THIMI TANI

THIMI TANI KJO ËSHTË FAQJA ZYRTARE E SHKOLLËS 9-VJEÇARE
''THIMI TANI'' BERAT , ALBANIA

08/09/2026
📚 Shpërndarja e teksteve shkollore 2026–2027Në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, Berat, ka vijuar shpërndarja e teksteve ...
08/09/2026

📚 Shpërndarja e teksteve shkollore 2026–2027

Në shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani”, Berat, ka vijuar shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit, në kuadër të përgatitjeve për vitin e ri shkollor.

Me përkushtim dhe bashkëpunim, synojmë që çdo nxënës të nisë vitin shkollor i pajisur me tekstet e nevojshme. 📖✨

Ju urojmë të gjithëve një vit shkollor të mbarë dhe plot suksese! 🎓

Shkolla 9-vjeçare “Thimi Tani” – Berat

📚 GATI PËR NJË VIT TË RI SHKOLLOR .Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, në shkollën tonë kanë nisur ...
31/08/2026

📚 GATI PËR NJË VIT TË RI SHKOLLOR .

Me afrimin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027, në shkollën tonë kanë nisur përgatitjet për të pritur nxënësit me përkushtim, përgjegjësi dhe energji të reja.

Stafi drejtues dhe mësuesit e shkollës janë angazhuar maksimalisht në përgatitjen e mjediseve shkollore, organizimin e klasave, planifikimin e veprimtarive mësimore dhe edukative, si dhe në hartimin e planeve të punës për një proces sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Përgatitjet përfshijnë:

- 📖 planifikimin e procesit mësimor dhe veprimtarive edukative;
- 🏫 sistemimin dhe përgatitjen e mjediseve të klasave
- 📚shpërndarjen e librave në të gjitha nivelet e klasave.
- 📝 përgatitjen e dokumentacionit dhe planeve vjetore lëndore;
- 💡 përcaktimin e metodave dhe strategjive bashkëkohore të mësimdhënies;
- 🤝 organizimin e punës në bashkëpunim me prindërit dhe komunitetin;
- 🌱 krijimin e një klime pozitive, gjithëpërfshirëse dhe motivuese për çdo nxënës.

Viti i ri shkollor sjell me vete sfida të reja, objektiva të reja dhe mundësi të reja për të nxënë, për t'u zhvilluar dhe për të arritur rezultate sa më të mira.

Me besimin se bashkëpunimi, profesionalizmi dhe përkushtimi i stafit janë çelësi i suksesit, ne jemi gati të hapim dyert e shkollës dhe të mirëpresim nxënësit tanë.🌟

Nga dita e hënë, datë 24 gusht 2026 rihapen regjistrimet për klasën e parë në E Albania. Regjistrimet vazhdojnë deri më ...
22/08/2026

Nga dita e hënë, datë 24 gusht 2026 rihapen regjistrimet për klasën e parë në E Albania. Regjistrimet vazhdojnë deri më 7 shtator 2026.

22/08/2026

Programi “Pas Shkolle” vjen si një qasje e re për ta parë shkollën si një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës, social, edukativ dhe krijues, ku nxënësi mund të qëndrojë, të eksplorojë, të zbulojë talentet e tij dhe të zhvillojë aftësi të reja edhe përtej orarit të mësimit.📚👨‍🏫🎨🖌🖼🎭
Përmes këtij programi, shkollat do të krijojnë më shumë hapësira ku nxënësit mund të shprehen përmes artit dhe kulturës, zejeve dhe punës praktike, sportit, leximit, veprimtarive krijuese dhe sociale, duke e kthyer kohën pas mësimit në një kohë të vlefshme për rritjen, zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.🦺🧶🪡🎙💻📡💃🍏💚

Të dashur prindër,
“Pas Shkolle” është një mundësi për t’i afruar fëmijët më shumë me librin, artin, sportin, natyrën, bashkëmoshatarët dhe komunitetin, duke i ndihmuar ata të shkëputen nga përdorimi i panevojshëm i teknologjisë dhe të krijojnë marrëdhënie të shëndetshme e bashkëpunuese📵

Edukimi ndërtohet edhe përmes bashkëpunimit, komunikimit, kreativitetit, mendimit kritik, përgjegjësisë, qytetarisë dhe aftësisë për të qenë pjesë aktive e komunitetit.🖊🏙🎪🥇🏩🎙📚

18/07/2026

Kujdes⚠️ Respektoni afatet dhe kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar.

🔴Regjistrimet online në platformën e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik, për t'u dhënë mundësi të gjithëve të përfundojnë në kohë procesin e regjistrimit💻📚

06/07/2026

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë e...

🏓  Kampionati i 33-të Ballkanik i Ping-Pongut për të RinjtëKëto ditë, Elbasani po mirëpret Kampionatin e 33-të Ballkanik...
25/06/2026

🏓 Kampionati i 33-të Ballkanik i Ping-Pongut për të Rinjtë

Këto ditë, Elbasani po mirëpret Kampionatin e 33-të Ballkanik të Ping-Pongut për të Rinjtë, që zhvillohet nga 24 deri më 28 qershor 2026.Marrin pjesë 13 vende.
Shqipëria përfaqësohet nga 22 djem e vajza.

Jemi krenarë që në këtë Kampionat marrin pjesë nxënësit e shkollës sonë Geridjol Pupa, Adea Kora dhe ish-nxënësit tanë Emili Rustaj dhe Redjon Ajdinaj
I urojmë suksese të gjithë sportistëve dhe veçanërisht nxënësve tanë .
Forca kampionë ! Na bëni krenarë ! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

24/06/2026

Yjet e THIMI TANI

Address

Rilindja
Berat

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 14:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when THIMI TANI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The School

Send a message to THIMI TANI:

Shortcuts

Share

Category