Shkolla 9 -Vjeçare "Halit Uruçi" Belsh Faqja Zyrtare

Shkolla 9 -Vjeçare "Halit Uruçi" Belsh Faqja Zyrtare Faqa Zyrtare e Shkolles "Halit Uruci" Belsh 9-Vjecare Publike

https://www.facebook.com/share/17v9DvPLNb/
16/09/2026

https://www.facebook.com/share/17v9DvPLNb/

Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻‍🏫🧵🎨🪡

Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩

Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽‍🏫🎭👩🏼‍💻📚

🍂 Shtatori trokiti… dhe shkolla u zgjua me tingullin më të bukur: zërat e fëmijëve. 📚✨Në oborrin e shkollës çelën buzëqe...
14/09/2026

🍂 Shtatori trokiti… dhe shkolla u zgjua me tingullin më të bukur: zërat e fëmijëve. 📚✨
Në oborrin e shkollës çelën buzëqeshje, shpresa dhe ëndrra. Mes tyre janë edhe vogëlushët tanë, që për herë të parë ulen në bankat e shkollës, me sy që shkëlqejnë nga kureshtja dhe me duar të vogla që nisin të shkruajnë faqen e parë të një udhëtimi të madh. Çdo bankë bëhet një portë drejt dijes, çdo libër një krah për të fluturuar më lart.🌹📕📗
Mirë se erdhët, nxënës të dashur! Qoftë ky vit një mozaik zbulimesh, suksesesh dhe kujtimesh që do t’ju shoqërojnë gjithë jetën.🌷📙📗

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,Me shumë emocion dhe besim nisim së bashku një tjetër udhëtim të bukur në botën e d...
14/09/2026

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër,
Me shumë emocion dhe besim nisim së bashku një tjetër udhëtim të bukur në botën e dijes. Çdo fillim i ri sjell me vete ëndrra të reja, mundësi të reja dhe dëshirën për të qenë çdo ditë më të mirë.
🎒 Për nxënësit tanë uroj një vit të mbushur me suksese, dije, miqësi të bukura dhe buzëqeshje. Veçanërisht për vogëlushët e klasave të para, që sot hedhin hapat e parë në rrugëtimin e tyre shkollor, uroj një fillim të mbarë e të paharrueshëm! ❤️
👩‍🏫 Të dashur mësues, ju uroj forcë, frymëzim, durim dhe përkushtim në misionin tuaj fisnik për të edukuar dhe formuar brezin e së ardhmes.
👨‍👩‍👧‍👦 Të dashur prindër, le të vazhdojmë edhe këtë vit me bashkëpunim, mirëkuptim dhe besim, gjithmonë në të mirë të fëmijëve tanë.
Le ta ndërtojmë së bashku një vit shkollor ku dija të ndriçojë rrugën, puna të sjellë rezultate dhe mirësia të jetë gjithmonë pjesë e komunitetit tonë shkollor.
✨ Suksese dhe një vit të mbarë për të gjithë!
🏫 Shkolla “Halit Uruçi” – Belsh

📚 Dija nis me një libër në duar…Në shkollën tonë përfundoi shpërndarja e teksteve shkollorë falas për vitin mësimor 2026...
10/09/2026

📚 Dija nis me një libër në duar…
Në shkollën tonë përfundoi shpërndarja e teksteve shkollorë falas për vitin mësimor 2026–2027, një hap i bukur që shënon fillimin e një udhëtimi të ri drejt dijes, ëndrrave dhe sukseseve.
Çdo tekst është një dritare e re drejt njohurive, një mundësi për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ndërtuar të ardhmen.

I urojmë të gjithë nxënësve dhe në mënyrë të veçantë vogëlushëve të klasës së parë, një vit mësimor të mbarë, me sa më shumë arritje, buzëqeshje dhe dashuri për librin! 🌟📖

https://www.facebook.com/share/p/19BupqkqB6/
09/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/19BupqkqB6/

📌Thirrja për trajnues për Programin “Pas Shkolle”, aplikimet janë të hapura deri më 10 shtator 👩‍🏫📚🧑‍💻

Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” vjen me më shumë risi dhe mundësi për nxënësit tanë. Në 408 shkolla, pas përfundimit të orarit mësimor, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë, argëtohen dhe të zhvillojnë talentet e tyre përmes programeve: Bëjmë detyrat e shtëpisë - Muzikë - Teatër - Kërcim - Zeje - Arte pamore.

🔴Për ta ngritur në një tjetër nivel Programin “Pas Shkolle”, ftojmë të gjithë trajnuesit që përmbushin kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë të madh në shkolla me profesionistë të kualifikuar.

Me “Pas Shkolle” synojmë të krijojmë një hapësirë socializimi dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet, zhvillojnë potencialin e tyre⏰️ por janë orë cilësore që i mbajmë larg ekraneve.

