14/09/2026
✨ Një fillim i ri, plot emocione, buzëqeshje dhe shpresë për një vit të mbarë! 📚🌸
Në Shkollën “1 Maji”, dita e parë e shkollës u përjetua në një atmosferë të ngrohtë, festive dhe familjare. ❤️
Një moment i veçantë ishte vizita e Drejtoreshës së Zyrës Arsimore, znj. Emanuela Garuli, e cila përcolli urimet dhe mbështetjen e saj për nxënësit dhe mësuesit në këtë fillim viti.
Përmes veprimtarive edukative, u bashkëbisedua për sjelljen, respektin, sigurinë, përgjegjësinë dhe përmbushjen e detyrave, si vlera që na udhëheqin në çdo ditë të jetës shkollore.
💫 Një vit i ri, ëndrra të reja dhe shumë hapa drejt dijes e suksesit!
🏫 Mirë se erdhët në Shkollën “1 Maji” – aty ku çdo nxënës ndihet i mirëpritur, i sigurt dhe i mbështetur! ❤️📖