Shkolla "Zihni Toska" Berat Faqja Zyrtare

Shkolla "Zihni Toska" Berat Faqja Zyrtare

Share

Shkolla 9 Vjecare "Zihni Toska" Berat (1981) Shkolla 9-vjecare "Zihni Toska" Berat ndodhet në hyrje të qytetit mbi 2400-vjeçar, Beratit.

Një institucion arsimor me mjaft tradita dhe përkushtim në mësimdhënie dhe edukim. Shkolla aktualisht ka kushte mjaft të mira pas një rikonstruksioni në vitin 2012. Drejtohet nga dy drejtues dhe ka nje staf prej 28 mësuesish.

13/06/2026

“𝐋𝐞𝐱𝐨 𝐬𝐨𝐭, 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐢 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐬.”
Ndërsa po hyjmë në periudhën e pushimeve verore, ju ftojmë, të dashur nxënës, që këtë kohë ta shfrytëzoni për të pushuar, për të rikuperuar energjitë dhe për t’u përgatitur për emocione të reja në një mënyrë tjetër.
Lexo një libër që të pëlqen vërtet, zbulo një hobi të ri, mëso diçka që të duket interesante pa ngarkesën e notave dhe provimeve.

Rritu me librin, në mënyrën tënde😍📖

13/06/2026

🗓️ Datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë ✅

✍🏻19 qershor - Gjuhë Shqipe
🧮25 qershor - Matematikë
📚30 qershor - Gjuhë e huaj

Telefonat në shtëpi 📵 dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë🧠📖

Suksese të gjithëve🌟

12/06/2026

Pesë vite kaluan si një çast, të mbushura me kujtime, mësime dhe buzëqeshje. Sot mbyllim një kapitull të bukur të jetës sonë si nxënës të klasës së pestë. Me zemër plot emocion, i themi faleminderit mësueses sonë për përkushtimin, durimin dhe dashurinë që na dha çdo ditë. Ajo ishte udhërrëfyesja jonë në çdo hap të këtij rrugëtimi. Ndarja nuk është e lehtë, por kujtimet do t'i mbajmë gjithmonë me vete. Sot largohemi me zemra plot mirënjohje dhe me ëndrra të mëdha për rrugën që na pret përpara.
"Një derë mbyllet sot, por shumë të tjera hapen për ne drejt ëndrrave dhe sfidave të reja." ❤️

12/06/2026

PUSHIME TË MBARA 🏖️🏖️
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Duke ju uruar pushime të mbara, duam të ndajmë me ju këto çaste që kemi kaluar bashkë gjatë vitit shkollor 2025-2026 me plot emocione dhe sfida.
🤝🤝Së bashku për një shkollë më të mirë, me përkushtim dhe profesionalizëm!
Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e shkollës "Zihni Toska! ❤️

Photos from Shkolla "Zihni Toska" Berat Faqja Zyrtare's post 12/06/2026

PUSHIME TË MBARA 🏖️🏖️
Të dashur nxënës,
Të nderuar prindër,
Duke ju uruar pushime të mbara, duam të ndajmë me ju këto çaste që kemi kaluar bashkë gjatë vitit shkollor 2025-2026 me plot emocione dhe sfida.
🤝🤝Së bashku për një shkollë më të mirë, me përkushtim dhe profesionalizëm!
Faleminderit të gjithëve që jeni pjesë e shkollës "Zihni Toska! ❤️

Photos from Zyra Vendore Arsimore BERAT's post 12/06/2026
08/06/2026

“Mënyra më e mirë për të parashikuar suksesin? Ta ndërtosh vetë.” 😎✨
VANAF 2026

Photos from Shkolla "Zihni Toska" Berat Faqja Zyrtare's post 05/06/2026

VIZITË NË MUZEUN ETNOGRAFIK 🏺📜📚
Nxënësit e klasave të katërta zhvilluan një vizitë në Muzeun Etnografik të Beratit ku mësuan më shumë për veshjen, kulturën dhe mënyrën e jetesës në të kaluarën.

Photos from Shkolla "Zihni Toska" Berat Faqja Zyrtare's post 05/06/2026

Takim pune me stafin pedagogjik me fokus:
✅ Administrimi i MSH dhe PKAB
✅ Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2026-2027
✅ Dokumentacioni dhe plotësimi i SMIP

04/06/2026
Want your school to be the top-listed School/college in Berat?

Click here to claim your Sponsored Listing.

Location

Category

Address


Berat
5000

Opening Hours

Monday 07:30 - 15:00
Tuesday 07:30 - 15:00
Wednesday 07:30 - 15:00
Thursday 07:30 - 15:00
Friday 07:30 - 15:00