👉 Më shumë informacion për kriteret dhe mënyrën e aplikimit: https://arsimiparauniversitar.gov.al/hapen-aplikimet-per-kandidatet-per-trajnues-per-angazhim-ne-programin-pas-shkolle-per-vitin-shkollor-2026-2027/?fbclid=IwdGRjcAUOEPBjbGNrBQ4Q6nBkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEezSvRgRE_XBPl3XU0oAcyP3Z9d9wjV8KwVy0Zf-rp9ps5dpTZurXww54KLwE_aem_zr4jwXKF1ZPaiekFLUelAA

06/09/2026

PROGRAMI " PAS SHKOLLE "📚🎎🎨🎸🎵

NJOFTIM PËR PRINDËRIT E SHKOLLËS !
Ju bëjmë me dije se shkolla jonë është përzgjedhur nga Ministria e Arsimit, të zhvillijë programin " Pas shkolle", gjatë vitit shkollor 2026 - 2027.
📚 "PROGRAMI PAS SHKOLLE" synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
📝 🏃‍♂️ 💃 🖌 🎼 🎭
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
• 📖 përforcimin e të nxënit;
• 🤝 zhvillimin e aftësive sociale;
• 🎨 zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;

Në arsimin fillor, klasat I–V:
• 📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
• 🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
Në arsimin e mesëm të ulët, klasat VI–IX
• 🎭 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)

⏰ Si zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH):
5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ):
2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet përfshijnë:
🎼 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌 Art pamor • 🧵 Zeje

Në vëmendje !
• Pjesëmarrja në programin " Pas shkolle " gjatë vitit shkollor 2026-2027 bëhet nëpërmjet aplikimit të prindit në SMIP .
Theksojmë që programi " Pas shkolle " është me dëshirë dhe mund të aplikojnë vetëm ata prindër që dëshirojnë që fëmija e tyre të ndjekë këtë program pas procesit mësimor !

NJOFTIM PËR MËSUESIT DHE PROFESIONISTËT QË DO TË MBËSHTESIN PROGRAMIN " PAS SHKOLLE" në shkollën tonë👩‍💻👩‍🏫 :
📌Afati i aplikimeve ka nisur zyrtarisht dhe mbyllet më 10 shtator 2026.
🔸️Mësuesit aktualisht në punë (në shkolla publike) aplikojnë vetëm në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit SMIP dhe dosja merret automatikisht nga sistemi.
🔸️Kandidatët në listë pritjeje në portalin "Mësues për Shqipërinë" nuk dorëzojnë dosje fizike. Duhet të aplikojnë elektronikisht brenda portalit dhe të dërgojnë një kërkesë zyrtare me email pranë Zyrës Vendore Arsimore.
🔸️Mësuesit jashtë sistemit publik, artistët, artizanët dhe pensionistët:
Duhet të dorëzojnë një dosje fizike pranë Zyrës Vendore Arsimore.
Nëse ju duhet të dorëzoni dosje fizike, dokumentet e detyrueshme janë:
🔸️Formulari i Aplikimit (Shtojca 4), ku specifikohen të dhënat dhe shkollat e preferuara.
🔸️Jetëshkrim (CV), kopje e diplomës dhe listës së notave.
🔸️Dëshmi Penaliteti, vërtetim nga prokuroria dhe vërtetim nga gjykata.
🔸️Vërtetim mjeko-ligjor.
🔸️Kopje të certifikatave të trajnimeve, projekteve ose portofol i punëve (për artistët/artizanët).

Drejtoria e shkollës

https://www.facebook.com/share/p/1EpW9Zwioq/
05/09/2026

https://www.facebook.com/share/p/1EpW9Zwioq/

🤖📚 IA për më shumë mundësi në procesin e mësimdhënies dhe të nxënies!
📘 Në korrik 2026, ASCAP hartoi “Udhëzuesin për përdorimin etik të Inteligjencës Artificiale përmes SmartLab në të gjitha lëndët”, një burim praktik dhe orientues për mësuesit dhe nxënësit, që synon të mbështesë përdorimin etik, të sigurt dhe efektiv të Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor.

💡 Udhëzuesi sjell shembuj, ide dhe mundësi konkrete për përdorimin e IA-së në të gjitha fushat e të nxënit dhe lëndët e kurrikulës shkollore, duke mbështetur planifikimin dhe zhvillimin e procesit mësimor, krijimtarinë, të nxënit e personalizuar, të nxënit në bashkëpunim dhe zhvillimin e mendimit kritik.

🌱 Një hap drejt një arsimi më inovativ, gjithëpërfshirës dhe të përshtatur me mundësitë e reja që sjell teknologjia.

🔐 Etikë • Siguri • Inovacion • Të nxënit e personalizuar • Të nxënit në bashkëpunim
📎 Udhëzuesi gjëndet bashkëlidhur në linkun më poshtë:https://www.ascap.edu.al/wp-content/uploads/2026/09/Udhezuesi-per-perdorimin-e-Inteligjence

Address

Belsh Qender
Belsh-Qendra

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla 9 -Vjeçare "Halit Uruçi" Belsh Faqja Zyrtare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category