14/09/2026
🌟📚 GËZUAR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR! 📚🌟
Të dashur nxënës, prindër dhe mësues,
Me shumë emocion dhe entuziazëm çelim sot dyert e shkollës për një tjetër vit të mbushur me dije, përkushtim, sfida, arritje dhe ëndrra të reja. 🎓✨
Urojmë që çdo nxënës të ecë përpara me besim, kurajë dhe dëshirë për të mësuar e për të realizuar potencialin e tij.
Një urim i veçantë për prindërit, partnerët tanë të rëndësishëm në rrugëtimin e fëmijëve drejt dijes.Bashkëpunimi dhe mbështetja juaj janë një forcë e çmuar për suksesin e tyre.
Mirënjohje dhe urimet më të mira për mësuesit, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri do të vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e dijes dhe të formimit të brezit të ri. 🍀
Le ta bëjmë këtë vit shkollor një vit të bashkëpunimit, inovacionit, rezultateve dhe sukseseve të përbashkëta!
🎒 Mirë se erdhët në shkollë!
📖 Mësojmë së bashku, rritemi së bashku, përparojmë së bashku!
Gëzuar dhe suksese në vitin e ri shkollor! 🌸🏫✨