do robin i cili kur bën mekat, e di se ka Zot i Cili është i Mëshirshëm dhe i Cili falë. Për shkak, kur njeriu mëkaton dhe kur kërkon falje prej Allahut, për të Cilin e di se falë, Allahu do t’ia falë. Sepse ne kete bote nuk ka rob pa mekate por me i miri prej mekatareve eshte ai qe pendohet. Si vërtetim i këtyre qëndrimeve, do të themi se Allahu i Lartësuar e ka quajtur dhe e ka përshkruar Veten me emrat që tregojnë për mëshiren e Tij. Prej atyre emrave janë Er-Rrahman dhe Er-Rrahim, të cilat muslimani i përmend në filim të çdo pune të hajrit.
Er-Rrahman është Ai i Cili është Bamirës i përgjithshëm, i Cili u jep krijesave të Tij shumë të mira, pa marrë parasysh nëse janë muslimanë apo jomuslimanë, të sinqertë apo jo të sinqertë, vepërmirë apo mëkatarë, të nënshtruar apo të padëgjueshëm. Përveç njerëzve, edhe të gjitha gjallesat e tjera, peshqit, insektet, mikrobet i gëzojnë të mirat e Allahut. Po ashtu, edhe bota e madhe e padukshme, e qenieve që nuk shihen, melekët dhe xhinët gëzojnë të mirat e panumërta të Allahut. Për këtë shkak, Alalhu i Lartësuar thotë: (Ai është) Mëshiruesi që krijoi token dhe qiejt e lartë. Gjithmëshirshmi mbi Fron u ngrit (siç i takon Madhërisë së Tij). Arshi I Lartësuar është froni i Allahut mbi shtatë qiejt. Folja ‘u ngrit’ përmendet bashkë me emrin Er-Rrahman (I Gjithëmëshirshmi), që do të thotë se i përfshinë me mëshirë të gjitha krijesat. Pra emri I tij errahmen perfshin te gjithe krijesat qe ndodhen ne kete bote dhe ky emer shikon vetem fytyren e kesaj bote.

Te dashur vellezer besimtare.
Sa i përket emrit të Allahut Er-Rrahim (I Mëshirshëm), shumë dijetarë të njohur islamë kanë theksuar se kjo ka të bëjë vetëm për besimtarët (muslimanët) të cilët e besojnë Allahun me besim të sinqertë, të cilët i pranojnë të gjithë të dërguarit dhe pejgamberët e që pasojnë Muhammedin sal-lallahu aljehi ve sel-lem, dhe e pranojnë Kur’anin e ndershëm si udhëheqës në jetë e tyre. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: ‘Ai ndaj besimtarëve është shumë mëshirues. Lidhur me këtë ajet, theksohet se: ‘Allahu ndaj besimtarëve është i Mëshirshëm edhe në këtë botë, edhe në ahiret. Në këtë botë është i mëshirshëm për shkak se i ka udhëzuar në të vërtetën të cilën të tjerët nuk e pranojnë dhe ua ka treguar rrugën në të cilën kanë shkuar dhe kanë humbur mbrojtësit e mosbesimit dhe të risive në fe dhe masa e cila i pason ata, ndërsa në ahiret i ka kursyer nga frika e madhe dhe u ka urdhëruar melekëve që t’I presin me lajme të gëzueshme për fitimin e Xhennetit dhe për shpëtimin nga zjarri, që e gjithë kjo është manifestim i dashurisë dhe mëshirës së Tij ndaj tyre. Transmetohet prej Umer b. Hatabit radijallahu anhu se i Dërguari I Allahut (sas) e kishte pare një grua të robëruar se si e kishte marrë fëmijën e saj dhe e kishte afruar drejt gjoksit të saj për t’I dhënë gji dhe kishte thënë: ‘A e hedh fëmijën e saj në zjarr? ‘Jo’, thane ata që ishin te pranishëm. I dërguari i Allahut (sas) tha: ‘Pasha Allahun, Allahu është më i mëshirshëm ndaj robërve të Tij sesa kjo grua ndaj fëmijës së saj.
Prej emrave dhe cilësive të Allahut xh.sh që tregojnë për mëshirën e Tij janë edhe El-Gafur dhe El-Halim. Kështu, Allahu i Lartësuar thotë: ‘Allahu është i butë dhe falë shumë.’ El-Gafur, Ai i Cili falë, është Ai që ua falë roberve të Tij të cilët pendohen pasi bëjnë mëkat. El-Halim – I bute, është Ai i cili është i butë ndaj robërve të Tij me atë se nuk i dënon dhe nuk ngutet me dënimin, por i lë, u jep kohë që të pendohen. Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas asaj që meritojnë, sikur që ngutet për t’u dhënë shumë të mira, asnjë njeri i gjallë nuk do të ecte mbi sipërfaqen e tokës. E gjithë kjo tregon për mëshiren e madhe dhe të pakufishme të Allahut.

Dhe nje shembull shume prekes qe tregon hyrjen e nje sahabiu ne fene islame vetem nga besimi nga shpresa qe kishte tek meshira e Allahut. Fjale eshte per Vahshiun…
Profeti I dergoj nje leter qe e thirte vahshiun per ne fene islame por vahshiu I shkruajti nje leter ku I kishte shkruajtur kete ajet.
…Edhe ata qe nuk lusin ndonje zot tjeter pervec Allahut qe nuk vrasin pa te drejte gje qe e ka ndaluar Allahu dhe qe nuk bejne zina ( tradheti bashkshortore) ndersa ai qe i kryen keto veprime merr ndeshkimin e mekatit te tij. I dyfishohet denimi diten e kijametit dhe mbetet aty pergjithmone I perbuzur.
Vahshiu deshironte te tregonte se une I kam bere te gjithe keto mekate qe permenden ne kete ajet dhe qe nuk ka shpetim per mua.
I derguari Allahut I coj nje leter tjeter ku shkruhej ky ajet. …Allahu kurre nuk fale qe ti pershkruhet shoke me perjashtim te kesaj fal ate qe do. Kush I pershkruan Allahut shok ka kryer nje mekat te madh duke shpifur per te.
Kete rradhe vahshiu I trasmeton te derguarit te Allahut se ne kete Ajet falja nuk eshte e prere se I eshte lene deshires hyjnore.
Por profeti i meshirres i dergon edhe nje leter te trete ku i shkruan kete Ajet. قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَى أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّهِ إِنَّ اللَّهَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا إِنَّهُ هُوَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Thuaj O robt e mi qe e keni ngarkuar veten me teb tepert mos e humbni shpresen te meshira e Allahut sepse Allahu I fal te gjithena mekatet. Pa dyshim qe Ai eshte meshirues e fal shume.
Dhe vahshiu vjen pas letres se trete dhe I jep fjalen te derguarit te Allahut. Dhe behet nje nga pasuesit e profetit qe merr emrin sahabi.

Hutbeja e Javes
28.03.2014

Want your school to be the top-listed School/college in Berat?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Website

Address


Berat